Kulturë
Këze Kozeta Zylo: Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë
E premte, 29.01.2010, 10:59 PM

Tek rri pranë librave që mbajnë firmën “Kadare”, ndjej se brenda faqeve të tyre ka morrnica rrënqethëse dhe shkronjat e gjelbërta përtypin ngricën për Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur në shekuj.
Të 36 shkronjat shqipe janë shenjëza drite për botën mbarë…ato kanë vrapin e fluturimit të Pegasit.
Në këtë vrap ato ushqejnë shumë muz? me buzë të zhuritura dhe i njomin me qumështin e Lirisë, nga gjiri i bardhë i Arbërisë.
Mesazhet nëpër Librat e Kadaresë, kanë qëndruar të mbuluara në hirin e vatrës me thinja dhe tashmë po i japin gjak botës së shëndetshme apo me ngjyrë veremi…, po e ngrohin me prushin e zjarrtë të Ilirisë ndër shekuj.
Librat me firmën “Kadarè” ngritën lart një përmendore të florinjtë në nderim të zonjës së rëndë Shqipëri…!
Unë e prek këtë përmendore dhe mbi të padashur, më rrëshqasin pikëza loti me ngjyrë argjendi të ujëvarave të bjeshkëve që aq shumë iu këndoi
Autori. Ai qëndron si Sovran i tyre mbi retë, ndërsa librat si legjendë botërore.
Eshtë një legjendë e mpleksur me drama në kështjellat shqiptare, me fitore dhe pabesitë e jetës, si zigzaket e rrufeve.
Trimat mandilebardhë që dalin nga këto legjenda, shkrimtari jua ka pikturuar plagën e kuqe, cuditiërisht këto plagë, se c’më japin një ndjesi me formë trëndafili dhe aromë trimërie…
Në ditëlindjen e tij vimë sot për të prekur ëndrrën aq të bukur të shkrimtarit, të shkrimtarit që cau errësirën dhe ndriçoi botën me Rilindjen e Shqipërisë.
Librat tuaja ngarkuan botën me krahë metaforash dhe me zërin e Perëndive zgjuan botën për të bukurën Arbëri!
I ngarkove supet e librave me djepet shqiptare dhe tunde Kombin nga rrënja, duke dalë fitimtar mbi robërinë, ndërsa mbi ballin e Arbërisë si perëndeshë, shkrove historinë shqiptare, shqip, me emra shqip!
Në bebëzat e vargjeve llamburisin ëndrrat, dhe librat si male hijerëndë mendohen së bashku me “Homerin”, që ka veshur një këmishë bore Cajupi…, ku pinë vesën thëllëzat e bukura.
Kapakët e librave, si strehët e shtëpive kala të Gjirokastrës dhe sofatet e gurtë, që u përkëdhelën nga dashuria e plakave të mëhallave gjirokastrite, qëndrojnë rëndë-rëndë, si mburojë ushtari, ILIR! Dritë-hijet e tyre, ndizen me prushin e një ëndrre në një çerdhe të heshtur, që për vite e vite përkundën “vetminë” në muzg.
Ju, shqiptari Kadare, ecët mbi rrugën e pashkelur me kurorë drite mbi kokë, dhe arritët në fronin e Perëndive, në Olimp.
Faleminderit Moisi që flet me Zotin dhe që i gjetët vendin e merituar, Mëmëzonjës sonë Shqipëri.
Ta gëzosh fronin dhe vite të panumërta në Ditëlindjen tuaj!
Këze Kozeta Zylo,
28 Janar, 2010
Staten Island, New York
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Furtuna Sheremeti
Ramiz Dërmaku: Gjuha shqipe në studimet gjermane
Ismail Kadare, një mjeshtër shahu kundër diktatorit Hoxha
Sabile Keçmezi-Basha: Ditë e skëterrshme
Dibran Demaku: Ku ishe, ti babi?!...
Kalosh Çeliku: Nj? vit frik?
Mikel Gojani: Një botë letrare e pasur, e nuancuar dhe shumështesore
Blerim Rrecaj: Ndoshta një marrëzi…
Fatos Kongoli: Sarkozi e bën Kalorës të Legjonit të Nderit
Zef Gjata: E ardhmja e Kolecit
Nuredin Ahmeti: Qemajl Morina, ''Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian
Demir Krasniqi: Hoxha në minare dhe gratë e mëhallës
Halit Bogaj: Barbra Streisand
Cikël poetik nga Vullnet Mato
Sami Islami: ''Kakarisjet'' e Tadiqit
Alma Hoti: Femra vazhdon të konceptohet si punëtore shtëpie
Cikël poetik nga Genc Kastrati
Zef Mulaj: Hëna pikon memorje
Cikël poetik nga Remzi Salihu
Halit Bogaj: Banda e egër