E marte, 08.10.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Heshtja metaforë poetike

E marte, 26.01.2010, 06:15 PM


HESHTJA METAFORË POETIKE

Nga Bilall Maliqi

(Sejhane Mehmeti “Metafora e heshtjes”, Sh.b. “SAS”, Prishtinë 2009, faqe 68).

Krijuesja Sejhane Mehmeti, para lexuesve shpalosi vargje poetike në të cilat demonstron subjektivitetin shpirtëror e figurativ në kohë.

/Në emër të jetës/, me këto vargje autorja nis këtë përmbledhje poetike duke vënë në spikamë sfidat, dhembjet, dashurinë ku të gjitha tani bashkëdyzohen me pikën e lotit.Që në fillim të librit shohim se autoren e frymëzon vetmia, heshtja, jeta e qetë etj., te të cilat figuracioni poetik është i qëlluar dhe në vend të duhur.

Poezitë e këtij libri në tërësi janë gjysëmhermetike dhe hermetike të paisura me një gjuhë të rrjedhshme poetike ku e bënë më interesant dhe më me art këtë vëllim poetik.

Heshtja si metaforë

Me vargje heshtjeje autorja hyn në koncept të mallit, vetmisë por edhe të heshtjes e cila manifestohet në forma të ndryshme varësisht nga momenti e koha.

Shtrirja e frymëzimeve të autores paraqitet edhe me emocione të cilat diku-diku theksohen nëpër vargje e më vonë të lidhen forcërisht me dashurinë e Zotit sepse:

 

Të mos ishte

Dashuria e Zotit

S’do të ekzistonim unë dhe ti”

 

Laryshia tematike e librit tregon seriozitetin e autores në tri ciklet poetike që përbëjnë trungun e këtij vëllimi dhe tregon qartë se kemi të bëjmë poezi të cilat kanë një vlerë të begatshme artistiko-letrare.

Të tillë me trekëndëshin, heshtje-vetmi-jetë titullohen edhe ciklet e librit si:/Shtrati i vetmisë/, /Monotonia e heshtjes/ dhe /Me erën e jetës ngopem/, ku titujt japin një pasqyrë reale të përmbajtjes së librit .

Poezitë që e kompletojnë këtë libër nuk janë të gjata, kanë një strukturim të zakonshëm, ku në të shumtën e rasteve në vargje ndeshemi me metaforën ku autorja me sukses ia ka gjetur vendin e duhur.

Në disa raste kemi përsëritje të heshtjes gjë që është e arsyeshme sepse ashtu e dikton situata dhe momenti.

Në vazhdim të shtjellimit të poezive ndeshemi me mallin që ka autorja ku pasqyrohet ndjenja e dashurisë së parealizuar ku:

 

Zemra kohë ndarje

S’pranon”

 

Pra kohëndarja nuk pranohet nga autorja.E përparshmja kohë tani  shndërrohet në bukuri të zezë…

 

Monotonia e heshtjes

 

Në vazhdim monotonia bëhet edhe më e theksuar në vargjet poetike të autores e cila assesi nuk mund të del nga ky koncept i monotonisë dhe heshtjes, por heshtje e monotonia tani më bëhen mit.

Kur jemi te ky cikël poetik duhet përmendur poezitë:/Në jetë për jetën/ , /Valigje malli/, / Jehonë ombrelle/, / Liri poetike/, /Pikturë delikate/ etj., për t’u ndalur te poezia /shpëtom Zot/ ,ku autorja tani i dorëzohet Zotit ku e lutë që ta shpëton nga epitetet e gabuara, nga ky labirint i jetës…

Tani në vazhdim autoren e frymëzon të shkruaj vargje poetike malli për atdheun, ku jep një mesazh të qartë përmallimi dhe malli për atdheun.

Prishtina, Tirana, Liqeni i Shkodrës ishin objekt frymëzimi për Sejhanen, ku iu shkroi vargje tërheqëse dy kryeqendrave më të mëdha shqiptare dhe  Liqenit të Shkodrës.

Përsëri autorja kthehet në dozen e zisë dhe mallëngjimit, ku me anë të vargjeve shprehet:

 

“Në zi e mallëngjim

Thuhen fjalë të brishta

Refren i ditës

Bëhet zemërimi”

 

Pra edhe në përditshmëri kur thuhen fjalë të brishta, atëherë refren i ditës bëhet zemërimi.

Prej gjithë kësaj që u tha deri më tani mund të themi se  vëllimi poetik “Metafora e heshtjes” e autores Sejhane Mehmeti posedon vlera të begatshme artistiko-letrare dhe është në rrugë të mbarë ta rris gradualisht vlerën e shkrimeve të saja edhe në të ardhmen…

 

Shenime biografike

 

Sejhane Mehmeti lindi më 14.08. 1986 në Preshevë.Shkollën fillore e mbaroi në Preshevë.

Shkollën e mesme medresenë “Alaud-din” e kreu në Prishtinë.Tani është studente e Fakultetit Filologjik-Departamenti:Letërsi shqipe.

Me krijimtari nisi të merret qysh nga bankat e shkollës fillore.

Përmbledhja poetike “Metafora e heshtjes” është libri i saj i parë.



(Vota: 29 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora