Kulturë
Gjon Keka: Në krahët e Morfeut
E premte, 22.01.2010, 09:56 PM
Në krahët e Morfeut
Nga Gjon KEKA
Askush nuk është aq i çmendur që ta kritikoj dhe ta ulë në mënyrë poshtëruese kombin e tij respektivisht shtetin e tij,sepse duke ditur se njeriu është i lidhur për atëdheun e tij nuk lejon që ta ngacmoj shikimi i errët emocional dhe i paarsyeshëm ndaj proceseve që kalon kombi i tij si dhe të dal kundër vetëdijes së tij ,rrugës së tij ,drejt të ardhmes dhe fatit të kombit të tij.Por kur shohim se gjërat po shkojnë në të kundërtën , atëherë sigurisht që kritikat dhe vlerësimet ndaj proceseve që kalon shteti i tij nisen nga porceset që shëmtojn dhe i humbin ardhëmrinë e sigurtë shtetit të tij dhe në këtë mënyrë duhet së pari t'i bëhet me dije „liderëve politik“ se ku e kanë ndërmend ta çojnë Kosovën dhe së dyti popullit që lejon nëpërmjet dhënjes së votëbesimit liderëve politik e shtetëror që të kapin telekomandën e shtetit dhe ta destinojnë jetën e shtetit e të popullit duke e mbështjellur nga pasiguria,korrupcioni,krimi i organizuar ,rreziku nga terrorizmi dhe dukurit tjera rrënuese,pra duke e vërë në këtë mënyrë në peshore dhe pasiguri të thellë të ardhmen e popullit të Kosovës dhe rrugën e integrimeve euroatlantike.
Sidoqoftë jemi në prag të dy vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës,pikërisht në këtë përvjetor Kosova mbush dy vjetë që nga shpallja e saj shtet i pavarur dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare.Jeta e këtij shteti të ri në mesin e kombeve demokratike ka rrugëtuar nëpër disa procese dhe sfida të mëdha si nga brenda, atë të shtetndërtimit dhe mbjelljes së demokracisë si dhe të asaj të jashtme gurëve të pengesës që hidhte politika dhe diplomacia serbe.Në sfidën e parë duhet nënvizuar disa procese që kanë dhënë efekte të tyre si në aspektin pozitiv poashtu edhe në atë negativ të fshehjes së shkakut që normalisht se kishte edhe emëruesit e tyre.Proces pozitiv ishte se Kosova pas shumë përpjekjeve të saj dhe sakrificës së madhe në histori arriti të vëjë në veprim vullnetin e tij respektivisht aktin e së drejtës historike me anë të deklarimit të shpalljes së mvetësisë së tij më 17 shukrt 2008,gjë që ishte edhe një plotësim i mungesë së kahmotshme gjatë jetës së historisë të kombit shqiptar e në veçanti të popullit të Kosovës.Ky akt u shoqërua me një çlirim edhe të rajonit nga barra e historisë dhe padrejtësisë që i ishte vënë kombit Shqiptar nga anash si dhe nga vetë akterët e asaj kohe që vendosnin për fatet e kombeve dhe popujve ,duke mos lënë anash edhe servilitetin dhe pazotësinë e liderëve të asaj kohe të kombit Shqiptar që fajësonin të tjerët e nuk e shihnin aspak menatlitetin e tyre primitiv-oriental të shtrirë edhe në nivelin e vendimeve historike që quan në ndarjen e thellë të kombit në copa-copa deri në ditët tona.Megjithëkëtë nga deklarimi i vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur sikur u vërjet, u shpalos një etap e re në gadishullin e trazuar,sikur nacionalizmat dhe ideologjitë e mbeturinave të kohës së vjetër morën forma tjera e disa edhe u shndrruan në varësi të proceseve të kohë dhe demokracisë liberale moderne ,por e vetmja që mbeti edhe sot peng e kohërave të errëta dhe primitive të nacioanlizmit të kuq ishte populli serb ,politika dhe diplomacia e tij e strucit.
Tani jemi në shekullin XXI dhe gjërat po ndryshojnë por jo edhe për mirë ,në njërin cep të botës ndodhin reformat dhe zhveshen nacionalizmat e ideologjitë,ndërsa në tjetrin është mbushur kupa e mjerimit dhe shkatërrimit të tërë asaj që quhet dinjitet i njeriut dhe liri e tij e zgjedhjes së rrugës së vërtetë.Ballkani është një gadishull që ka dal nga një përgjakje e tmerrshme ndërmjet popujve,tani ky gadishull po kap proceset e stabilizimit dhe të mbjelljes së demokracisë liberale në kapilarët sistemit institucional të tij si dhe të rrugës së porceseve të pashmangshme të integrimit në sistemin e vlerave të unionit europian.Kosova ishte fusha dhe muri i fundit që rrëzoj ndërtesën e ish-Jugosllavisë,tani ballkani ka hapësire më të mëdha të marrë frymë lirë drejtë proceseve të reja të demokratizmit, integrimeve dhe të zhvillimit në përgjithësi.Në këtë kontekst Kosova tani më si shtet i ri në ndërtim e sipër dhe në forcim të tërë institucioneve të saj legjitime duhet të punoj më shumë më vetevetn dhe të mbjellë demokracinë liberale brenda kapilarëve të saj dhe ta trasojë rrugën e integrimit të vendit drejtë familjes europiane, e jo të mbetet spektatore e ngjarjeve në ballkan që ndodhin rreth saj dhe zhvillimeve tjera pozitive. Pra me një fjalë „lidershipi“ i Kosoves duhet të mundohet thellë me përkushtim maksimal që ta ndërtoj ardhmërine e saj dhe të popullit të saj në kuadër të fatit historik që i është dhënë dhe të drejtës së saj për të ndjekur parimet e demokracisë dhe vendosjes në ndërtesën e familjes së saj europiane pjesën e vetë që i takon ,kjo mund të ndodhë kur populli të besoj se „lidershipi“ i tij është duke punuar dhe shërbyer vetëm interesave të popullit e jo interesave egoiste dhe partiake e klaneve të ndryshme ,pastaj të shihet se është duke ndërtuar një shtet juridik dhe të mirëqenies për të gjithë ku të gjithë qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejtat e tyre themelore dhe se lumturia e popullit shikohet në fytyrën e jetës së institucioneve dhe funksionalitetit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës si dhe shtyllave që i janë vënë drejtë rrugës së ardhmërisë së tij.
Ndërkaq efektet negative të proceseve pas shpaljes së mvetësisë së Kosovës ishin se posa u vendosën institucionet nga ato të përkohshme në institucione legjitime të shtetit të mbykqyrur të Kosovës filloj gjumi i institucioneve dhe kështu shteti i Kosovës ra në krahet e Morfeut.Pastaj efekte tjera ishin se gjatë rrugës dilnin procese mjaftë të vështira ku Kosova në vend se të ndërtonte institucione të fuqishme dhe të fillonte jetën aktive si shtet ,ajo filloj të merrej me yçkla , me nxjerrjen në shesh të dobësisë së „politikanëve apo lidershipit“ të shtetit të mbyqyrur të Kosovës duke mos patur guxim të vendosnin për çështje të ndryshme që lidheshin me jetën e popullit dhe të shtetit të Kosovës në përgjithësi.Institucionet nga pjesa e punës së shtetndërtimit kaluan në pjesën e gjumit dhe morën fushën e betejës me vetveten politikisht dhe luftës politike të brendshme që zgjati deri në fundin e vitit që kemi lënë pas.Gjithashtu gjatë asaj kohe sovraniteti dhe shtrirja e ligjshmërisë kushtetuese brenda tërë territorit të saj kishte mbetur vetëm fjalë rutinore e boshe e „politikanëve“ dhe institucioneve se Mitrovica e veriut është dhe do të integrohet së shpejti,gjë që Mitrovica e veriut nuk ka nevoj të integrohet ajo është pjesë e pandashme e Kosovës dhe nevojitet vetëm të shtrihet autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës në atë pjesë të saj.Por nga gjumi dhe mosdefinimi i qartë si dhe mosgadishmëria e politikës dhe institucioneve të Kosovës Mitrovica mbeti tani edhe në këtë fillimvit një ndër sfidat më të mëdha të shtetit të mbykqyrur të Kosovës me gjithë sfidat tjera si;korrupsioni,krimi i organizuar,zbardhja e politicideve,,lëkundja e koalicionit qeverisës , zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme,pastaj përgaditja e rrugës për plotësimin e kritereve bazë edhe ca vite të gjata e më pas ndoshta fillimi i procesit të liberalizimit të vizave , pastaj edhe disa vite tjera të gjata deri në integrim të plotë në unionin europian etj ,etj.Në kuadër të kësaj Kosova duhet në vend se të merrët me politikën destruktive të beogradit ajo duhet së pari të ndërtoj institucione të fuqishme demokratike e juridike ,të zhvillohet ekonomiksht,të forcojë në tërësi sovranitetin e saj shtetëror,të aktivizoj kushtetutën duke mos e lënë në arkiva të historisë,pastaj të zhvilloj dhe të aktivizohet në rrëzimin e gënjeshtrave dhe diplomacisë serbe të strucit në vendet që ka arritur të bind shtetet për të mos e njohur Kosovën shtet,diplomacia dhe politika e Kosovës nuk ka nevojë të mbyllet në zyrat e institucioneve të saj dhe të ngre zërin pasi politika destruktive serbe t'i tregoj gënjeshtra botës kundër të drejtës historike të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur dhe të marrë vendime në dëm të popullit të Kosovës si dhe duke cenuar sovranitetin dhe institucionet legjitime të shtetit të Kosovës .Diplomacia dhe politika e shtetit të Kosovës duhet të jetë aktive dhe të bëjë të njohur edhe shteteve tjera që po gënjehen nga politika dhe diplomacia serbë se e drejta e vetvendosjes dhe vullneti i popullit të Kosovës është të jetoj i lirë dhe i pavarur në trojet e tij autoktone dhe se politika dhe populli serb janë të ardhur dhe janë pikërisht ata që kanë përmbysur të drejtën dhe kanë rrënuar lirinë dhe të vërtetën e kombeve të lira brenda gadishullit ballkanik.Dhe krejt në fund „lidershipi“ i shtetit të mbykqyrur të Kosovës duhet që t'i ndalin fjalët dhe të fillojë punët e rregullimit të shtëpisë,sepse populli nuk ka sakrifikuar për gjysmë liri ,si dhe për një „shtet të dobët“,por për liri ,demokraci dhe zhvillim të gjithmbarshëm të shtetit të Kosovës.Gjithashtu populli i Kosovës nuk ka sakrifikuar për „karriget„ ,“retorikat e rrejshme „dhe „luftërat për pushtet“ të politikanë të Kosovës ,por për një lidership të mençur,vizionar që në rend të parë kanë interesat vitale të popullit dhe mirëqenien e tyre ekonomike,pastaj të zhvillimit të fushave tjera të jetës së shtetit të Kosovës.Populli i Kosovës ka nevoj që të shoh rezultate që i justifikojnë liderët e shtetit të mbyqkyrur të Kosovës me anë të veprave që bëjnë në punën e mirë të ndërtimit të shtetit juridik ,demokratik ,të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, të zhvillimit ekonomik dhe të rrugës së integrimeve euroatlantike.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Celiku: Poezi për tim at, veten dhe melezët
Daniel Gàzulli: Kangët e dhimbjes
Këze Kozeta Zylo: 15-vjecarja nga Shqipëria që synoi të bëhej supermodelja e botës
Fadil Curri: Risemantizimi i mitologjisë bregdetare joniane
Anekdota
Zef Mulaj: Koha
Poezi nga Remzi Salihi
Julia Gjika: Ibrahim Rugovës
Halit Bogaj: Reçaku
Neki Lulaj: Një bashkim bën një kala
Poezi nga Ismet Tahiraj
Cikël poetik nga Eva Hila
Ziko Ll. Kapurani: Vonesa
Përparim Hysi: Mozaik me vargje
Sokol Demaku: Video klip promovues - Qyteti Trollhättan në Suedi nga sytë e një mergimtari shqiptar?
Halit Bogaj: Geri Kuper (1901-1961)
Demir Krasniqi: S’ka n’Gjilan vend Car Llazari
Luan Tetaj: Idetë iluministe të filozofit francez, Pjer Beli (Pierre Bayle 1647-1706)
Halit Bogaj: ”Skënderbeu”
Kalosh Çeliku: Patrioti i arratisur dhe parulla e ''v?llaz?rim - bashkimit''