E enjte, 12.09.2024, 08:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Bert Llankaster (1913-1994)

E merkure, 27.01.2010, 10:30 PM


BERT LLANKASTER/1913-1994/ 

Nga Halit Bogaj 

Ashu si edhe Kirk Dagllasi ,që ishte njëra ndër figurat më poliedrike të filmit amerikan, thuajse të njejtin vend e kishte edhe doajeni tjetër madhështor Bert Llankaster i cili na la një varg veprash të shquara  filmore me të cilat ka mbetur e begatuar mbarë kinematografia botërore në përgjithësi  dhe ajo amerikane në veçanti.Edhe Bert Llankaster përpiqej që filmi amerikan të ngritej në lartësitë më piramidale, ngase emri i tij i nderuar ndikoi së tepërmi në mbarëvajtjen e asaj kinematografie të larmishme .Janë të  shumta dhe grandioze rolet kryesore të cilat i interpretoi  i madhi – Bert Llankaster, me emrin e të cilit ishte e lidhur  epoka më e lavdishme e filmit amerikan, ngase aktori u bë yll i madh qysh në fillim të karierës së tij të ndritshme dhe sidomos me filmin antologjik”Vrasësit”/1946/. .Bert Llankaster posedonte një elan të pandërprerë  dhe një talent të paparë filmor me të cilin thuajse kishte lindur dhe ishte përsosur vazhdimisht  dhe rol pas roli, ashtu siç e mbajmë  mend edhe nga filmi”Trapezi”, me Toni Kertisin e ri.Pas çdo filmi bëhej edhe më i njohur  dhe më i kërkuar, më i dashur dhe më i afërt me  çdo spektator të pasionuar të cilët ishin mësuar me filmat e këtij  aktori  të shquar.Na dukej se Llankaster realizonte çdo rol të tij me një lehtësi të madhe, por edhe me një forcë të paparë  dhe magjike me të cilën joshte miliona shikues nga mbarë bota.Dihej se aktori i madh nuk duronte dështime me filmat e tij të  shumtë, prandaj edhe ishte i kërkuar nga regjisorë dhe producentë  të mirënjohur, siç ishin :E. Men, F.Cineman, Xhon Starxhes, Robert Siodmak Delbert Man, Sidni Pollak, Lukino Viskonti  dhe shumë të tjerë me të cilët bashkëpunonte vazhdimisht.Qysh me filmat e tij të njohur:”Shigjeta e thyer”, ”Pirati i kuq”, ”Kthehu Shiba evogël”, ”Dyluftimi në Okej Koral”, ”Apaçi i fundit”, ”Trapezi”, ”Nxënësi i djallit”, ”Prej këtu deri në amshim”, ”Tavolinat e ndara”, ”Vera 
Burt Lancaster
Burt Lancaster
Kruz”dhe”Procesi i Nurnbergut” shihej se Llankaster ishte njëra ndër legjendat e gjalla që na dhuronte kryevepra kolosale filmore të cilat ishte kënaqësi e madhe që t` i shikonim dhe t` i përjetonim sikur të ishin ngjarje të vërteta ngase të tilla dinte t` i bënte vetëm  një aktor i formatit të tij.Të gjithë e dimë se Bet Llankaster kishte shkëlqyer si një meteor i vërtetë me filmin e Fred Cinemanit”Prej këtu deri në amshim”i cili ishte i shpërblyer me disa çmime oskarë,  duke mbetur edhe si njëra ndër kryeveprat më të  fuqishme e të gjitha kohrave në të cilën ishin të dalluar  edhe aktorët:Montgomeri Klift,Ernest Borxhnin dhe  Frenk Sinatra.Po i këtij niveli të lartë është  edhe filmi tjetër fenomenal”I burgosuri nga Alkatrazi” në të cilin aktori interpreton një rol superior të një burgosuri i cili dashurohet fuqimisht në kultivimin e shpezëve, duke lexuar literaturë përkatëse  rreth tyre.Siç thamë edhe më lart, Bert Llankaster ishte i paharruar edhe në rolin e një nazisti të pashpirtë  nga filmi”Procesi i Nurenbergut”, me të cilin bëhet një aktor vërtet kolosal që mund të interpretonte role të tilla aq të ndërlikuara, siç ndodhë në filmin në fjalë ku luajnë edhe yje të tjerë si:Spenser Trejsi, Luj Zhurdan, Montgomeri Klift ,Maksimilian Shell, Riçard Vidmark dhe diva e kohës – Marlen Ditrih.Llankaster na dhuroi role të shumta dhe të llojllojshme me të cilat ka mbetur ndër figurat më të pavdekshme  të kinematografisë amerikane, duke shërbyer edhe si një aktor shembullor edhe për gjeneratat e ardhshme të cilat do të mësonin shumë prej tij .Rolet e tij të fuqishme na kanë mbetur në kujtesë të përhershme si realizime vërtet të posaçme të cilat mund t` i  jetësonte vetëm një aktor i madh si ai. Ta zëmë – kush mund ta luante aq bukur rolin e paharruar të “sharllatanit” në filmin”Elmer Xhentri”, rolin e revolveristit mercenar nga filmi”Profesionistët”ose atë të indianit si në filmin”Apaçi i fundit” dhe shumë role të tjera të ndërlikuara të cilat ishin  të realizuara  me mjeshtërinë më të madhe artistike.E kujtojmë edhe nga filmi i shquar”Shkorpioni”, në të cilin shkëlqen me aktorin e madh francez – A. Delon, me të cilin kishte luajtur  edhe në filmin”Gepardi “të L.Viskontit.Gjithashtu është i paharruar edhe në filmat”Valdezi”, ”Vera Kruzi” ”Ura e  Kasandrës, “Shekulli njëzet”, ”Profesionalistët”dhe në disa të tjerë me të cilët  është bërë shumë i popullarizuar dhe përherë i kërkuar nga adhurues  të filmave të vetë antologjik.Duhet theksuar edhe faktin relevant se krahas Vajt Erpit të Henri Fondës nga filmi” “E  dashura  ime   Klementina”,shkëlqen në mënyrë brilante edhe ai i Bert Llankasterit nga filmi”Dyluftimi në Okej Koral”, në të cilin  na duket se përmes tij  e shohim Vajat Erpin e vërtetë të Perëndimit të  egër amerikan,ku, siç e kemi  thënë edhe diku tjetër, Dok Holidejin e intepretonte aktori tjetër i madh – Kirk Dagllas.

Krahas tjerash, Llankaster interpreton edhe një rol tjetër të shquar nëuesternin e paharruar”Njeriu i ligjit”, ku luan sherifin ,bashkë me aktorët e njohur: Li  Xh.Kob dhe Robert Dyval .


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora