Kulturë
Baki Ymeri: Qyteza dhe Njerëzit e saj
E hene, 25.01.2010, 10:56 PM

Nga Baki Ymeri
Para dy vitesh, falë Shoqërisë Qytetare Përparimi, Çikago II, e pa dritën në Tiranë monografia Qyteza dhe Njerëzit e saj, duke patur për redaktor poetin patriot, Kostaq Duka. Në kuadrin e 248 faqeve të kësaj vepre të dinamizuar me dhjetra ilsutrime të rradhitura artistikisht nga Suela Bushkolaj, bëhet fjalë për Shoqërinë Qytetare Mirëbërëse Përparimi, e cila funksionon në Çikago që nga viti 1923. Kontribut për botimin e këtij albumi të shkëlqyer patrotik kanë dhënë James A. Belushi, Wiliam C. Manika, Nicholas A. Vangel, Thomas J. Iskalis, Sam V. Dimitri, Aleko A. Iskali, Ilo K. Menka, Koço Dh. Poni, Vasil K. Pajçini, Beni A. Iskali, tasi K. Menka, Odise Prifti dhe Kristqa S. Maranda.

Filluam një jetë të re në Amerikë, e cila shpejt nxorri në dukje pamjet e të ardhmes, më të mirat e saj. Ky realitet, me tregues të përafërt na bashkon, na mban pranë njëri-tjetrit, si dikur në shtëpitë tona, kurriz më kurriz, në atë katund të vogël. Arkitektë të kësaj ujdie janë shpirti dhe zemrat tona, por edhe Shoqëria “Përparimi” me harmonizimet e aktiviteteve dhe ndërlidhjeve të saj, Çikago-Qytezë. Dëshira për të evidentuar përjetime të viteve është e theksuar në njerëz të ndryshëm. Dikush i mban mend ngjarje dhe i sistemon, ndonjë i sheh në ëndërr dhe i tregon, disa i shkruajnë dhe bëjnë mirë, ca të pakët i harrojnë e duhen kujtuar… Ky lloj përkushtimi nxiti dëshirën dhe disiplinoi punën për të shkruar për Qytezën dhe njerëzit e saj. Po a do të mundej një i vetëm t’i thoshte të gjitha! Të bashkuar, vendlindas e të tjerë dashamirë është më mirë, më drejt dhe më realisht. Secili kishte dhe ka akoma ç’të thotë e ç’të shkruajë. Ja, kështu, në unison dhe bashkëveprim, u sensibilizua opinioni qytetar në Atdhe dhe në emigracion.
Redaksia përkatëse korrespondoi me letra nxitëse e tematike duke i dhënë rrugë këtij botimi. U kërkuan me shkrim kujtime dhe vlerësime për zhvillimet social-kulturore, meditime dhe përgjithësime për banorët e thjeshtë të punës dhe për të shquarit në jetën private e shoqërore, për çdo gjë që përbën vlerë dhe krenari, gjer për sa dihet e mbahet mend për mirë për vendasit e kudondodhur. Kryesia e Shoqërisë Qytezare Mirëbërëse Përparimi, thekson se
angazhimi që kërkoi kjo përmbledhje flet për vlera dhe cilësi qytetare. Kujtimet përcillen thjesht nga autorët vendlindas, të afërmit dhe dashamirët. Janë përjetime që e mbajnë Qytezën pranë dhe na e sjellin atë fare afër, kudo që gjendemi. Botimet e mëparshme, shkrimet e kësaj radhe dhe të tjera që do të pasohen, le të jenë referenca për kompletime historiografike. Falënderojmë sponsorët e botimit dhe gjithë bashkëpunëtorët, pa u mërzitur me të tjerë që kishin të njëjtën mundësi. Koha që vjen do të flasë më bukur.

Një mal me halle, një det me këngë e valle
Pas artikujve të Aleko Iskalit, Ilo Menkës, Petraq Vasilit, Nasi Iskalit, Andon Bërxhikut, Spiro Dhimitrit, Diana Samsurit, Nasi Xekës, dhe Vasil Pajçinit e Santa Clarës, disa nga Korça, disa nga Athina, disa nga Amerika, vjen Kostaq Duka në faqet e librit me shkrimin Një mal me halle, një det me këngë e valle. Pas tij defilojnë shkrimet e Petraq Samsurit, Beni A. Iskalit, Alison Stangerit, C. Michael Beckerit, Ilir A. Iskalit, Meri Dhorit, Adham Papadhamit, Perikli Jovan Sularit, Thano Naqos, Kosta Farmaqit dhe Tasi Menkës. Autorët shkruajnë për Qytezën dhe jetën e saj, për mbiemrat e përdorur në Qytezë, për miqtë e shqiptarëve, për Qytezën e pasionuar për dije e kulturë, për prirjet drejt qytetarisë të qytezarëve në vite, për një këngë që mban të pashuar emrin e Kol Tromarës, për sportistin e shquar Teli Samsuri, Për Petraq Samsurin dhe veprën e tij në letërsi, për Dhimitër Farmaqin si figurë e shquar e arsimit korçar, për Kishën e Shën Kollit në Çikago, për Shoqeërinë Mirëbërëse Përparimi etj. Dhe në fund, vjen Tasi Menka me një album fotodokumentar kushtuar Qytezës që nga fillimi i shekullit të shkuar e deri në ditët tona.
Dhe së fundi, ajo që na mahnit është letra e Ilir Iskalit drejtuar presidentit Clinton, si dhe fakti se korçarët e Amerikës janë duke vajtur gjurmëve të shenjta të rilindësve tanë, duke i ruajtur me shenjtëri gjuhën, traditat, dokumentet, fotografitë dhe kujtimet e të parëve tanë që e ndezën dritën e atdhedashurisë shqiptare në Egjypt, në Athinë, në Konstantinopojë, në Bukuresht dhe tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut. Janë bijtë e shqipes që veprojnë jo vetëm në Çikago, por edhe në New York, Boston, Filadelfi e gjetiu. I priftë e mbara dhe qofshin të bekuar!
Komentoni
Artikuj te tjere
Sami Krasniqi: Përkushtim letrar me rastin e ‘’Flakës së Janarit’’
Luan Çipi: Letër Reshat Kripës
Dibran Demaku: Hasan Mekulit dhe Azem Shkrelit
Demir Krasniqi: Ka një muaj e një gjysmë viti
Fragmentizmi gjeografik në poezinë Remzi Bashës
Sokol Demaku: Një ndjenjë e humbur
Cik?l poetik nga Safet Hyseni
Sinan Sadiku: Poezi origjinale me vlera të mirëfillta artistike
Përparim Hysi: Panajot! Panajot!
Dritan Egro: Historia shqiptare dhe tregu i huaj
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte''
Shefki Sejdiu: Paradigma formë sistemore (argumentimi apo edhe përgënjeshtrimi) në trajtime shkencore
Cikël poetik nga Rexhep Kasumaj
Sabile Keçmezi- Basha: Malli për Itakën
Poezi për fëmijë nga Have Lipa - Osmanaj
Sejdi Berisha: Poezi e ndijimeve rinore dhe e përjetimit të ngrohtë
Përparim Hysi: Një "politikan" pak ndryshe
Jusuf Zenunaj: Gatimi i gënjeshtrës
Fran Buzhala: Duke pritur një mik!