Kulturë
Ukshin Zajmi: Një rrugë antike e pastudiuar e Dardanisë
E diele, 31.01.2010, 10:56 PM
Segmenti rrugor që lidhë Scupin me Ulpianën
Nga Ukshin Zajmi
Në këtë shkrim, do të mundohem që përmes gjurmëve që ruhen sot, por edhe përmes shkrimeve të autorëve të ndryshëm të vjetër, klasik dhe të tashëm, të dëshjmoj për një segment rrugor që ka lidhur Scupin me Ulpianën, qytete këto të Dardanisë. Nëpër Dardaninë antike të banuar me dardanët evropian kanë kaluar rrugë të ndryshme, të cilat kanë shërbyer, po sikur sot, për të bërë komunikim në mes të banorëve, për të levizur nëpër to në raste të mbrojtjeve dhe sulmeve të ndryshme, por edhe për të bartur mallra të ndryshme si në sferën e blerjes (importit) dhe të shitjes (eksportit), po edhe për të këmbyer prodhime të ndryshme. Këtë e dëshmoi zbulimi në vitin 1993 në Cezarën bregdetare (Palestinë), në një anije të përmbytur të gjashtë kallëpëve të aliazhit (lëgures) së aluminit. Në këtë kallëpe shkruan:
IMP DOMIT CAESARIS AVG GER MET
DARD SVB C CAL P.T CLO
CAES XXCCIICXXXCIII CAES CCXV
HIXXIV
Nga formula e këtij shkrimi: Met(alla) Dard(aniae), Met(alli) Dard (anici) apo të ngjajshme, dëshmohet se ky është prodhim nga Dardanija ballkanike, dhe se ky mall është eksportuar përmes rrugëve që kanë ekzistuar edhe ate përmes segmentit rrugor Ulpiana-Scupi-Tjessalonica[1].
Në bazë të te dhënave, edhe në kohët e vjetra rrugët ishin të kategorizuara, në rrugë të rendit të parë (via militaris apo via publica) dhe rrugë lokale (viae vicinales)[2]. Si rrugë via militaris apo via publica, në Dardani konsiderohet rruga Lissus-Naissus dhe ajo që lidhte Dubrovnikun (Raguza) me Shkupin (Scupi) dhe Selanikun (Thessalonica). Ekziston edhe një mendim tjetër se rrugë parësore ka qenë rruga Viminacium-Naissus-Scupi-Thessalonica, ndërsa segment i saj ishte segmenti i rrugës Naissus-Lissus, e cila tek stacioni apo udhëkryqi Vicianum (në afërsi të Ulpianës) është ndarë në drejtim të Lissus-it[3]. Se sa të vjetra janë këto rrugë, autorët antik nuk japin shumë të dhëna, por nga Polibi mësojmë për ekzistimin e rrugës Apollonia-Selanik në vitin 120 p.e.s . Më vonë rrugët i përmend edhe Staboni (i cili jetoj në periudhën 63 p.e.s-20 të e.s.). Nga kjo mund të kuptohet se këto rrugë kanë ekzistuar këtu edhe para pushtimit të romakëve dhe se janë projektuar dhe ndërtuar nga banorët vendor. Siç shihet, nga kjo, mund të kuptohet se Dardanija, falë pozitës së përshtatshme gjeografike ka qenë urë lidhëse në mes të perendimit dhe lindjes[4], por edhe pjesës kontinentale të Gadishullit ilirik me detin Adriatik.
Për ekzistencën e segmentit rrugës Ulpiana përkatësisht Veclanum-Scupi, na dëshmon një gur miliar i gjetur në fshatin Runjevë të Kaçanikut (CIL III 8158) i cili i është kushtuar Jupiterit nga vilicus-i Talion edhe ate për ruajtjen apo shpëtimin e mbretërve fatlum Septimija Severa dhe Mark Aurelija Antoninit dhe Nënës Tabora Julije Augustae[5]. Mëqe në shkrim nuk flitet për rolin e Talionit si vilicus (drejtues i pasurisë), mund të thuhet se Runjeva ka qenë një vend afër stationes vectigalis Illyrici dhe se vilic-ët kanë udhëhequr këto stacione, thot Sanader. Përndryshe ekziston për këtë edhe një mendim tjetër, se pirgu i gjetur në Runjevë dy kilometra në veriperendim të Kaçanikut i është kushtuar IOVI OPTIMO MAKSIMO, për shëndetin e impetarorit S.S. Karakalla si dhe për gruan e tij Julia Domna, të cilën e pranon si Mater Castrorum, në Konsulatin POMPEIANO dhe AVITO [6].
Foto. 1
Për ekzistencën e kësaj rruge dëshmojnë edhe sot disa toponime të cilat gjinden nëpër fshatrat e komunës së Kaçanikut, e që, nga këto toponime, por, edhe objekteve të tjera antike që gjënden këtu, supozohet se kjo rrugë nuk ka kaluar e tëra nëpër luginën e lumit Lepenc dhe Nerodime, por, se ajo ka kaluar nëpër pjesën kodrinore të rrjedhës së majtë të këtyre lumenjve. Për këtë në fshatin e sotëm Stagovë ekziston toponimi Drum, që don të thot rrugë, në Runjevë ekziston toponimi Udha e Rimit, në Llanisht kjo rrugë duhet të këtë kaluar në mes të Kalasë që gjendet në bregoren mbi Gurin e Shpuem dhe fshatit , ndërsa në fshatin tjetër Gjurgjedel, në katundin e poshtëm, ekziston toponimi Udha e Rimit, dhe sipas disa deklaratave të fshatarëve në këto pjesë janë gjetur edhe gurët më të cilat ka qenë e shtruar kjo rrugë. Pos që në Runjvë është gjetur pyrgu që këtë e dëshmon se këtu ka qenë stacioni i parë në rrugën Scupi-Ulpiana, supozohet se në Stagovë ka qenë një udhëkryq, në të cilin, me këtë rrugë është lidhur edhe një rrugë tjetër (kuptohet e rendit të dytë) e cila në veri-lindje drejton për në pjesën e Vitisë në Anamoravë dhe tjetri segment që çon në drejtimin jug-lindor, sepse në Sopot (ish-Soponicë)në lagjën e Tushëve, ekziston toponimi Sarajet e Karavaneve.
Nga e gjithë kjo që u tha, kuptohet se territori i Dradanisë ashtu si edhe sot Kosova, që në kohët e moçme ka pasë një pozitë të rëndësishme gjeostrategjike, sepse ka qenë vend ku janë kryqëzue rrugët që kanë lidhur lindjen me perendimin dhe pjesën bregdetare me ate kontinentale.
Foto.2
Për ekzistencën e këtyre rrugëve ka dëshmi nga autorët antik, e për këtë kanë shkruar edhe autorët e mëvonshëm, por me supozimin se këto rrugë kanë filluar të ngriten në shekullin e parë të erës sonë[8]) nuk mund të pajtohet, sepse, nëse këto rrugë janë renovuar në këtë kohë, ato kanë kaluar nëpër trasenë të cilën e kanë ngritur shumë kohë më parë banorët vendas dardanë, kurse romakët, pas pushtimit të këtyre trojeve, ato i kanë rregulluar për nevojat e tyre, por, sigurisht, me fuqinë vendase puntore. Këtë na e dëshmon edhe një gur i gjetur, kur është ngritur objekti i gëlqerorës në Kaçanik, e që supozohet se ishte një gur kufitar i shekullit të III p.e.r. e që sot ruhet në holin e shtëpisë së kulturës në këtë qytet.
Nga e gjithë kjo që u tha, mund të konstatohet se treva e Kaçanikut ka një vazhdueshmi që nga antika të populimit dhe se këndej pari ka kaluar një rrugë e interesit të gjërë për popullatën e asaj kohe, por që është vazhduar edhe deri në ditët e sotme. Terreni ka një pozitë të jashtëzakonshme strategjike, për çka dëshmojnë edhe shumë udhëpërshkrues si francezi Philip De Frence Kanaye, turku Evelija Çelebi e shumë të tjerë. Por, për të dalë në dritë të gjitha këto, lypset një përkushtim shumë më i madh i komunës së Kaçanikut, të Hanit të Elezit, të Ferizajit por edhe të institucioneve në nivel shteti, për të hartuar një projekt e për të nxjerrë në dritë këtë trase të kësaj rruge më rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Disa të dhëna që u shënuan më lartë dëshmojnë për ekzistencën e kësaj rruge, andaj investimit dhe hulumtimi e kishte zbardhë këtë të vërtetë. Arsyeshmëria e një investimi të tillë ka rëndësi të madhe ekonomike e kulturore, sepse me zbulimin e kësaj rruge dalin në shesh edhe shumë dëshmi të tjera arkeologjike dhe cytë zhvillimin e turizmit rural në këtë anë.
[1] .) Dushani?, Sllobodan: Prosopografske beleške o rudarstvu u Gornjoj Meziji, Starinar, LVI/2006, faqe 87
[2] .) Maksimovi?, Marica: Nalazi sa lokacije “Mali saborni hram” në Nish,, nga Libri “Nishi dhe Bizanti II”, faqe 207.
[3] .)Petrovi?,Vladimir P.: Novi miljokaz na rimskom putu Naissus-Lissus, Starinar nr.56, 2006, faqe 367.
[4].) Mirdita, Zef: Prisutnost orijentalnih kultova na podru?ju Dardanije,VAMZ,3s.,XXXIV,2001 faqe 38
[5] .) Sanader, Mirjana: Vilicus-prilog poznavanja djelatnosti upravitelja imanja i dr?avnog namještnika, Opvsc, archacol. Nr.19, 1995, faqe 102.
[6]. ) Ansient Illyrian: An Archaeological Exploration (ribotim), By Sir Arthur Evans, Bejtullah D. Destani, Hardcover, New York, teteor, 2007 faqe 174 -175
[7].) Jordanes:”Getica, De origine actibusque getarum Prejardhja dhe veprat e getëve), citim sipas: Ilirët dhe Iliria, të autorëve antik, botimet Toena, Tiranë, 2002, faqe. 472
[8] .)Hoxhaj, Enver: Buletini i Kosovë e Metohisë, nr.6/1961, faqe 123-130.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Eugeniusz Kasjanowicz
Demir Krasniqi: Këqyrama njëherë surratin, tani lyp tambël prej meje!
Remzi Salihu: Rruga e një meditimi të mbarë
Ngushëllim nga Klubi Shqiptar “ Verrat e Llukës”
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Rrustem Geci: Afishe për Homerin
Demir Krasniqi: Lumë kumbara, qysh bahen belatë?
Përparim Hysi: E mira dhe e keqja
Aleko Likaj: Një fund vere i trishtë
Cikël poetik nga Tahire Berisha Abazi
Pilo Zyba: Letër mikut tim të vjetër... Grigor Jovani
Isuf Luzaj, Zbardhen ditarët e luftës
Albert Zholi: Fragment nga libri ''Ikja e madhe''
Deklaratë për shtyp nga shoqata ''Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë''
Këze Kozeta Zylo: Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë
Në shenjë përkujtimi e nderimi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së vëllait Selver Dërmaku
Cikël poetik nga Furtuna Sheremeti
Ramiz Dërmaku: Gjuha shqipe në studimet gjermane
Ismail Kadare, një mjeshtër shahu kundër diktatorit Hoxha
Sabile Keçmezi-Basha: Ditë e skëterrshme