E shtune, 27.04.2024, 04:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Mozaik me vargje

E merkure, 20.01.2010, 07:54 PM


Mozaik me vargje

Nga Përparim Hysi

1.Një mikeje

Ti je për mua si një këngë e bukur
Këngë nga e cila hiç s'ndahem dot
Të mbaj në "gojë" këtu,ku jam strukur
Dhe nga malli gati mbytem lot...

26 dhjetor    2002

2.E humba kujtesën

E humbakujtesën në këtë fundviti
Iku,u thërrmua në cifla si qelqe
Nuk di seç kam?Kam humbur,i gjithi,
Jam aq i "lummtur",si zogu ndër leqe

Kam një boshllëk që gati më firon
Asgjë e mirë,e këtushme nuk më hyn në sy
Unë e di mirë se çfarë më mundon
Vallë,kur do të shoh,o  moj Shqipëri?!...

31 dhjetor 2002

3.Klonimi

Unë klonimin e pranoj vetëm me një kusht:
Të gjithë femrat e klonuara të kenë fytyrën tënde!
As mos kujjtoni se unë kam shkarë nga trutë
Shiheni...dhe do të bindeni:ka një bukuri hëne.

Ka një trup të brishtë e të lëmuar
Fytyrën:hënë pesëmbëdhjetshe( a ka më mrekulli?!)
Kur qesh,veç ta shohësh:si fëmijë e gëzuar
T'i ngjaj dikush tjetër?Jo.Nuk ka se si?!...

7 janar 2003

4.Vetëgjyqësi

Koha ka ngrirë.Gjithësia-akullnajë
Unë si xhind i pirë,sa dreqi të më hajë!
Fajin s'ma ka kush,po ma ka veç koka
Jam aq i mërzitur,sa zëmra copa

Ç'po bëj unë këtej,larg mëmëdheut
Mërzitaj rri varur si shpata e Damokleut
Kokë pse s'të theva e të bëja copa
Me gisht kanë hak që ma bëjnë bota

Dua të kthej ,patjetër,atje në vëndin tim
Betohem si  i vjetër:-Atje dua të jap frymë.

10 janar 2003

5.Plot motive dashurie

Plot motive dashurie më vërtiten mu në kokë
S'kam pikë terezie që t'i mbledh e t'i bëj tok
Më këndojnë njëqind kumria sa dhe dajos i them derr
Se s'më ndahet hiç mërzia,ma ka zënë derën me ferrë.

E,kështu,i mërzitur,s'u jap dum tartanave
Do të isha  si i krisur,po t'u ngjaja unë disave
Kur bien zilet,s'ka këmborë(as dëgjohen ato fare)
Ndaj vërtitem si i gjorë,e them troç dhe ashiqare.

10 janar 2003

6.Në se...

Në se të marrë në telefon,
Kuptohet që kam një shkak
Kujtimi yt vjen e më sëmbon
Dhe,i tëri,zhtyem në merak.

Se kemi kaq kohë që s'jemi parë
Dhe malli,mes nesh,pothuajëse:det!
Më bloi,më bloi i shkreti mall
Dhe me telefon zbut mallin e shkretë.

14 janar 2003

7.Nuk jam dashuruar me vjershat e mia

Unë nuk jam dashuruar me vjershat e mia
Sikur,me demek,si unë nuk ka poet?!!!
Po në vargjet që shkruaj është gjithçka imja
Urrejtje a dhimbje që ndjeva në jetë.

Gjithçka që përjetova,e  thashë në vargje
Dhe pa aluzione:transparent si xham!
Gjithë realitetin kam patur për magje
Të shpik a trilloj,i zoti nuk jam.

Në vargu diku duket i ashpër
Ta dini,besomëni:s'është faji im!
Se plot brenga e halle kam patur në jetë
Por bukur ,në shkrova,çasti qe intim...

15 janar 2003

8.Bullgarja

Ke kaq kohë që nuk, vjen tek klubi
(arsyen s'e di...dhe veç hamëndësoj)
Sharmi që sillje,përkohësisht humbi
Rivras mëndjen:-Pse ke humbur,moj?

Mos vallë je nisur  për në Bullgari?
A ndoshta ca më keq:mos je e sëmurë?
Dhe ndjej një boshllëk,po edhe mërzi
Ndaj pres të të shoh,dhe them sikur...

Sikur,sërishmi,aty të takohemi
Kafen ta gjerbim,zakonisht,për karshi
Sado që nuk flasim,po pse gjatë shikohemi?
Pse me njëri-tjetrin ne "shkëmbejmë tepsi?!")

Dhe kjo seç them nuk është pandehmë
Se e vërteta duket(është fshehur në sy)
Unë të pëlqej...po dhe ti më pëlqen
E,moj bullgare!S'ka tjetër si ti..

16 janar 2003

9.Sadi    Halili  *

Artist i merituar

E,Sadi,si qenka puna e jetës
Një e përkëdhel dhe tjetrin e linçon
Ti;Sadi,mëgojëz  i ke vënë jetës
Dhe,sado invalid,me jetën vallëzon.

Ti që vallet e Rajcës çove nëpër botë
Herë si koreograf dhe herë si valltar
Prapë nuk dorëzohesh,sado,tash,"ulok?!"
Dhe në vënd të këmbëve,ti vallëzon me duar

Nëse jeta ty keqas të plagosi,
Se fatkeqësia të erdhë befasisht
Ti qëndron si një hero eposi
Dhe jeton me skenën,përjetësisht.

*Ka humbur të dyja këmbët nga një gangrenë dhe nuk shkëputet nga
vallet.Është nga Librazhdi

16 korrik 2002

10.Nostalgji pleqërisht

Dhe vijnë kujtimet vrullshëm siç vijnë shirat në vjeshtë
Pak më bëjnë të lakueshëm:lakueshëm nga pleqëria e shkretë.
Më kap një kapitje e përmallshme dhe nuk kam si mos mallëngjehem
Humbas mes nkujtimesh,paskajshëm;mallëngjehem,aq sa shkrehem.

17 korrik 2002


(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora