Kulturë
Përparim Hysi: Thërrime malli
E marte, 26.01.2010, 09:18 PM
Thërrime malli
Nga Përparim Hysi
1.Perëndim mbi oqean
Oqeani duket sikur ka marrë zjarr
Në këtë perëndim krejt të kuq
Po mëndja ime s'di nga ka marrë
Që vidhet nga unë,e ka huq.
Ka ikur tutje,tutje:shumë larg
Andej,për matan oqeanit
E shoh të hipur në një barkë
Dhe ia njoh mirë intenerarin.
Të soset kërkon në Shqipëri
Për andej i ka ndezur motorët
Shkundem e kthiellem tani
Dhe ndiej të lagem nga lotët.
25 korrik 2003
2.Po...
Po s'e rdha vet që të hap derën e shtëpisë
Lëreni që tek pragu le të rritet bari
Jam aq i mbytur prej nostalgjisë
Sa mënd shpërthej së qari.
1 gusht 2003
3.Në kujtim të një peizazhi
Përtej përroit,kodrina e zhveshur
Dhe andje,larg:fushat e korrura
Po pylli ku është?Mjerisht,e kanë "qethur"
Dhe më ngjan shkretë me shkurret e vogëla.
Dielli të pjekë,se kot nuk është gusht
Unë bëj banjë"fshatçe" tek përroi
Dhe ligështohem si të kem gulç
Për dorën "vrasëtare" që pyllin linçoi
6 gusht 2003
4.Sa e rëndë
" Sa e rëndë dhe sa e hidhur
Të jetosh në vënd të huaj"
Popullore kozake
E rëndë është jeta në dhe të huaj
E rëndë dhe shumë e hidhur
Mbi kurriz e kam provuar:po vuaj
Kush kurbetin e ka shpikur?!
Mallkuar qoft në jetë të jetës
Kurbeti-pelin i hidhur
Nuk jam larg të vërtetës
Dhe fare nuk kam shpikur.
9 gusht 2003
5.Mbi oqean
Mjegulla e ka mbuluar të tërë oqeanin
Dhe unë shikoj si kuturu
Kaq të madh e paska sot jorganun
Sa humbi oqeani kështu?!
Ndaj dhe pres që mjegulla të davaritet
Që sytë t'i hedh mbi oqean
Se këtu,mezi i shtyj vitet
Dua që me sytë shikoj tejmatan.
Se tejmatan më është Shqipëria
Më griu,më griu mua malli për të
Largohu mjegull nga gjithësia
Se nuk pres,nuk pres dot më.
12 gusht 2003
6.Sa dua
Sa dua që të vrapoj fushave
Dhe arave që kam patur në fshat
Kories që kish dhe gëmushave
Të prehesha diku në livadh
Të jem lëarg qytetit e zhurmave
Boritë e makinave mos dëgjoj
Të ngopem me aromën e fushave
Dhe tjetër gjë nuk kërkoj.
14 gusht 2003
7.Kurbeti
"Kurbeti,shokë,kurbeti
Kush vate dhe nuk mbeti?"
Çajupi
E kush erdhi në kurbet dhe nuk u zhgënjye
Ashtu si udhëtari që në shkretëtirë kërkon oaz
Kurbet!Kurbet!Sa zhgënjyes që je!
Dhe kujt oazi nuk iu bë mirazh?!...
20 gusht 2003
8.Era e Thesprotisë
Era e THesprotisë fryn e shfryn fort
Klithmën e Çamërsië dërgon nëpër botë
Është klithmë me kujë.me kujë e me vajë
Greqinë mbush me turpe(botën pas asaj)
Në shekuj masakra,në shekuj privime
Kuje vë Kasandra gjer në kohën time
Çamët deli burra me gra kapedane
Që janë aq të bukura:made in çame!
Mos harroj Greqia ç'kanë bërë për të çamët
Mos i harroj trimat,as dhe kapedanët
Të tunden kambanat,të dëgjoj Greqia
Që të kthehen çamët siç është historia:
Mu në THesproti ku qenë den babaden
Ndryshe s'ka drejtësi:botës po i them.
21 gusht 2003
_______
Shehrezade
Jo.Nuk është Shehrezadeja e përrallës
Që përralte sulltanin për njëmijë e një net
Ko është një bukuroshe që rri ballas
Dhe me syrin e zi keqas mua më nget.
Sado që kokën e ka mbuluar me shami,
Dhe lidhur e mban atë nën gushë
Po unë të shoh fshehurazi,kam kohë që di
Ndaj marrë "vijëshënimi" dhe qëlloj me pushkë!
Syrin ajo e ka të madh si filxhan
Qerpikun e ka të gjatë dhe me bisht
Jo.Jo nuk duroj,moj,aman
Që me sy të më hashë kaq "egërsisht"
E quaj Sheherzade se është nga Irani
Në sytë e saj:krejt qielli i Persisë
Ah,-them me vete,- pati hak sulltani
Që humbte përrallash prej bukurisë.
Saadiu për të e shkroi "Gjylistanin"
Firdusi a nuk shkroi "Shahnamenë"?
Sa kupa vere piu për të Khajami
Esenini a nuk la mëndjen kur pa Shaganenë?
Serovit i ngriu peneli në dorë *
Kur pa një sy të tillë si ulli
Dhe paskam faj unë,një plak i gjorë,
Që lajthita pas syrit tënd të zi?
Ta shihnit ju Shehrezadenë "time?!"
(ta shihnit si unë kur fshehurazi e pashë?!)
Në mëndja më iku,u bë copë e thërrime,
Se ajo qe aq e bukur:krejt si Parajsë!
Dhe ika,lajthita.Po shkruaj si i lajthitur:
Jo,gjëkundi të ngjajshmen s'ia gjen
Zot,o Zot!Ç'është ky çast i ndritur
Që ma solle sot të bukurën madem?
Eh,Shehrezade,o moj komshia ime!
Të shoh unë fshehurazi,se kam "erz e nder?!"
Një kollë më zë;vdiqa ,shpirtja ime
Unë për buzët e tua,pranoj të shkoj në Ferr.
Në Ferr të shkoj dhe s'jam hiç pishman
Para të bukurës,unë bie në gjunjë
Ah,ç'më hëngri ai sy si filxhan
Dhe,tek e mbyll vjershën,jam krejt rrëmujë.
25 nëntor 208
Komentoni
Artikuj te tjere
Remzi Salihu: Poezi nga poetja zvicerane Brigite Fuks
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Jusuf Zenunaj: VetëvendosjA është një...
Bilall Maliqi: Heshtja metaforë poetike
Mihai Antonescu: Drita e Dardanisë dhe Shqiponja e Bukureshtit
Baki Ymeri: Qyteza dhe Njerëzit e saj
Sami Krasniqi: Përkushtim letrar me rastin e ‘’Flakës së Janarit’’
Luan Çipi: Letër Reshat Kripës
Dibran Demaku: Hasan Mekulit dhe Azem Shkrelit
Demir Krasniqi: Ka një muaj e një gjysmë viti
Fragmentizmi gjeografik në poezinë Remzi Bashës
Sokol Demaku: Një ndjenjë e humbur
Cik?l poetik nga Safet Hyseni
Sinan Sadiku: Poezi origjinale me vlera të mirëfillta artistike
Përparim Hysi: Panajot! Panajot!
Dritan Egro: Historia shqiptare dhe tregu i huaj
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte''
Shefki Sejdiu: Paradigma formë sistemore (argumentimi apo edhe përgënjeshtrimi) në trajtime shkencore
Cikël poetik nga Rexhep Kasumaj