VACLAV HAVEL
Me rastin e dhënies së Dekoratës’’Ibrahim Rugova’’
Një kohë tjetër ai e priti
Dhe Çekinë në këmbë e ngriti
Eci para si pishtar
Si hero e atdhetar
2
Ngriti zërin në gjithësi
Ta dëbonte atë Rusi
Jan Pallahun e ringjalli
Moskës zemrën ia kalli
3
Doli burri për liri
Për Të drejta n’ Bohemi
Si i tillë Haveli trim
E kërkonte atë shpëtim
4
Me Pallahun shkëlqimtar
Bashkarisht ishin pjestarë
Dhe në zjarr atë tribun
Vetë Haveli e kish parë
5
E kërkonte Jan Pallahun
T’ia jepte atij krahun
Ngase bota s’kishte parë
Si Pallahun legjendar
6
Që u dogj ai atëherë
Midis Pragës në pranverë
Pra Haveli s’e harronte
Atë Feniks tepër e çmonte
7
Komunistët e prangosën
Katër vjet e burgosën
Por Haveli prapë premtonte
Për atdhe që të luftone
9
E përmbysi një regjim
Pa kurriz e me nënshtrim
Për Çekinë e solli dritën
Që të gjithë e mirëpritën
10
Ndonse bënin shumë jehonë
I kujtoi Kosova jonë
Ata mbronin Boheminë
Kurse ne Dardaninë
P.S. Bohemia ishte emri mesjetar i Çekisë së sotme
Siç dihet, Vaclav Havel ishte armik i madh i okupimit rus, prandaj regjimi servil komunist, për veprimtarinë e tij patriotike e kishte burgosur 4 vjet. Ishte pjesëmrrës aktiv i Pranverës së përgjakshme të demostratave studentore të vitit 1968 në të cilat në shenjë proteste ndaj hyrjes së trupave dhe tankeve ruse, Jan Pallahau e dogji veten, duke bërë jehonë të paparë dhe duke shkaktuar dhembje të madhe në mbarë botën demokratike..Në vitin 1989 , Havel prapë futet në politikë, duke e shembur një regjim të egër i cili ishte në shërbim të të huajve. Duke e parë se u vinte fundi në të ashtuquajturin’’Revolucioni i kadifejntë’’, komunistët pranuan kompromisin dhe bisedat me Havelin e madh, i cili së shpejti bëhet kryetar i Çekosllovakisë, kurse në mandatin e dytë , vetëm i Çekisë/ngase ato dy republika , në mënyrë paqësore,ndahen njëra nga tjetra/