Kulturë
Remzi Salihu: Poezi nga poetja zvicerane Brigite Fuks
E marte, 26.01.2010, 07:48 PM
POEZI NGA POETJA ZVICERANE BRIGITE FUKS
Përktheu nga gjermanishtja Remzi Salihu
DESTINIM
Arratisja përpara na shtrydh butë
në jastëk qetësues për të njohur
frikën e ariut tonë
të bashkë palosur nëpër festa të brishta
korube valixhesh qëndrojnë në hapësirë ngarkese
të stivuara në kohën e rëndë të kodrave
gjatë fluturimit tonë mbi mjegullat
e çuditshme të sigurisë
ne do të mbërrijmë diku tjetër
dhe ata që na presin do të na mbyllin në kraharorë.
SALTO PRAPA
Dhe vetëm freskët kërcen në trapez.
Saltoja prapa ulet si te tjerët
aty ku ne përherë kapitullonin.
Sapo e kërcyem një fëmijëri.
Po. Themi ne. Baballarët tanë tani janë
të vdekur. Ne mundim shikimin ta rrëzojnë
ose ta ngremë sipas rastit. Në distancë
futim çelësin në drynin prej ajri.
Ngandonjëherë rrëzohemi nga mjegullat.
Tamam. Themi ne.
Në cilin rresht mbetemi të përhershëm.
AJO NUK LEJON TË THUASH ASGJË PËR KTHJELLTËSINË
Për çdo mbrëmje e lajmë aromën e fëmijërisë
nga këmbët. Mundohemi t’i dallojmë
ngjyrat njëra prej tjetrës.
E verdha qëndron në zogun e Nerundës
duke mbushur çerdhen me limona.
E verdha në të verdhën. Ende në ajër
të dorës së varrosur mbushet ujë nga
deti. Nuancat.
NJË GARDH NJË GJETH NJË MONEDHË
“sepse edhe atje, ku shpon shija nga çuditshmëria e
vendit të prekur, shkëlqen bashkë, ajo çka mungon,
shpesh edhe një kthjelltësi e papërmbajtur...” Ernst Bloch
Përherë dhe në të gjitha vendet mundshme
të duket se diçka të mungon. Këtu
një gardh një gjeth një monedhë
atje një jetë. Aty pranë thërrasin rregullat
me zërat e urtë të ngushëllimit. Largpamësit
premtojnë shtimin hënësorë.
Kurse ty dhe mua nuk na shqetëson kurrgjë
aq shumë sikurse
( kapja e ajrit dhe dënimi i shkëlqimit të lartë mbi kokat tona
të tërhequra)fundi dhe qielli i munguar.
KONSTRUIMI I ATMOSFERËS
Unë mendoja në vete. Kjo lojë e syve
nuk mund të jetë e vërtetë.
Këto mprehtësi të vendit të pamësuar.
Njeriut duhet t’i mbushet mendja.
Nga e dyta apo e treta ulëse e rrethit
Unë shoh veten në rreth dhe dielli shkëlqen.
Me të vërtetën dielli shkëlqen.
Edhe këtu ku unë qëndroj ai shkon.
Kur unë dua ai kthehet prapë.
Me borën e parë nën krahë.
Rreshtat nuk janë të zëna. Merr vend.
Megjithatë asnjëherë kaq larg nuk mendoj unë.
CARTE BLANCHE
Megjithatë po. Ka diçka këtu.
Nga trauma e vogël
deri te trendi i madh. Argjend
nga e tërë bota. Kokrriza rëre.
Pigmente. Statisti shikon me shumë domethënie.
Mbyll njërin sy. Hë nis. Unë
nuk dëgjoj kurrgjë. Unë habitem.
Sufleri flet zëshëm.
Një luzmë nga engjëlli mbrojtës fluturon.
TI THUA TI MUND TË VALËZOSH VETËM VALLËZO
Uji ardhmërisë derdhet pranë qytetit.
Është drekë, është mbrëmje. Fëmijët
na shërbejnë neve me fat
Me gotë,-Nënë. Ja ku është një
Frajer. Para derës...- Ne përkulemi
në pranverë dhe zgjohemi në verë
Ne habitemi. Ne rrotullohemi
Përziejmë në gotë sapunë me ujë dhe fryjmë
INSTALIM I
Hapësira nëpër katër dritare të hapura
me dinjitete të kthyera në vete
Një artikull i shquar mbështete
në fjalën LIRIKË
mbi këtë zgjerohet
një fasulet mëndafshi i kohës
Hapësirë me katër dritare të hapura
fleta të thara dhe njolla shiu
në parket
QIELL. EDHE NJËHERË.
Bukur. Kështu pra ai di më shumë se unë.
Syri i tij përgjon në çdo kapje
të yjeve. Për parajsën e mundshme.
Për veshjen dhe maskat.
Unë e di këtë lojë.
Dramaturgjinë. Unë me inat kaloj
nëpër gjurmët e pa vërtetuara të tij.
Shtroj poezi. Kurthe thuprash. Përdredhje.
Djalli i motrës së zëshme shikon
kalimthi. Këndon gjarpri në gjumë.
QARTËSIM I PARALAJMËRUAR PËR DASHURI
Në fillim është mbledhur tepihu i kuq
në djepin i derës të euforisë së engjëllit
që sipas rregullave të artit në govatë
derdhem unë nga krahu mbaj mbi krahun lartë
ujin që rrjedh prej goje në Regenvald bashkohet
çdo bukuri ka edhe gabime e them unë
që jam rritur këtu ndërmjet Nepal-palmave
dhe Mongravëve ku kali i pa frenuar hedh qeshjen
me kokën prapë ti mundesh krahun më afër
ta hedhësh për rreth meje para se të më duash
FUNDLOJË
Kështu është ai. Luan edhe më tej fshehurazi
nën kapuçin prej kashte ku asnjëri se kërkon.
Dhe kur tymi ngrihet i kthjellët
kaminat tanë ua marrin drejtimin e vet të tjerëve.
Bredh vazhdimisht me përparësi
mbi çatinë e pafatësisë. Këtu më në fund
Mban veten. Shtyp kapuçin e shndërruar
në ballë. Unë duhet ta sjell fundin dhe
vendosjen e mjegullave mbi vete në tiganin e zbrazët.
GJERSA GURI I SAJ SHILARET
Përqafimet thotë ajo asnjëherë
nuk kanë qenë një masë ekzakte deri më sot
përndryshe ajo pi nga dy kilogram fryte
të ekzaminuara si kapërcime anësore
që ju kaq lehtë të trishtoheni zotërinjtë e mi
derisa zgjat procesi i shërimit të saj i tanishëm
në më shumë faza ju duhet të keni
dy tre hapa më afër takimit sprovave të njëpasnjëshme
deri sa gjuri i saj shilarthet nuk i duhet vallëzues
Brigite Fuks (Brigite Fuchs) u lind më 1951 në Vindnau të Zvicrës, ka punuar si mësuese, referente dhe ka dhënë kurse të ndryshme në fushën e lirikës dhe poezisë eksperimentale 1995-2003, madje ka shërbyer si redaktore e revistës vjetore SELC.
Tani është e angazhuar në grupin punues për botimin e lirikës në AdS. Jeton tani për tani në Teufenthal.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Jusuf Zenunaj: VetëvendosjA është një...
Bilall Maliqi: Heshtja metaforë poetike
Mihai Antonescu: Drita e Dardanisë dhe Shqiponja e Bukureshtit
Baki Ymeri: Qyteza dhe Njerëzit e saj
Sami Krasniqi: Përkushtim letrar me rastin e ‘’Flakës së Janarit’’
Luan Çipi: Letër Reshat Kripës
Dibran Demaku: Hasan Mekulit dhe Azem Shkrelit
Demir Krasniqi: Ka një muaj e një gjysmë viti
Fragmentizmi gjeografik në poezinë Remzi Bashës
Sokol Demaku: Një ndjenjë e humbur
Cik?l poetik nga Safet Hyseni
Sinan Sadiku: Poezi origjinale me vlera të mirëfillta artistike
Përparim Hysi: Panajot! Panajot!
Dritan Egro: Historia shqiptare dhe tregu i huaj
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte''
Shefki Sejdiu: Paradigma formë sistemore (argumentimi apo edhe përgënjeshtrimi) në trajtime shkencore
Cikël poetik nga Rexhep Kasumaj
Sabile Keçmezi- Basha: Malli për Itakën