E diele, 28.04.2024, 10:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Barbra Streisand

E enjte, 28.01.2010, 10:28 PM


BARBRA STREJSEND/1942-

Nga Halit Bogaj

E dhembshme në shikim të parë, ngase nuk posedonte ndonjë bukuri të theksuar, Barbra Strejsend ishte përherë një sharmante e madhe, një aktore e denjë e artit të shtatë dhe një këngëtare e famshme  amerikane.

Edhepse emri i saj ishte thellësisht i lidhur me muzikë dhe mundësitë vokale, ajo dëshmonte se parasëgjithash ishte edhe një aktore me vlera të shquara, kurse pastaj edhe si këngëtare.

Barbra Strejsend i ka kaluar gjashtëdhjetë vite të stuhishme në ngritje dhe rënie të shumta.Edhe kur dëshiron ta bëjë rezymenë e jetës së vetë, ajo vepron përherë me buzëqeshje.

Pas vetes i ka lënë vetëm 15 filma, por me miliona disqe muzikore dëgjohen anëekënd botës dhe dhjetra albume të arta.Emrin e saj e shqiptojnë me dashuri të madhe me qindra mijra adhurues të saj nga mbarë bota. Ajo ka një djalë dhe dhjetra miliona dollarë pasuri, por ka mbetur përherë e njejta aktore dhe këngëtare modeste.Mbase është aktorja dhe këngëtarja më e shëmtuar e shoubiznesit amerikan, por e ka arritur atë që edhe më të bukurat nuk mund ta arrijnë më kurrë, duke luajtur edhe me aktorë kolosalë të botës filmore amerikane, siç janë:Robert Redford, Kris Kristoferson dhe të tjerë, të cilët ishin shprehur në superlativ kur ishte fjala për këtë kngëtare dhe aktore të shquar.

Personaliteti i saj i ndërlikuar- thonë se kishte shpërtghyer me një energji të paparë. Njeriu mund të mendojë se a është jeta e saj një klishe, ashtu siç ka qenë edhe e shumë aktorëve të tjerë të cilët kanë vuajtur shumë gjersa kanë arritur në majat më të larta.

Në këtë drejtim duhet theksuar edhe faktin se edhe Barbra Strejsend kishte vite të tmerrshme në fillim të karireës artistike.Familja e saj, menjëherë pas lindjes së aktores së ardhshme kishte mbetur pa zot shtëpie, me ç’ rast nuk kishte as të ardhura materiale për edukimin e saj muzikor.Duhet falenderuar vetëm zërit të saj magjik i cili  e nxori nga humnera e vërtetë në të cilën gjendej.

Nga Bruklini shpërngulet në Manheten, duke qenë e sigurtë se mund të arrinte suksese të nevojshme në aktrim, me ç’ rast edhe zëri i saj ishte një biletë e sigurtë për të hyrë në  Holivudin legjendar.Duke kënduar në disa klube të natës, Barbra arrin në’’Blu Enxhëll’’ dhe’’Bon Suar’’, dy klubet me ronome të më të mëdha në  ato vite kur  ajo pretendonte të ngjitej shumë më lart.

Pasojnë udhëtimet  në mbarë vendin kur njihet me menaxherin  Martin Ulrih, për të luajtur edhe në filmin e saj të parë.Bashkë me rolin i erdhi  edhe oferta e parë martesore nga aktori atëherë i njohur- Eliot Guld, i cili kishte fatin të martohej me Barbra Strejsendin.

Në vitin  1963 ishin betuar për besnikëri të përjetshme, por pas 6 vitesh martese ishin ndarë dhe kishin mbetur miq të përhershëm.

Përafërsisht në të njejtën kohë shkëlqeu edhe kariera e saj filmore, gjatë së cilës i realizoi 16 filma/ në katër nga të cilët është edhe vetë regjisore dhe producente/.

Disa nga filmat e saj të ndritur ishin të nominuar me çmimin oskar, por atë e fitoi me filmat’’Lindi ylli’’, ku kishte partner Kris Kristofersonin dhe ’Vajza qesharake’’,  Robert Redfordin.

Në mënyrë paralele zhvillohej edhe jeta e saj muzikore, e cila shpeshherë fitonte edhe numër të madh shpërblimesh.

Aktorja dhe këngëtarja e shquar kishte edhe ndikim të madh politik, me bindje të thella liberale.Jo vetëm që ishte tërhequr nga mjerimi i plotë, por pas vetes kishte lënë kritere të larta me të cilat matet edhe suksesi i saj kolosal.Vazhdimisht ishte evidente se Barbra Strejsend kishte kujdes për autoritetin e vetë të cilin nuk  dëshironte ta rrënonte në asnjë mënyrë, ngase e kishte latrtësuar me mundime të mëdha.

Filmi  saj i fundit’’Dy fytyra të dashurisë’’, është ndër realizimet  më të  suksesshme, në të  cilin aktrojnë edhe Xhef Brixhis dhe Pirs Brosnan.

Në fund të këtij  shkrimi duhet theksuar edhe faktin se Barbra Strejsend gëzon autoritet të madh në jetën publike amerikane dhe në shoubiznesin e saj, duke mbetur njëra ndër femrat më të famshme të shoqërisë amerkane.


(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora