Kulturë
Sokol Demaku: Një ndjenjë e humbur
E hene, 25.01.2010, 09:55 PM
NJË NDJENJË E HUMBUR
Nga Sokol DEMAKU
Ishte ditë e ngohtë vjeshte.
Ishte koha kur cdo gjë vezullonte dhe reflektonte vetëm dritë, bukuri dhe embëlsi.
Vitet e para dhe të vetme të lumturisë, gëzimit e ciltërisë. Çdo gjë ishte perfekte dhe lumturia ndriconte e dallohej në fytyren e saj e të njomë fëmijënore. Edhe ajo ditë nisi plot hare e gëzim, plot ëndrra e plot jetë, nuk e kishte idenë se cfarë do të ndodhte pak caste më vone.
Nga pragu i derës një pershendetje sikur për të huajt.
Por pse athua?
Edhe dita perfundojë shumë shpejtë dhe nuk ishe në gjendje të kutpoje shumë cka nga këtu. Ishte si në mjegullë cdo gjë atë ditë në ate vend, ishte e pazakont. Cdo gjë ishte e zymtë, nga kjo mund të kuptoje se dicka nuk ecën si duhet, se dicka është duke ndodhurë që të kujton dicka të llahtarshme në jetë.
E ndjen njeriu në trupin e tij.
Por nuk kupton asgjë e nuk kuptojnë edhe ata të cilët janë bashk me ty. Kjo është ajo cka e benë edhe më komplekse ngjarjen.
Por njeriu ndien sikur të jetë i mpirë në trup, sikur dicka nuk funksionon si duhet ne trupin dhe mendjen e tij. Por kur koha kalon e bën të vetën, kalon dita por kalon edhe nata e të nesërmen lindë një ditë e re me diellin lart në horizont e njeriu drejtohet nga ai dhe fillon të kujtojë se cfare ka ndodhur me të vertetë dhe fillon të ndjejë dhimbjen në shpirt. Sepse shpirti lëngon, ndjen ate cka i mungon e njeriu nuk e kupton.
Zemra fillon me rrahje të shpeshtuara, këmbët fillojnë të drejtohen jo nga koka por kushedi se kush vepron në ato momente me to, sepse ne kokë ndjen se ka një rendim sikur toka nën kembë po shembet dhe humbet në pakthim.
Edhe zemra ndjen njësoj si kembët, të rrahurat e saj ishin shumë me të shpeshta se zakonisht.
Por edhe zemra e vogël e voglushes dridhej ne ankth.
Mengjesi i ditës qe vie ishte një mëngjes jo i zakont, ishte hapi i parë drejt një jete të re të mbushur përplotë me hidhrim dhe lotë, një jete të vetmuar në vuajtje dhe pa guxim për të biseduar me dike se cfarë dhe cka kishte ndodhurë. Ishte koha që voglushja të zavendsonte lodrat dhe kukullat me heshtjen, jo me dëshirën e saj por me dëshirën e …
Sytë e saj dikur të qeshur tani ishin mbushur me lotë. Ishin ata sy që do pritnin dimrin dhe pranverën me të gjatë në jetën e saj. Këto dy stinë më të gjata në jetën e saj dhe me të veshtirat qe ndonjëherë nuk kishte pas rastin ti takoj.
Por koha e mësoj të jetojë më dhimbje, me lotë në cdo cast të jetës.
Koha e mësoj të jetoj duke mos pasur askush te kujdeset për te dhe të mos e kuptojë kurrë në jetën e saj se cfarë ajo mban ne mbrendin e zemrës së saj, cfare ajo msheh aty në zemrën e saj te vogël.
Vetmija ishte tani shoqja e saj që do e percjellë në jetë. Ajo është shoqja më e mirë e saj e cila zuri vendin e trishtimit dhe frigës.
Ajo u bë ëndërra e saj fëmijnore.
Sepse ëndërrat e saj fëmiëjnore u zhduken sikur ti merrte era.
Po athua ishte kjo me fajin e saj apo të dikujt tjeter?
Vitet po kalonin, por edhe dimrat e pranveratë se bashku me te shkonin në pakthim.
Por duhej që voglushja të dinte më shumë për fatine saj. Ishte koha që ajo duhej të mësonte më shumë për vetën e saj. E kush ti tregonte asaj më shumë për veten e saj, kush?
Kjo është një pyejte e madhe sa vet bjeshkët e larta. Asaj i intereson të di më shumë se kush janë të afërmit e saj, ata të cilët e sollën në dritë dhe jetë.
A thua egzistojnë ata sot diku, apo si?
Kjo është ajo cka më së shumti e mundon voglushën tonë.
Sepse ëndërrat fëmijënore të saj u hodhën pa pikë mëshire në skajshmeri.
Kaluan shumë vite dhe sa herë që asaj i jepej mundësia të kuptonte dic me tepër për vetën e saj, e pengonte hipokrizija e dikujt.
Kjo ishte mizori qe dikush të luaj me ndjenjat e një vajze, që askush mos ti dali në ndihmë edhe pse të gjithë dëgjonin thirrjet e saja të brendshme, të cilat herë herë bëheshin aq të mekura sa edhe ate e mpleksnin.
Ky ankth, kjo pritje në vetmi të skajshme i merrte një pjesë të jetës.
Ndoshta nganjëhere largohej nga ky ankth por e kot. Edhe në ato caste kur shijonte pakëz jetë ajo ndjente se si me të madhe shkatërrohej.
Kjo është fatkeqësia më e madhe e pasardhësve tanë.
Nuk është lehtë që të kesh për krijues një njëri i cili nuk ka ndjenja në shpirt, nuk ka shpirt, nuk ka zemër, por në trupin e tij ka vetëm mizori, ndjenja shtazarake. Ai i cili mohon frytin e jetës së tij.
Keshtu ishin prindërit e voglushes sonë. Ata thua se kënaqeshin kur e keqja gllabëronte cdo gjë fëmijënore dhe zavendsohej me hidhërim e lotë.
E kishin hudh nga dera e tyre si njëri ashtu edhe tjetri. E si ti quash këta kur nuk ndjenjnë asgjë në shpirtin e tyre për frytin e tyre.
Cka u kishte bërë të keqe që kishte ardhur në jetë një filizë e njomë e cila dëshrionte si cdo fëmijë tjetër të rritej e zhvillohej normal.
Po edhe pse ishte hudhur nga krijuesit e saj ajo kishte vazhduar jetën e saj të zymtë.
Por perkpjekjet e saja të deshtuara ishin ato të cilat e mundonin, zemra e saj e pafajshme e bënte ate që te ndihej e pashpresë e pa fuqishme dhe këto e bënin ate që të binte në nje gjendje të humbur e cila gjendej cdo herë e me tepër i jepte një ngjyrë e cila ngjyrë i ngajnte asaj të jetës së përtejme.
Por e mësuar të jetonte në abuzim ndjenjash, në jetë ëndërrash fëmijërore, në pafajsi ajo filloj të largohej nga jeta.
Vuajtja i kishte berë pritë në jetë si duket, po e priste që ajo të afrohej, nxorri kthetrat dhe gjithë helmin që posedon në brendësine e saj, në cast fytyra e vogël engjëllore ndërroi pamje e buzëqeshja mbeti e ngurtë. Ndodhi ajo që nuk mund të imagjinohej.
Gjithë ëndrrat fëmijërore u shkelën nga këmba mizore, buzëqeshja u ngri e fjala mbeti e paralizuar në brendësine e saj. Ditët e bukura dhe gazmore shumë shpejt u zavendësuan me ditë të zeza e mizore, me ditë vuajtjesh e hidhërimi.
Pse o qenie mizore njerëzore more embëlsinë dhe mirësinë e një jete të pafajshme?!
Pse ne vend të një kukulle dhurove një mal me lotë?
Pse ktheve jeten në një tmerr te vertetë?
Një ndjenjë e humbur e kishte kaplue, e kishte pushtue dhe një ditë i rrembeu edhe jetën.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cik?l poetik nga Safet Hyseni
Sinan Sadiku: Poezi origjinale me vlera të mirëfillta artistike
Përparim Hysi: Panajot! Panajot!
Dritan Egro: Historia shqiptare dhe tregu i huaj
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte''
Shefki Sejdiu: Paradigma formë sistemore (argumentimi apo edhe përgënjeshtrimi) në trajtime shkencore
Cikël poetik nga Rexhep Kasumaj
Sabile Keçmezi- Basha: Malli për Itakën
Poezi për fëmijë nga Have Lipa - Osmanaj
Sejdi Berisha: Poezi e ndijimeve rinore dhe e përjetimit të ngrohtë
Përparim Hysi: Një "politikan" pak ndryshe
Jusuf Zenunaj: Gatimi i gënjeshtrës
Fran Buzhala: Duke pritur një mik!
Cikël poetik nga Elida Buçpapaj
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Cikël poetik nga Ferit Ramadani
Basri Çapriqi në gjuhën rumune
Halit Bogaj: Vaclav Havel
Jorgo Telo: Nëpër kreshpat e fjalës poetike të Dalan Luzajt