Kulturë
Poezi nga Remzi Salihi
E premte, 22.01.2010, 07:44 PM

ME NJË SHKËNDIJË MALLI
Jetoj
midis tokës dhe qiellit
Jetoj midis peshës së rënies dhe ngritjes
një yll më mban për flokësh
m’i shkul mendimet një nga një
një pemë e lartë varet për mua
frytet i hanë të vdekurit
kometë e zgjatur midis dy atmosferëve
Tokë e Qiell më buçasin në kokë
Jetoj i tërhequr në vete zvarrë
herë lartë e herë poshtë i gjallë
me një shkëndijë malli në zemër
që më ndriçon në ballë
e më djeg si zjarr
Jetoj
NËNAT E DËSHMORËVE
Lumenj lotësh dhimbjet e nënave
në buzët e tyre
harta të mavijosura klithjesh
të dënuara me mall pritjesh
për pranverat e vonuara
Nënat e dëshmorëve janë
udhëtime të anuluara të jetës
thika të mprehta mallëngjimesh
që presin shpresën e ëndrrave
me brengat e tyre të mëdha
Luftojnë për çdo ditë në vete
me mendimet e plagosura në kohë
mbeten të vetmuara me lirinë
e burgosur në shpirt
Nënat janë perla të arta të popullit
që ujisin atdheun me yje
E mos i gënjeni nënat e dëshmorëve
se kanë plagët e dhimbjes si dëshmi
BESIMI
mbete e shtanguar
në verandën e ëndrrës
nuk të pash më
as fjalët as trupin
se shpalove nga hijet
je diku e fshehur
në klithje, në haresë
para pasqyrës së vetes
madhështia nuk duket
unë mbeta pa ta njohur zemrën
si mund të të besoj
KOPSHTI I BABAIT NË GRAVURË
Ike ti
dhe me ikjen tënde
ikën edhe zogjtë e pëllumbat
hardhitë e shartuara
nga duart tua të palodhshme
nuk i shoh më në këtë imazh mendimi
tani në kopsht çdo gjë ka ndryshuar
qershinë që mbolle ti
e ka prerë hija e betonit
kur ike ti baba
gjithçka humbi gjelbërimin
u plastifikuan pemët dhe lulet
aroma u tjetërsua nëpër kopsht
zërat neve na u mplakën
filluam të zvarritemi pas hijes tënde
por nuk e kapëm dot
vetëm polem malli shëtitë nëpër oborr
për të gjetur gjelbërimin e ikur
por duart na u përgjakën nën doreza të lëkurta
nga kërkimet e pareshtura
të gërvishtjeve të brezave njëri pas tjetrit
nëpër beton e armaturë
ndoshta nesër ata që do të vijnë pas nesh
tërë kopshtin do ta futin në gravurë
Komentoni
Artikuj te tjere
Julia Gjika: Ibrahim Rugovës
Halit Bogaj: Reçaku
Neki Lulaj: Një bashkim bën një kala
Poezi nga Ismet Tahiraj
Cikël poetik nga Eva Hila
Ziko Ll. Kapurani: Vonesa
Përparim Hysi: Mozaik me vargje
Sokol Demaku: Video klip promovues - Qyteti Trollhättan në Suedi nga sytë e një mergimtari shqiptar?
Halit Bogaj: Geri Kuper (1901-1961)
Demir Krasniqi: S’ka n’Gjilan vend Car Llazari
Luan Tetaj: Idetë iluministe të filozofit francez, Pjer Beli (Pierre Bayle 1647-1706)
Halit Bogaj: ”Skënderbeu”
Kalosh Çeliku: Patrioti i arratisur dhe parulla e ''v?llaz?rim - bashkimit''
Sami Islami: Jetoi në kohë të gabuar
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Neki Lulaj: Barbarëve të karpateve
Luan Çipi: Vasillaq Ndoni / Nëpër vite
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Përparim Hysi: Ah,ai valc!
Këze Kozeta Zylo: Libri, dhurata më e çmuar