E marte, 06.05.2025, 03:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një "politikan" pak ndryshe

E diele, 24.01.2010, 07:23 PM


Një "politikan" pak ndryshe

Tregim

Nga Përparim Hysi

                       Politika,me gjithë rrezikun  që ka për ata që e
ushtrojnë,ka trysninë e vetë mbi njerëzit.Dhe s'jam hiç i gabuar,në se
them që ne,shqiptarët,jemi që të gjithë:poltikanë.Provoni diku që  sa
të hapni gojën për iks temë  ,ngjarje politike apo dhe për politikanë
të veçantë dhe do fillojë poterja aq e madhe sa jehona të mbërrijë,kur
thonë,në qiell.E keqja e madhe është se dhe një i pashkollë fare apo
gjysëm analfabet,zë e  të mban leksion par exelencë se kjo që thotë ky
është kështu dhe nuk e luan topi.Pra,politikën në Shqipëri nuk e bëjnë
politikanët e mirëfilltë,po që të gjithë:me kuç e me maç.Aq më tepër
sot kur njerëzit mund të flasin  mbarë e prapë sipas bindjeve politike
që kanë.Një politikë e tillë "masive" flet për një standart të keq
botëkuptimi,rrënjët e të cilit të çojnë larg.Sa për një "qerasje" të
vogël,po bie vetëm një pasazh:
                         Lukja,një gjysëm analfabet,që shpesh kalonte
për në vjeshtë,kur dëgjoj që me njëgrup shokësh po diskutonim rreth
zgjedhjeve(para vitit 2000),më thotë:-Profesor,lërna rehat me ato
fjalët e tua.Pse hair do shohim ne  nga Berisha(unë aso kohe qesh
kandidat për depuet për PD)).Ja,ta thotë Lukja tyja,do fitojë
scialistja,babam.Dhe nuk çonte pe.
Po se mos qe i vetëm?Po në fund të fundit,përse do t'i zëmëroehsha
Lukes?Është pa rëndësi në e kisha mirë unë apo e kish keq Lukja,po e
kam fjalën për politikën që "dimë" ta ushtrojmë mirë ne,shqiptarët".Në
fund të fundit, tregimi im nuk ka të bëj fare me post demokracinë,por
në qendër të tregimit tim,është një politikan pak ndryshe,të cilin e
kam njohur aty nga mesvitet '60-të.Pra,është një "politikan" i asaj
kohe:në regjimin komunist.

                                     *    *    *

                   Për aryse "madhore"(biografike),më kishin
transferuar mbi 50 km larg shtëpisë në një fshat të
Mallakastrës(Mallakastra varej nga Fieri dhe nuk ishte rreth
atëherë).Qe marrë  vendimi i Komiteti Egzekutiv dhe,i drejtë apo i
padrejtë,duhej zbatuar,ndryshe pushoheshe nga puna.Dhe desha nuk
desha,shtrëngo dhëmbët,o karkalec,kur thonë në Myzeqe,u paraqita në
punë.Si jambanxhi për të fjetur e kaloja sa tek një fshatar tek
tjetri.Mallakastriotët janë njerëz të pritur dhe  e bëjnë beli me
pritjen e tyre.Dhe mbresat e kësaj pritjeje xhëku i kam trajtuar në
shkrimet e mia.Por sot do ndalem tek ai"politikani" që politikën e
bënte ndryshe;ndryshe nga të gjithë.

                   Qe duke perënduar dielli dhe,sa thirra emrin e të
zotit të shtëpisë,pashë që doli një burrë,pakëz i moshuar,me një plis
nga ato karakteristikët e zonës në kokë,që jo vetëm iu përgjigj
thirrjes sime,me fjalën:-Mirëseerdhe,or mik,po më përfshiu në krahët e
tij të  ngrohtë dhe,pasi  më priu përpara,më futi në dhomë.Ishte një
dhomë me tavan,në vatër,sado vjeshtë,kishte zjarr dhe,pasi më ftoi që
të ulesha përballë,bëri me mua njohjen.
Aha,tha,je ai dhaskali që ke ardhur këtë mot.Më ka folur im
nip,tregoi.Mandej,erdhi e zonja e shtëpisë dhe shtroi përpara
ranxhatën me raki,dhe mezetë.Ia filuam çak-çuk(ai qejfli i godës)unë
pakëz fillestar,por jo qibar dhe e poqëm.Nga s'brodhëm me të zotin e
shtëpisë;kasabasë e fshatrave dhe deri në Skraparin e prindërve të
mi.Me skrapalinjtë puqemi ne të Mallakastrës,- tha.Kemi pak a shumë të
njëjta adete(zakone).Edhe këtë të "shkretë(qe fjala për rakinë),xhëku
e heqim.Po ne,të shumtën,e kemi mare.Skrapari safi rrush.Pastaj,ja që
nuk shpëtuam dot nga kulari.I zoti i shtëpisë,burrë mbi 60-vjeçar,qe i
zgjuar dhe nuk ia hante qeni shkopin.Por duke patur përpara një mik si
unë,axhami;para tij zuri e po  trapiste pak larg e larg:jo rreth
situatës,jo shkollës,po dhëmballa,siç vëreja unë,i  dhimbte tjetër
ku:tek situata politike në vënd apo dhe pak më tej.Se dhe pak guxim na
kish dhënë ajo ranxhata që,ndërsa unë e ktheja pak me qibër,ai e
kishte si në vënd të ujit.Natyrisht,as që e hapa gojën se,fshati që
duket nuk do kallauz,megjithëse mundohesha që si ai dentisti i mirë,ta
futë "trapanon" me kujdes e duke mbajtur dorën për të mos e trëmbur
pacientin,edhe unë,kësaj pyetjes aq "delikate" për atë kohë,i rrija
larg si delja prej gërshërës.Gjithmonë duke e "retushuar" gjendjen.Por
miku qe burrë i regjur dhe kish parë  shumë si unë.Sado i pashkollë,ai
kish përvojën e jetës.Dhe sa për mua qe i zgjuar,i ndershëm dhe me
mënd në kokë.Kur e pa që unë i vija anës e anës pyetjes së tij për
situatën,më tha:

                 -Dëgjo,more dhaskal!Unë nuk jam politikan,se jam i
pashkollë,po politikën e njoh dhe situatën unë e çmoj me anë të
fëmijëve.
-Si me anë të fëmijëve?- pyeta dyshueshëm unë.
Ai,pasi përplasi ranxhatën me mua,më tha:-Hajde,të paçim,o
mik,dhe,pasi e ktheu,mori  një qepë të thatë,e ngjeu me gjizën që
kishim për meze,u mbllaçit mirë e mirë dhe,si mbaroi,më tha:
          -Dëgjo këtë xhaxha plotikanin ti.Kur të thashë që politikën
e mas me fëmijtë,nuk të gënjej asnjë çik.Unë që kisha fati 10 vjet që
merresha me fëmijtë,u bëra sy e veshë.Shiko,- më tha,-po pe që fëmijtë
rrinë e rrinë dhe kërkojnë bukë(edhe sikur ta kenë në dorë copën e
bukes),ta thotë xhaxhai që do ketë uri.
             Po i pe fëmijtë që kur lozin,zënë e zihen apo i bien
njëri-tjetrit me gurë,do kemi luftë.Po pe që qëndrojnë mbi libra dhe
nuk i lëshojnë ato nga dora,të jesh i sigurt,se do ketë
paqe.Ky,politikan "ndryshe",më befasoi dhe gati më futi në mëndësitë e
tij.Po hë,- i them unë,- çfarrë thotë ai parashikimi yt?
Dhe ai:-Pse a nuk i ke parë seç bëjnë?Tërë ditën tek dera e
dollapit.Sherre sa të duash.Nuk i ke parë si i bien njëri-tjetirt me
gur?Për të mësuar,po jo.Ja,ta thotë xha Hamzua ty:uri  kemi dhe prit
kur të fillojë ndonjë luftë.Nuk e mbajti të qeshurit kur përfundoj,po
dhe unë s'mbeta pas.Edhe tani që shkruaj,e përfytyroj atje tek ajo
dhoma me tavan dhe buzëqesh me aq dashamirësi për atë burrë aq të
zgjaur dhe mikpritës.Qe "politikan ndryshe",po shumë babaxhan.
   


(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx