Kulturë
Sokol Demaku: Video klip promovues - Qyteti Trollhättan në Suedi nga sytë e një mergimtari shqiptar?
E marte, 19.01.2010, 10:55 PM

Nga Sokol DEMAKU
Kanë kaluar dy vite nga mvehtësia e shtetit më të ri në botë Republikës së Kosovës, por edhe më ikja apo leshuarja e vatrave nga ana e të rinjëve dhe të rejave kosovare është aktuale. Këtë ne e vertetuam në qytetin Trollhättan të Suedise ku këtu takuam të riun kosovar njëzet e trevjeqarin Valdrin Hoti nga Mitrovica i cila para gjashtë muajsh ka leshuar vendlindjen dhe është vendosur këtu në këtë qytet të Suedisë përnedimore.
Valdrini në Kosovë ka kryere gjimnazin drejtimin Ekonomi – turizëm dhe hoteleri ku dhe një kohë të gjatë ka punuar si punëtor hotelier në disa restorante të qytetit të Mitrovicës.
Vitin a kaluar ai bie ne kontakt me një të re shqiptare me banim në qyetitin suedez Mariestad ku edhe martohet me te, pra krijon familjen e kështu ai detyrohet të kaloj në Suedi dhe te banojë tek e fejuara e tij pasi që kushtet ekonomike këtu janë me të favorshme se ne Kosovë.
Valdrini si zakonisht në fillim kishte veshtirësi me jetën sepse nuk zotronte gjuhën e problem numër një sipas tij për të huajt në një vend të ri është gjuha e cila edhe nuk është aq lehtë të mësohet. Por me vullnet të fortë dhe entuziazëm Valdrini thot se edhe kjo barierë shumë e madhe dhe e vështirë per shumë të rinjë mund të kalohet.
Jeta në mërgim nuk është e lehtë, kjo është keshtu, por para se të merrja këtë rrugë unë e kam menduar ndryshe ketë jetë, më është dukur se është një jetë tjetër, një jetë më e lehtë për ta jetuar, por jo nuk qenka ashtu.
Emigrimi është shumë i hidhur.
Ndryshe është jeta ne vendlindje e ndryshe në mergrim, sepse në vendlindje ke shoqërin tende, flitet një gjuhë, ambienti shoqëror është më i ngrohtë. Kurse në mergrim c'do gjë është e ftohtë por je i detyruar ti përshtatesh jetës ku jeton.
Unë në kohën kur në Kosovë punoja në hoteliri, kisha edhe pakez kohë të lirë. Ate kohë të lirë në qyttin tim në Mitrovicë e kam shfrytëzue maksimalisht edhe ate duke berë fotografi në fillim e me vonë kam berë gjirime filmike e nga këto e mesova kete zanat dhe filova të bejë edhe video-klipe të ndryshme të cilat për mua ishin mjaft interesante. Kam fituar disa mirënjohje ne këtë zanat ne vendlindje.
Edhe këtu kur erdha si thash me heret jeta ne fillim ishte shumë e vështirë për mua atëhere fillova ta veje në veprim hobin tim të vjetër dhe kështu kërkova nga vellezerit ne vendlidnje qe te ma sjellin ketu kameran qe edhe ketu të filloj me ndonjë film të shkrutër apo ndonjë video klip.
Me të më arritur kamera qytati si qytet ketu ku jetoj me ka dhenë isnprimin dhe kam
filluar me filmim në pjesë të ndryshme të tij ku edhe ia arrita qellimit tim që i kisha parashtuar vetës kur mendova per këte dokumentar të vogël.
Problem kisha gjuhën në fillim, por nusja me ndihmonte dhe nxirrte nga situataë e palkmueshme me gjuhën por edhe anglishtja qe e njoh mire me ndihmonte qe te komunkoj me njerëz.
Pas disa muajsh filmimi, por edhe shkolle sepse isha ne vijim të kursit ë gjuhës suedeze, fillova të kuptoj sdo pak ne suedisht ia arrita ta kompletoj filmin tim dhe e montova.

Kjop ishte nje habi per ta, per nje të ri kosovar i cili ende nuk din mire gjuhen suedeze te bejen je veper aq te madhe, ata ma kishin zili thot Valdrini.
Në fillim unë u thash se filmin e kam titulluar ”Trollhättan” dmth në emër të qyteti ku jetoj.
Ua përshkrova me pakëz fjalë permbajtën.
”Film om Trollhättan Av MIG
Jag är ju ny i Sverige och har alltid velat göra filmer, och nu när jag kommit till Trollhättan som är filmernas stad blev jag väldigt inspirerad. Inte bara över att den var filmernas stad utan all underbar natur, vattenområden, stadslivet. Då började jag göra den här videon om Trollhättan, för jag ville dela med mig av att fina. Jag ville få med dom vackraste delarna av trollhättan så att när invånarna här ser den videon ska dom känna glädje över staden trots den kris som är nu!” (Valdrini
”Një film për Trollhätan nga unë
Unë jam i ri këtu në Suedi, por gjithëmon kam zgjedhurë të bejë filma dhe tani kur kam ardhur këtu në Trollhättan i cili edhe është qytetit i filmit, unë isha shumë i frymëzuar jo vetëm nga qyetit i filmit por edhe nga natyra e tij e mrekullueshme, pjesët ujore të tij nga jeta e vet qytetit. Kështu unë pastaj fillova të filmoj dhe punova këtë video për qytetin Trollhättan sepse edhe une dua të jemë pjesë e tij dhe të jem me te. Unë dua të paraqesë pjesët me të bukura të qytetit Trollhättan, kështu që kur njerëzit të shofin këto video të ndjejn kënqësi për qytetin pavarësisht kësaj krizee cila po mbrtëron”(Valdrini)
http://valdrinhoti.blogg.se/ mund te shikohet videofilmi i Valdrinit
Miqt suedëz me të cilët bisedova mbeten të mahnitur me punën time që kisha bërë, dëgjova keto fjalë nga ata :” një i ri kosovar i posa ardhur këtu të bejë një mrekulli, fnatastike” me than se do më mbështesin dhe do me përkrahin materlaisht dhe moralisht në punën time ku edhe me dhanë sygjerime dhe propozime per kompletimin e këtij video materiali me pjeset tjera romantike të qyetit të cilat me admirim i pranova dhe i realizova me vonë.
Ata me ofruan ndihmen teknike ne punën time, me dhan një kamerë moderne dhe më ofruan studion e Qendres së të rinjëve për montimin e filmave që do prodhojë unë në të ardhmen.
Edhe TV Trollhättan studio lokale e STV këtu me kanë konataktue pasi kanë degjue per këtë videoklip apo si ta quaj dokumentar për qytetin Trollhättan dhe edhe ata janë të interesuar që ta shfaqin në programine tyre ditor.
Beosj së shpejti do kem një intervistë me tad he mu ate ditë do shfaqet videoklipi.

Momentalisht jam duke vijuar kursin e gjuhës Suedishtja për të huaj e besoj se së shpejti do ia dal me gjuhën e mendoj se pasi që ketu në qytet është shkolla e lartë dhe dega e filmit do të vazhdojë studimet në këtë lami.
Por kam edhe plane tjera jam në bisedë e sipër me Qendren e të rinjëve këtu që të punojë një film dokumentart ë shkurtër për të marrë pjesë ne festivalin e filmit dokumentar këtu në Trollhättan.
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Tetaj: Idetë iluministe të filozofit francez, Pjer Beli (Pierre Bayle 1647-1706)
Halit Bogaj: ”Skënderbeu”
Kalosh Çeliku: Patrioti i arratisur dhe parulla e ''v?llaz?rim - bashkimit''
Sami Islami: Jetoi në kohë të gabuar
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Neki Lulaj: Barbarëve të karpateve
Luan Çipi: Vasillaq Ndoni / Nëpër vite
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Përparim Hysi: Ah,ai valc!
Këze Kozeta Zylo: Libri, dhurata më e çmuar
Sami Islami: Gëzimi i fëmijëve apo fëmijët e gëzuar?
Ahmet Selmani: Universi i mistershëm poetik
Kalosh Çeliku: Pabesia
Jusuf Zenunaj: Në ditën e drejtësisë
Julia Gjika: Apokalipsi në Haiti
Cikël poetik nga Ylli M. Dilo
Nexhat Rexha: Qëndrueshmëria poetike në kontekstin kohor
Pilo Zyba: Shqet?simi i n?n?s
Halil Rrustemaj: Prof. Akil Koci në Shtëpinë Muze të kompozitorit të madh Ludvig Van Bethoven
Zef Mulaj: Mario Tobino