E diele, 28.04.2024, 12:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Ndoshta një marrëzi…

E premte, 29.01.2010, 08:18 PM


Blerim Rrecaj

Ndoshta një marrëzi…

Del dhe ec një rruge drejtvizore. Nëpër qytezë. Vet i dyti. Ndjen mall dhe mungesë pranie. Hapa vazhdon të hedhësh asaj rruge ‘anësore’ të zbardhëruar nga bora. Edhe këtej syri has në këtë ‘det’ a ‘mal’ ndërtimesh. Ndoshta më mirë xhungël t’i thuash. Pak nervozë e shfaqur dhe pashitje e saj. Një fëmijë ndalet në trotuar derisa ta hajë ndoshta çokollatën dhe nëna e tij e prêt duke i folur. Ti e vërejte më mirë këtë ngjarje, unë u përqëndrova te ai vështrim fëmije. Kapërcim udhe në atë udhëkryq dhe drejt e në kafene me xhama të tejdukshëm. Me izolim të duhur sepse zhurma e gjithë atyre njerëzve e automjeteve nuk depërtojnë mbrenda. E mbrenda ne mysafirët që kryesisht mbi tavolina kemi të vendosura makiatot shoqëruar me ujë mineral. Diku në ndonjërën prej tavolinave ngritet edhe tym duhani. Një nxemëse me gaz vazhdon të na ngroh e tinguj të lehtë muzike mund të i shijojmë nëse jemi me disponim të mirë. Një ekrani madh televiziv në kulm të asaj shtëpie shfaq spote reklamuese.Dhe mendime që kanë të bëjnë me ty dalin nga koka.Ndjehemi lehtë dhe jo të rënduar. Ndeshesh edhe me ndonjë vështrim të shpejtë përtej dhe vazhdon bisedën.Kënga ‘Ditë dimri’ mbaron. Ngritemi nga karrikat dhe e lëmë edhe këngën tjetër që ju mund ta dini si titullohet ‘Po tani je vyshk e s’ke më erë’…Dhe një kthim në drejtim të strehës sonë. 28 janar. Gjatë rikthimit ndonjë moment meditimi shkrep dhe ndoshta shikimi është diku, disi i papërcaktuar në horizont…Pas kësaj edhe një shëtitje tash në një ambient të zbardhuar nga bora që s’e kisha vërejtur kur kishte filluar të binte. Më the se kishe parë ëndërr se kishte ra borë deri në gju kur u zgjove apo jo…Mbrenda mureve pos tjerash debat absurd televiziv rreth një letre për koalicion politik zhvillohej dhe duhej dhe u bë ndërrimi i një poçi elektrik. Ecjet këndellëse shoqëruar pa e me borë, përshkrim i kësaj dite me pak fjalë dhe një bisedë e ndërprerë telefonike…Ka edhe gjëra tjera që ndoshta do t’i kujtojmë a bisedojmë për to më vonë. Kaq dhe jo vetëm kaq them ndërkaq bora vazhdon të bije me një egërsi të butë duke i dhënë ngjyra të këndshme freskie këtij ajri të padukshëm…Në dhomë shfletim e lexim i një libri pozishë. Gjumi e solli një ëndërr. Kisha rinisur shëtitjen i vetëm. Sot diell, pika strehësh dhe edhe pak do t’ia mësyej… do të dal…dhe kthehem duke lënë pas dy ndeja me fjalë të ngatërruara monotonisht e me mllef që na dolën gati si pa na pyetur…Pak të tepërt kemi filluar ta ndjejmë veten. Situatë e tensionuar ndjehet kudo nëpër qeniet tona…Një titull poezie është: “As zyrtare, as intime”. Po kjo që thashë deri këtu, çfarë është kjo? Një marrëzi, asgjë më shumë…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora