Kulturë
Julia Gjika: Jemi pjesë e rrënjëve të tua Evropë
E premte, 22.01.2010, 10:56 PM

SHKODRA
Mjafton t’i afrohesh Drinit dhe Bunës,
symbyllur dëgjon mërmërimë legjendash,
kujtesa zgjon,
letërsinë gojore evropiane,
që fillon aty,
aty ka rrënjët.
Pa ty Shkodër,
e varfër mbetet e kaluara e kontinentit tonë,
si mbeten shtëpitë e rethuara
nga ujrat në përmbytje,
pa njerës, pa cicërima zogjsh.
Mjafton t’u afrohesh mureve të Rozafës,
dëgjon trokun e kalit të 92 vjecarit Mbretit Bardhyl ,
ky yllbardhë i lirisë,
i kujdesshëm dhe njerëzor,
luftoi dhe fitoi betejat.
Pastaj një zë si fllad i freskët ledhaton,
i paharuar vjen zëri i Teutës,
urdhërat e mbretëreshës së parë në Evropë.
dhe kaq mjafton Shqipëria ime,
që cdo shqiptar të ndjehet krenar,
fatmadh për Shkodrën.
KRUJA
Krujë o qytet i bekuar,
historia flet në cdo shkëmb e gur,
në cdo vijë uji që zbret nga malet e tua.
Kruje, muze madhështor.
Brenda kështjellës, nëpër tabllo e piktura,
lëvizin trimat e një kohe të shkuar,
të gdhëndura emrat në ballin tend.
Froni princëror fton vizitorët,
të prekin famën dhe lavdinë e Gjergj Kastriotit.
Unë ula tim bir një vjec,
i bëra fotografi,
ai prekte me gishtat e vegjël
nje madheshti, për t’a kuptuar më vonë.
Krujë o qytet i bekuar,
Ballkon natyror,
në duart e tua bulojnë sakrificat arbërore.
Sot nga lart,
i kujton Evropës Plakë,
borxhet që u ka pasardhësve të Arbërit,
për cdo bëmë që mbajnë gurët shekullorë.
DURRESI
Ka veshur kostumin e lehtë të kaltër
edhe këpucë të lehta të kaltra,
në ujra të kaltra të Adriatikut freskon trupin.
Porta e gadishullit ilirik,
Kyc i përhershëm i rrugës Egnantia.
Ura që lidh qytetërimin,
nga Perëndimi në Lindje.
Qytet Biblik,
ku vuri këmbën Shën Pali
ku shkroi letër Romakëve,
Ungjillin e tij.
Me kureshtjen e atij,
që zbuloi mozaikun Bukuroshja e Durrësit,
kryeveprën figurative të artit helenistik,
punuar me gurë shumëngjyrësh,
vijnë turistë nga e gjithë bota.
Ata ikin duke të marë me vehte
si zbulimin më të ri.
Durrës,
t’i theu statujat,
shpata e pushtuesit,
por s’mundën
të të thyenin ty
as kaltërsinë e falur nga Zoti.
BERATI
Kënga fillon këtu,
pa aguar dita.
Përcillet nëpër ullishta, në parqe trëndafilash,
në ujrat e argjënda të Osumit.
Pastaj vrapon nëpër kodra,
mer përpjetë Kalanë
dhe shkon lart
nen ison e Baba Tomorrit,
duke bere kësulen borëbardhë të rrëshqasë.
Kalaja hijerëndë,
me gurë pellazgjikë,
ruan te shtrenjtë brenda saj,
urtësi dhe jo frikë.
Në shekuj mbajti në gji,
ungjij dhe kodikë.
Kënga fillon këtu,
në bukuria dhe bollëku
i qytetit të njëmbinjë dritareve.
i lakmuar nga cdo qytet në botë,
qoft’ i lashtë, qoft’ i ri.
Berati është dashuri,
ku shqiptari ushqhet
nga fruti më i lashtë përcjellë në breza.
Julia Gjika,
Janar 21, 2010.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Celiku: Poezi për tim at, veten dhe melezët
Daniel Gàzulli: Kangët e dhimbjes
Këze Kozeta Zylo: 15-vjecarja nga Shqipëria që synoi të bëhej supermodelja e botës
Fadil Curri: Risemantizimi i mitologjisë bregdetare joniane
Anekdota
Zef Mulaj: Koha
Poezi nga Remzi Salihi
Julia Gjika: Ibrahim Rugovës
Halit Bogaj: Reçaku
Neki Lulaj: Një bashkim bën një kala
Poezi nga Ismet Tahiraj
Cikël poetik nga Eva Hila
Ziko Ll. Kapurani: Vonesa
Përparim Hysi: Mozaik me vargje
Sokol Demaku: Video klip promovues - Qyteti Trollhättan në Suedi nga sytë e një mergimtari shqiptar?
Halit Bogaj: Geri Kuper (1901-1961)
Demir Krasniqi: S’ka n’Gjilan vend Car Llazari
Luan Tetaj: Idetë iluministe të filozofit francez, Pjer Beli (Pierre Bayle 1647-1706)
Halit Bogaj: ”Skënderbeu”
Kalosh Çeliku: Patrioti i arratisur dhe parulla e ''v?llaz?rim - bashkimit''