Kulturë
Dy poezi nga Nehat Jahiu
E merkure, 27.01.2010, 08:02 PM
Nehat Jahiu
Në ballë të oxhakut
Në ballë të oxhakut
ti hoqën plagët, ti hoqën rrudhat,
ta ruajten sofrën, ta ruajtën pragun,
ta mbrojtën nderin, ta mbrojtën konakun,
në ballë të oxhakut.
Në ballë të oxhakut, ngritur nga vdekja,
o nuk falet kjo tokë, o kurrë, o kurrë,
nuk falet nderi e nuk turpërohet fisi,
rrënjët e thella i ka lisi.
Shumeherë në oxhak,
u ruajt trungu, u ruajt foleja,
harruan se me shekuj këtu ka një prag,
shumëherë vdiset për një oxhak.
Tek kjo tokë
Tek kjo tokë, tokë e kuqe
kanë mbirë shumë lulëkuqe,
kanë rënë në varr shumë nuse,
shumë trima lulëkuqe nëpër varre,
vdekja e shkruar nëpër male.
Tek kjo tokë me lisa,
janë aty buka dhe rrita,
gjakëra të ngjizur në rrasa guri,
shkaba qëndisur tek flamuri.
Tek kjo tokë- tokë e fortë,
arat mbjellur me eshtra dje e sot,
lule skuqur me gjak Kosove,
tek kjo nënë me shumë morte.
Tek kjo tokë ka varre shumë,
u derdhë gjaku u derdhë lumë,
e të bleruara janë mal e fushë,
dasëm bënë dasmorët me krushq.
Tek kjo tokë tokë shqiptare,
mbijnë lulëkuqet përmbi varre.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
U promovua libri “Pellgu i Dhembjes” - Monografi kushtuar rokerit të njohur Uran Bajramit
Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me redaktoren e kulturës të gazetës “TemA”, zonjën Dhurata Hamzai
Alma Papamihali: Eda Zari - Këngëtarja sensacion e muzikës shqiptare!
Baki Ymeri: Poezi rumune - Nicolae B?ciu?/Nikolae Bëçuc
Petraq Zoto: Ridimensionim krijues
Përparim Hysi: Thërrime malli
Remzi Salihu: Poezi nga poetja zvicerane Brigite Fuks
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Jusuf Zenunaj: VetëvendosjA është një...
Bilall Maliqi: Heshtja metaforë poetike
Mihai Antonescu: Drita e Dardanisë dhe Shqiponja e Bukureshtit
Baki Ymeri: Qyteza dhe Njerëzit e saj
Sami Krasniqi: Përkushtim letrar me rastin e ‘’Flakës së Janarit’’
Luan Çipi: Letër Reshat Kripës
Dibran Demaku: Hasan Mekulit dhe Azem Shkrelit
Demir Krasniqi: Ka një muaj e një gjysmë viti
Fragmentizmi gjeografik në poezinë Remzi Bashës
Sokol Demaku: Një ndjenjë e humbur
Cik?l poetik nga Safet Hyseni