E diele, 28.04.2024, 11:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Gjuha shqipe në studimet gjermane

E premte, 29.01.2010, 10:57 PM


ÇKA  THONË  TË HUAJT PËR  NE
    GJUHA  SHQIPE  NË  STUDIMET  GJERMANE 
      
Shkroi: Ramiz DËRMAKU

          Historia dhe gjuha e shqiptarëve, përgjithsisht në periudhën e Rilindjes evropiane, edhe pse ishte pjesë e pandashme e historisë shumëvjeçare të Evropës, e shpesh e ndodhur në epiqendrën e zhvillimeve historike të saj, shumë vonë u bë objekt hetimi shkencor. Ndonëse shqiptarët nuk ishin një popull që vetëm kishin marrë nga bota,por e kishin dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e kulturës e teknologjisë qysh nga kohërat më të lashta deri në Rilindjen evropiane. Në shek XX , Shqipëria ishte një shtet shum7 pak i njohur nga Evropa. Duke e ditur që historia, kultura  dhe gjuha e shqiptarëve ishin pak të njohura, dhe të vetëdijshëm për rëndësinë që kishte njohja e tyre për ta kuptuar hisstorinë dhe kulturën e Evropës në tërsi, nga shek. XVIII e konkretisht në shek. XIX shumë dijetarë të vendeve të Evropës filluan këkime nga aspekte të ndryshme të jetës materiale e kulturore të popullit shqiptar i cili jetonte në vendin e tij. Ne kësaj radhe do të japim një përshkrim të hollësishëm të ffillimeve dhe të etapave të njohjes së historisë dhe gjuhës së shqqiptarëve nga disa punëtor gjermanë të cilët tërë jetën ia kushtuan studimeve, objektivitetit të analizave dhe zgjedhjeve shkencore ne të cilat ata i studjuan. Kur flitet për studimet gjermane rreth historisë dhe gjuhës së shqiptarëve, natyrisht se mund të thuhet se edhe ato studime i ndërmorën në bazë të motiveve të përgjithshme që përcaktuan interesimin e Evropës shkencore për shqiptarët dhe gjuhën e tyre. Në shek. e XIX , J. G .Hani do të shpallte se krahas popullit grek dhe atij romak, kishte edhe një popull (që quhej ) ILIR, shumë të lashtë dhe të shquar nga tradita. Habit fakti se vetë gjarmanët nuk bënin pjesë në ata popuj. Këtë shqetësim e synim ne nji frymë  ilumuniste e tha: J.G. Herderi, në shek XVIII, ku ne mes tjerash cekë..., " ne kemi lidhje me njëri tjetrin, jemi plotësisht të njejtë njëri me tjetrin, të kulturuar, të sjellshëm, të lumtur por ne nuk kemi një atdhe, ne të cilin do të jetojmë; ne jemi miq të njerëzve dhe qytetarëve të botës". Prejardhja e shqiptarëve dhe autoktonia e tyre në trojet e sotme mund të gjente verifikim më të plotë në nji kohë  kur studimet arkeologjike, antrpologjike, etnografike.., ishin në nji stad embrional në studimin e gjuhës shqipe, dhe përcaktimin e lidhjeve të saj me gjuhët tjera. Studimet gjermane ne gjuhën shqipe u motivuan jo vetëm nga synimi për të njohur natyrën e kësaj gjuhe, por edhe më tej duke e radhitur gjuhën shqipe në familjen e gjuhëve  i n d o e v r o p i a n e. Studimi i gjuhës shqipe për të arritur në përfundime mbi prejardhjen e saj dhe të shqiptarëve si folës të saj, filloi nga G.V. Lajbnicin dhe J. Tunmanin në shek - XVIII. Në vitin 1875 një grup gjuhëtarësh gjermanë të njohur si "Junggramatiker" ( gramatikanët e rinj ) zhvilluan pikëpamjen se çdo gjuhë me kohë ndryshon dhe i nënshtrohet rregullave rigoroze të evolucionit të tingujve, prandaj gjuhëtari duke u nisur nga e sotmja mund të rikonstrukturojë paraardhësen e lashtë të nji gjuhe.
  Studimi i parë gjerman, e njiherit mund të themi evropian, rreth prejardhjes së gjuhës shqipe e të shqiptarëve i takon filozofit më të madh të kohës së tij , Gotfrid Vilhelm Lajbnicit, i cili mendonte se studimi i gjuhëve nga nji pikëpamje krahasimtare do të na shpinte drejt një gjuhe paraardhëse të gjuhëve të sotme, dhe do të ndriçonte shumë anë të historisë së njerëzimit. Ai, në mes tjerash deklaronte se: " Këto gjuhë rrjedhin nga një burim i përbashkët ". Pas këtij vlen të përmendim edhe disa gjuhëtar si: Franc Bop, August Shlajher  etj.Lajbnici për prejardhjen e gjuhës shqipe në tri letërat e tij thotë:
            1. Një opinion sa do i turbullt rreth prejardhjes ilire të gjuhës shqipe ekzistonte edhe më parë dhe ai njihet nga Lajbnici. Nga kjo mund të themise 5 - vite më vonë në letrën e dytë me 10-dhjetor 1709, ai e ndërron mendimin dhe gjuhën shqipe e quan "gjuha e ilirëve të lashtë ". Se si arriti ai në këtë përfundim ne do ta kuptojmë nga një libër dhe një fjalor i gjuhës shqipe e që ato ishin " Doktrina e Kërshetën" 1618 e Pjetër Budit ( 1566-1622 ), dhe " Fjalori latinisht shqip" i botuar më 1635 nga Frang Bardhi ( 1606 - 1643 ).  Lajbnici ishte i pari i cili arriti deri në nji "teori-ilire" të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar. Në vitin 1732 në Gjermani kishte filluar botimi i nji fjalori të madhë univerzal të të gjitha shkencave dhe arteve, në 50 vëllime e vazhdoi deri me 1750, ku në këtë fjalor termi ilirë " ishte i pa përcaktuar", sepse ky roman artikëll u mbështet në të dhënat greke dhe romake. Në vitin 1774 në Lajpcig u botua " Untersuchungen über die Geschichte östlichen europäischen Volker" ( Kërkime për historinë e popujve të Evropës lindore), i Johan Tumanit, i cili ia kushtoi historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve dhe romunëve. Me këtë vepër Tunmani del si eksploratori i parë i Evropës shkencore në histsorinë e shqiptarëve. Tetëdhjetë vjet para Hanit, Tunmani arriti në të njejtën përfundim me të, dmth, Maqedonët, epirotët dhe ilirët flisnin të njëjtën gjuhë. Tunmani është i pari i cili është shprehur qartë se huazimet sllave të shqipes lidhen kryesisht me pushtimet serbe të trojeve shqiptare gjatë sundimit (mesjetës). Jozef Riter Fon Ksilanderi, ishte i pari që në veprën e tij  " Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve "  (1835), ky cekë se: "Ata nuk janë aspak të huaj, por një popull i lashtë i familjes evropiane". Ideja embrionale e J.G.Herderit se shqiptarët nuk janë aspak të huaj, por një popull i lashtë i familjes evropiane ishte shumë e vlefshme për t'u përfshirë në studimet e mëvonëshme mbi autoktoninë e popullit shqipëtar. Ai thonte se shqiptarët ,vllehët, arnautët, nuk janë të huaj por nji popull i familjes evropiane, që dikur ishin kombe kryesore, kurse sot kanë mbetur si gërmadha të braktisura të shumë popujve dhe gjuhëve.
          Hërderi e sheh të qartë idenë e kombësisë një nga forcat lëvizëse kryesore të historisë së çdo populli, 
                               a) Shqiptarët janë nji popull me histori të lashtë
                               b) Shqiptarët rrjedhin prej ilirëve.
          Kështu që Herderi, është autori i tretë gjerman (evropian) që shprehet në favor të çështjes ilire e të shqiptarëve. Studimet rreth Shqipërisë dhe ne tërsi të shqiptarëve mund të themi se hyn në bazë të re pas themelimit të Pashallëqve shqiptare autonome ( siq ishte - faktikisht pashallëku i Janinës udhëheqës i të cilit ishte , Ali Pasha Tepelena, i cili synoi autonominë nga Porta, por edhe krijimn e nji shteti  shqipëtar të pavarur i cili do të shtrihej ne të gjitha trojet e banuara me shqipëtarë. Kjo aspiratë e feudalëve shqipëtarë nuk arriti të realizohet, egzistenca e pashallëqeve i dha një forcë zgjimit të vetëdijes së çështjes kombëtare të shqipëtarëve dhe idenë për nji shtetë kombëtar shqiptar, e nga ana tjetër e bëri të njohur Shqipërinë në Europë dhe më gjërë. Jahan 5 - Hani , 1811 - 1869, gjatë një udhëtimi që bëri në Shqipëri dhe Itali, i njohu rrënjësisht shqiptarët dhe arbëreshët. Pas emrimit të tij si nënkonsul  në Austri, ai tërë jetën ia kushtoi çështjes së shqipëtarëve  dhe studimit të shqipëtarëve. Kulmin e suksesit të tij e arriti në vitin 1854 - me librin "Studime Shqiptare". Ai lidhur me prejardhjen e shqipëtarëve thotë: " shqipëtarët nuk janë sllavë, dhe nuk lidhen ngushtë me popujt e tjerë që i njohim " . Katërmbëdhjetë vjetë më vonë në veprën  "Udhëtimi nga Beogradi në Selanik", 1868 Hani do ta formonte nji bindje më të fortë për autoktoninë e shqiptarëve. Kështu ne sot pa hamendje mund të konkludojmë se ;" Shqiptarët e sotëm janë pasëardhës të ilirëve dhe të epirotëve të lashtë " . Në këtë vepër ai na përshkruan ca vise shqiptare të banuara me shqiptarë në Maqedoni, Serbin Jugore dhe Malin e Zi. Argumenti i tij teorik është i tillë " po të jetë kufi gjuhësor është i tillë që, njëra gjuhë flitet në male kurse tjetra ne fushat që shtrihen ne ultësira, dhe kjo është si pasojë e nji pushtimi, ku gjuha e parë i takon popullit që u praps në maale, kurse e dyta e atij që erdhi si pushtues.Vetë topografia e Kosovës tregon se shqiptarët e Kosovës në zonën malore të saj formojnë një tërsi të pandërprerë me Shqipërinë. Kjo na jep të kuptojmë se gjatë sundimit serb, shqiptarët tërhiqen në male nga dhuna që ushtronte pushteti serb.". Pastaj cekë se në Greqi "shqiptarët nuk u vendosen në male, por në fushat pjellore të Beotisë e të Argolisit dhe në rrafshet e Atikës..., dhe vetëm pas ardhjes së tyre më së tepërmi ata populluan në zonat malore.
          Vepra e Hanit "Studime shqiptare ", mbetet punimi më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, një enciklopedi e vërtetë e botës shqiptare e shkruar sipas standardeve shkencore të kohës në drejtim të shfrytëzimit dhe shqyrtimit kritik të burimeve të thellësisë së analizës dhe të argumentimit  multidisciplinar të njohjes empirike të objekteve të marra në shqyrtim. Vepra e Hanit është ajo që ipte një tabllo univerzale të Shqipërisë dhe shqipëtarëve, dhe kontriboi në njohjen e këtij vendi, dhe tërhoqi vemendjen e shumë studjuesve drejt  Shqipërisë. Në vitin 1885 studiuesi Nikokles në Univerzitetin e Hajdelbergut bëri orvatje që nga pozita antishkencore të argumentojë pikëpamjen mitike të ardhjes së shqiptarëve nga Albania (si e quan ai ) e Kaukazit në periudhën e Mesjetës. Më 1057 Falmerajeri historian gjerman i mesit të shek. të kaluar, i dha një përkrahje të fortë idesë së Hanit, dhe e argumentoi në veprën e tij  në tri pjesë: Elementi shqiptarë në Greqi më 1857, Falmerajeri e përshkruan situatën e studimeve rreth historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve, duke na dhënë një tabllo më të plotë për atë kohë, ku dominon pikëpamja e autoktonisë mbi atë të autoktonisë. Falmerajeri zbuloi vitalitetin e lartë të popullit shqiptarë, qëndresën e jashtëzakonshme ndaj asimilimit kulturor dhe etnik duke i konsideruar popullin shqiptarë si një shembull të gjallë, si një popull luftarak i cili është në gjendje të jetojë edhe mbi rrebeshet më të egra të historisë ( këtë thënje mund ta ilustrojmë me ditët e sotme ne të cilat po kalon populli i Kosovës) që përjetoi dhe po i përjeton populli ynë. Gjatë studimeve të bëra, ai erdhi në përfundim se vendi i formimit të këtij populli shumë të herët daton, në jug kufizohet me Gjirin e Ambrakisë përmes kreshtave të Pindit - drejt veriut në një vijë që del në Shkup deri te Liqeni i Shkodrës, dmth se ky përcaktim përputhet edhe me të sotmin. Nga vitet e 40 të shek. të kaluar gjuha shqipe u bë objekt studimi pë figura të shquara botërore. Të tillë ishin  Franc Bopi (1971 - 1867) profesor në Univerzitetin e Berlinit, August Shlajheri (1821 - 1868 ). Më 1843 , F. Bopi bëri shqyrtimin e numërorëve dhe përemrat e shqipes. Ky ne punimin e tij  ( Rreth shqipes dhe lidhjeve të saj të afërsisë ), të cilën e botoi në vitin 1855, e shqyrtoi problemin dhe vendin e gjuhës shqipe në familjen e gjuhëve evropiane dhe hodhi poshtë  pikëpamjen e Shlajherit se gjuha shqipe ka lidhje të ngushta me greqishten,duke thënë se shqipja ka ngjajshmëri me sansksritishten. Momenti më i rëndësishëm për gjuhën shqipe ishte padyshim botimi i " Fjalorit Etimologjik të gjuhës shqipe" nga Gustav Majeri ( 1850 - 1900 ). Në vitin 1877 në Gjermani doli studimi i parë antrapologjik për shqiptarët, e me të së bashku fillon edhe antropolojia e shqiptarëve, ku si figurë e shquar  e shek. të kaluar, patologu dhe antropologu Rudolf Virhov ( 1821 - 1902 ), si "themelues i patologjisë qelizore". Ky me punimin e tij ," Mbi kronologjinë e ilirëve"e cila u botua ne Berlin, e shtjelloi me sukses problemin e ilirëve duke i studjuar kafkat e tyre. Ne këtë mënyrë, historia dhe gjuha e ilirëve u njoh me një koncenzus të kënaqshëm ndërkombëtar si histori dhe gjuhë e pasëardhësve të shqiptarëve. Këtu duhet cekur edhe Paul Kreçmeri, gjuhëtari i shquar gjerman me kryeveprën e tij "Hyrje në historinë e gjuhës greke". Ne sot duke i lexuar këto vepra të autorëve gjermanë për prejardhjen dhe gjuhën e shqiptarëve , duhet t'na kujtohet një fjalë e urtë popullore ; se miku i mirë, shihet në ditë të vështira".


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora