Kulturë
Deklaratë për shtyp nga shoqata ''Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë''
E shtune, 30.01.2010, 07:42 PM
REPUBLIKA E SHQIPERISE
SHOQATA “ALEANCA KOMBETARE E USHTARAKEVE TE SHQIPERISE”
DEKLARATE PER SHTYP
Shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë” vlerëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për anullimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për kufijtë tanë detarë si një nga aktet më të rendësishëm atdhetarë në këto 20 vite tranzicioni në mbrojtie të integritetit territorial të RSH, por edhe të dinjitetit e të frymës tonë kombëtare. Ne falënderojmë median vizive dhe të shkruar për ndihmesën e dhënë në bërien publike të dokumentit si dhe për përkrahjen e gjerë dhënë specialistëve dhe opinionit të gjerë shoqëror që denoncuan marrëveshjen, Shoqata e jonë e ushtarakëve, ishte shoqata e parë në vend që kundërshtoi publikisht marrëveshjen në fjalë, si një akt që cënonte rëndë tërësinë territoriale të vendit. Ajo kërkoi nga Parlamenti shqiptar mosmiratimin e marrëveshjes në seancën plenare edhe kthimin për rishqyrtim të saj. Na jepet rasti të
shprehim konsideratën tonë për vendimin e Parlamentit shqiptar për shtyrjen e diskutimit e të miratimit të saj, si një akt të lartë përgjegjësie atdhetare.
Shoqata e jonë, shpreh bindjen se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën një shans të mirë për Qeverinë dhe Parlmentin shqiptar që, mbi bazën e problematikës së ngirtur në debatet publike si dhe nga specialistë të fushave të ndryshme, të bëjnë një parapërgatije serioze, me baza të shëndosha juridike e në përputhje me aktet ndërkombëtare në rinegocimin e marrëveshjes me palën greke. Për këtë qëllim e në funksion të një pune sa më të arrirë përgatitore por edhe për një paraqitje sa më dinjitoze në bisedime me palën greke, Shoqata e jonë shpreh gadishmërinë për të dhënë ndihmesën e saj me specialistë të fushave të ndryshme për gjithë periudhën përgatitore por edhe në procesin e diskutimit të projekt marrëveshjes së re me palën tjetër.
Shprehim bindjen në mirëkuptimin pa paragjykime të Qeverisë greke për vendimin e Gjykatës sonë Kushtetuese. Ky vendim dhe rinegocimi i marrëveshjes do të shmangë çdo keqkuptim e keqinterpretim të mundëshëm e të panevojshëm në probleme të tilla të mprehta për opinionin publik mes tyre, do t’i shërbejë çuarjes më përpara e në baza më të shëndosha të marrëdhënieve të ngrohëta mes dy vendeve tona fqinje e aleate, zgjidhjes me marrëveshje të dyanshme të drejta e të barabarta të problemeve ende të pa zgjidhura që na ka lënë e shkuara historike e përbashkët. Nga ana tjetër vlerësojmë se maturia e urtësia në gjykimin e vlerësimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet përkatëse ligjvenëse e ligjzbatuese të vendit tonë, larg paragjykimeve e interesave të ngushta, do të na vendosë, të gjithëve, në lartësinë e vlerave kushtetuese, atdhetare, të dinjitetit, të integritetit e të
sovranitetit territorial kombëtar shqiptar e evropiane që duhet të shpalosim e të mbrojmë në rrugën tonë të përbashkët të integrimit.
PER “SHOQATEN KOMBETARE TE USHTARAKEVE TE SHQIPERISE”
Dr. shk. Ekonomike Kujtim Çako
President
Komentoni
Artikuj te tjere
Këze Kozeta Zylo: Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë
Në shenjë përkujtimi e nderimi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së vëllait Selver Dërmaku
Cikël poetik nga Furtuna Sheremeti
Ramiz Dërmaku: Gjuha shqipe në studimet gjermane
Ismail Kadare, një mjeshtër shahu kundër diktatorit Hoxha
Sabile Keçmezi-Basha: Ditë e skëterrshme
Dibran Demaku: Ku ishe, ti babi?!...
Kalosh Çeliku: Nj? vit frik?
Mikel Gojani: Një botë letrare e pasur, e nuancuar dhe shumështesore
Blerim Rrecaj: Ndoshta një marrëzi…
Fatos Kongoli: Sarkozi e bën Kalorës të Legjonit të Nderit
Zef Gjata: E ardhmja e Kolecit
Nuredin Ahmeti: Qemajl Morina, ''Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian
Demir Krasniqi: Hoxha në minare dhe gratë e mëhallës
Halit Bogaj: Barbra Streisand
Cikël poetik nga Vullnet Mato
Sami Islami: ''Kakarisjet'' e Tadiqit
Alma Hoti: Femra vazhdon të konceptohet si punëtore shtëpie
Cikël poetik nga Genc Kastrati
Zef Mulaj: Hëna pikon memorje