E shtune, 12.10.2024, 02:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Hasan Mekulit dhe Azem Shkrelit

E hene, 25.01.2010, 10:39 PM


Dibran Demaku

NË MBAMENDJEN E KOMBIT
(Hasan Mekulit)

E kërkova Hasan Mekulin
rrugëve të Prishtinës
dhe askund nuk e gjeta
emrin e tij

Tek liqeni i Plavës
një peshk si i përrallës
deshi diç të më thotë
por...iku me not

Në Gusi tek shkolla
çelur lule-molla
e pyeta një Pip
nuk më foli shqip

Më thanë kërkoje
në Fakultetin Filologjik
aty ku shpaloste
Epin e Gil Gameshit
dhe fliste shqip
me Homerin dhe Eskilin

E kërkova në Bibliotekën kombëtare
ku ai bënte luftë
me ujqër e dhelpra
ishte kohë lehonë
kur edhe dita pillte gjarpërinj

Më thanë kërkoje
në parathënie librash
në faqet e "Jetës së re"
ishte pishtar i dijes
krenar aty e ke

E kërkova profesorin
e ku nuk e kërkova
dhe e gjeta...
në mbamendjen e kombit


AI E DINTE NJË FJALË PREJ GURI
(Azem Shkrelit)

Ai e dinte një fjalë prej guri
dhe me të fliste shpesh
se vet ishte gur i rënd Rugove

Ai e dinte një fjalë prej guri
e shkëmb e fortë ishte zemra e tij
kur bisedonte me burrat e Shkrelit

Ai e dinte një fjalë prej guri
se edhe ëndrrat i kishte të gurta
e rimat e strofat i lindnin të flamurta

Ai e dinte një fjalë prej guri
xhoksin e kishte xhamadan guri
Edhe në amshim i qesh nuri

Ai e dinte një fjalë prej guri
me lisat e fisit një plis Rugove
shpresë ndritur, dëshirë bardhë-Kosove


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora