E marte, 06.05.2025, 07:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Vaclav Havel

E shtune, 23.01.2010, 07:56 PM


Halit Bogaj

VACLAV HAVEL

Me rastin e dhënies së Dekoratës’’Ibrahim Rugova’’


Një kohë tjetër ai e priti

Dhe Çekinë në këmbë e ngriti

Eci para si pishtar

Si hero e atdhetar

2

Ngriti zërin në gjithësi

Ta dëbonte atë Rusi

Jan Pallahun e ringjalli

Moskës zemrën ia kalli

3

Doli burri për liri

Për Të drejta n’ Bohemi

Si i tillë Haveli trim

E kërkonte atë shpëtim

4

Me Pallahun shkëlqimtar

Bashkarisht ishin pjestarë

Dhe në zjarr atë tribun

Vetë Haveli e kish parë

5

E kërkonte Jan Pallahun

T’ia jepte atij krahun

Ngase bota s’kishte parë

Si Pallahun legjendar

6

Që u dogj ai atëherë

Midis Pragës në pranverë

Pra Haveli s’e harronte

Atë Feniks tepër e çmonte

7

Komunistët e prangosën

Katër vjet e burgosën

Por Haveli prapë premtonte

Për atdhe që të luftone

9

E përmbysi një regjim

Pa kurriz e me nënshtrim

Për Çekinë e solli dritën

Që të gjithë e mirëpritën

10

Ndonse bënin shumë jehonë

I kujtoi Kosova jonë

Ata mbronin Boheminë

Kurse ne Dardaninë

 

P.S. Bohemia ishte emri mesjetar i Çekisë së sotme

Siç dihet, Vaclav Havel ishte armik i madh i okupimit rus, prandaj regjimi servil komunist, për veprimtarinë e tij patriotike e kishte burgosur 4 vjet. Ishte pjesëmrrës aktiv i Pranverës së përgjakshme të demostratave studentore të vitit 1968 në të cilat në shenjë proteste ndaj hyrjes së trupave dhe tankeve ruse, Jan Pallahau e dogji veten, duke bërë jehonë të paparë dhe duke shkaktuar dhembje të madhe në mbarë botën demokratike..Në vitin 1989 ,  Havel prapë futet në politikë, duke e shembur një regjim të egër i cili ishte në  shërbim të të huajve. Duke e parë se u vinte fundi në të ashtuquajturin’’Revolucioni i kadifejntë’’, komunistët pranuan kompromisin dhe bisedat me Havelin e madh, i cili së shpejti bëhet kryetar i Çekosllovakisë, kurse në mandatin e dytë , vetëm i Çekisë/ngase ato dy republika , në mënyrë paqësore,ndahen njëra nga tjetra/


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx