| E marte, 26.01.2010, 05:15 PM |
/Në emër të jetës/, me këto vargje autorja nis këtë
përmbledhje poetike duke vënë në spikamë sfidat, dhembjet, dashurinë ku të
gjitha tani bashkëdyzohen me pikën e lotit.Që në fillim të librit shohim se
autoren e frymëzon vetmia, heshtja, jeta e qetë etj., te të cilat figuracioni
poetik është i qëlluar dhe në vend të duhur.
Poezitë e këtij libri në tërësi janë gjysëmhermetike dhe hermetike të paisura me një gjuhë të rrjedhshme poetike ku e bënë më interesant dhe më me art këtë vëllim poetik.
Heshtja si metaforë
Me vargje heshtjeje autorja hyn në
koncept të mallit, vetmisë por edhe të heshtjes e cila manifestohet në forma të
ndryshme varësisht nga momenti e koha.
Shtrirja e frymëzimeve të autores paraqitet
edhe me emocione të cilat diku-diku theksohen nëpër vargje e më vonë të lidhen
forcërisht me dashurinë e Zotit sepse:
“Të mos ishte
Dashuria e Zotit
S’do të ekzistonim unë dhe ti”
Laryshia tematike e librit tregon
seriozitetin e autores në tri ciklet poetike që përbëjnë trungun e këtij
vëllimi dhe tregon qartë se kemi të bëjmë poezi të cilat kanë një vlerë të
begatshme artistiko-letrare.
Të tillë me trekëndëshin,
heshtje-vetmi-jetë titullohen edhe ciklet e librit si:/Shtrati i vetmisë/,
/Monotonia e heshtjes/ dhe /Me erën e jetës ngopem/, ku titujt japin një
pasqyrë reale të përmbajtjes së librit .
Poezitë që e kompletojnë këtë libër
nuk janë të gjata, kanë një strukturim të zakonshëm, ku në të shumtën e rasteve
në vargje ndeshemi me metaforën ku autorja me sukses ia ka gjetur vendin e
duhur.
Në disa raste kemi përsëritje të
heshtjes gjë që është e arsyeshme sepse ashtu e dikton situata dhe momenti.
Në vazhdim të shtjellimit të poezive
ndeshemi me mallin që ka autorja ku pasqyrohet ndjenja e dashurisë së
parealizuar ku:
“Zemra kohë ndarje
S’pranon”
Pra kohëndarja nuk pranohet nga
autorja.E përparshmja kohë tani
shndërrohet në bukuri të zezë…
Monotonia e heshtjes
Në vazhdim monotonia bëhet edhe më e
theksuar në vargjet poetike të autores e cila assesi nuk mund të del nga ky
koncept i monotonisë dhe heshtjes, por heshtje e monotonia tani më bëhen mit.
Kur jemi te ky cikël poetik duhet
përmendur poezitë:/Në jetë për jetën/ , /Valigje malli/, / Jehonë ombrelle/, /
Liri poetike/, /Pikturë delikate/ etj., për t’u ndalur te poezia /shpëtom Zot/
,ku autorja tani i dorëzohet Zotit ku e lutë që ta shpëton nga epitetet e
gabuara, nga ky labirint i jetës…
Tani në vazhdim autoren e frymëzon
të shkruaj vargje poetike malli për atdheun, ku jep një mesazh të qartë
përmallimi dhe malli për atdheun.
Prishtina, Tirana, Liqeni i Shkodrës
ishin objekt frymëzimi për Sejhanen, ku iu shkroi vargje tërheqëse dy
kryeqendrave më të mëdha shqiptare dhe Liqenit
të Shkodrës.
Përsëri autorja kthehet në dozen e
zisë dhe mallëngjimit, ku me anë të vargjeve shprehet:
“Në zi e mallëngjim
Thuhen fjalë të brishta
Refren i ditës
Bëhet zemërimi”
Pra edhe në përditshmëri kur thuhen
fjalë të brishta, atëherë refren i ditës bëhet zemërimi.
Prej gjithë kësaj që u tha deri më
tani mund të themi se vëllimi poetik
“Metafora e heshtjes” e autores Sejhane Mehmeti posedon vlera të begatshme
artistiko-letrare dhe është në rrugë të mbarë ta rris gradualisht vlerën e
shkrimeve të saja edhe në të ardhmen…
Shenime biografike
Sejhane Mehmeti lindi më 14.08. 1986
në Preshevë.Shkollën fillore e mbaroi në Preshevë.
Shkollën e mesme medresenë
“Alaud-din” e kreu në Prishtinë.Tani është studente e Fakultetit
Filologjik-Departamenti:Letërsi shqipe.
Me krijimtari nisi të merret qysh
nga bankat e shkollës fillore.
Përmbledhja poetike “Metafora e heshtjes” është libri i saj i parë.