E hene, 09.12.2024, 07:43 PM (GMT)

Kulturë

Bilall Maliqi: Emra që ndryshuan historinë

E marte, 02.02.2010, 08:55 PM


EMRA QË NDRYSHUAN HISTORINË

(Halim Hasani, “Yjet e lirisë”, Sh.b. “Eugjenika” Prishtinë 2010, faqe, 76).

Nga Bilall MALIQI

Halim Hasani,  i cili tanimë ka bërë emër si krijues produktiv në Kosovën Lindore me gjashtë librat e botuara me aforizma dhe monografi të cilat e bëjnë këtë letrar të palodhshëm në aspektin kulturor në mesin ku jeton dhe vepron.
Për të dalë edhe më nga anonimiteti dhe për ta shpalosur shpirtin e tij prej atdhetari të denj, ai këto ditë bëri një punë shumë të madhe dhe përkushtuese sa atdhetare aq edhe kombëtare duke mbledhur e sistematizuar biografitë e 28 dëshmorëve të kombit të cilat i futi brenda kopertinave të librit të titulluar “Yjet e lirisë”.
Kjo biografi në të cilën gjenden 28 emra që ndryshuan historinë, e të cilët tani janë të mbledhur dhe futur në këtë botim të veçantë, është një kontribut i madh i krijuesit Dobrosinas Halim Hasani, i cili tani edhe njëherë ndriçoi këto figura madhore të kombit të cilët nuk kursyen veten deri në flijim për çështjen madhore të kombit.
Duke e pasur parasyshë robërinë dhe dhunën që ushtronte atëbotë policia dhe ushtria në Dobrosin lindi UÇPMB-ja pikërisht më 15 nëntor 1999, ku po këtë ditë krisi pushka e parë çlirimtare.Kjo sikur na kujton një aforizëm të krijuesit Mirsad Kuteli ku thotë:

“Në luftë për liri  bien disa trima, por fiton një popull, ndërsa në robëri vuan një popull e fiton një tirani” 
 Mirsad Kuteli

Falë sakrificës së këtyre bijve të kombit u zgjua edhe vetëdia kombëtare, iu shtuan historisë më të re këta emra të skalitur me medalje të artë të atdheut.
Në këto nëntëmbëdhjetë muaj qëndrese e sakrifice të bijve tanë në nëpër mote e stinë të ndryshme u bënë ballë stuhive të egra që koha popullit tonë me mote të shumta ua imponoi, e këta trima u bënë rezistencë korbzinjve të pangopur kurrë duke u bërë lulëkuqe lirie.
Liria tani u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie.

Nga Kosova në  Luginë

Halim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anëkënd Kosovës Lindore i bëri bashkë për t’ia kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMB-së.Dhe jo vetëm kaq në mesin e luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë kishte dëshmorë që kishin ardhur për të luftuar edhe nga Kosova e cila më herët i kishte pasur ata trima në mbrojtje të Kosovës e këta janë:Fatmir Ibishi i lindur në fshatin Uglar të Gjilanit, Ismet Aliu i lindur në Greme të Ferizajt, Arben Ramadani i lindur në Kokaj të Gjilanit, Betim Berisha i lindur në Prizren, Eqrem Hoxha i lindur në Randobravë të Prizrenit, Shkëlzen Krasniqi i lindur në Apterushë të Rahovecit, Nijazi Azemi (Komandant Mjekrra) i lindur në Mogillë të Vitisë, Agim Elshani  i lindur në Ngucat të Malishevës, Besim Mazreku i lindur në Gjilan, Hysen Salihu i lindur në Kumanovë, Sami Ukshini i lindur në Kurexhaj komuna e Gjilanit dhe Shaban Ukshini (Terri) i lindur në Kurexhaj të Gjilanit, të cilët edhe më parë kishin nuhatur aromën e luftës për liri.
Edhe disa luftëtarë nga Kosova Lindore më parë qenë pjesë përbërëse e luftës së Kosovës si p.sh., Ibrahim Fejzullahu e Bardhyl Osmani –komandant Delta, të cilët më pas u kthyen për t’i çliruar trojet e tyre.

Nën emblemën UÇPMB

U mblodhëm bijtë më të mirë të kombit për t’i dalur ballë për ballë një ushtrie e policie e cila atëbotë pas kurorëzimit të lirisë në Kosovë ata në këtë pjesë të shkëputur të Kosovës shtonin dhunë e zullum të madh sidomos nëpër fshtëra që gravitojnë në tri komunat tona.Si rezultat i kësaj dhune këta bij më të mirë të kombit u rreshtuan për të hapur front lufte  dhe për t’i mbrojtur fshatrat nga dhuna që ata ushtronin nëpër këto vende.
UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi dhe mu aty u lexuan pesë shkronja që ngjallnin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë e më gjërë.
Kjo sikur na kujton edhe një aforizëm tjetër:

“Atje larg nëpër Malësi gjyq është martina”
Rrustem Binakaj

Përveq luftëtarëve që i përmendëm më lart duhet medoemos të përmenden edhe këta dëshmorë të kombit të cilët dhanë jetën nën këtë emblemë të betuar për çlirim të tokave të robëruara e këta janë:Artan Abazi (Komandant Miratoca), Florim Rushiti, Enver Bajrami, Sherif Jonuzi, Besim Faiku, Daut Sylejmani, Qenan Rahimi, Berat Sinani, Shaban Shahini, Agim Halimi, Kastriot Arifi, Mitat Musliu dhe Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi).

Libër koherent

Libri biografik “Yjet e lirisë” i autorit Halim Hasani është një vepër modeste për ta qitur në letër e dokumentuar luftën heroike e të drejtë të 28 heronjëve të kombit të cilët dhanë jetën për këtë nënqiell që flet shqip e që mbetet nën hijen e flamurit të huaj pa të drejt në simbolin tonë kombëtar.
Nga gjithë kjo që u tha deri më tani mund të themi se ky libër i autorit Halim Hasani I plotëson të gjitha kriteret si  në aspektin teknik e  grafik, poashtu i plotëson kriteret e një libri që shpalosë 28 letërnjoftime historike dhe ky do të mbetet libër që i bën ballë çdo kohe e situate.


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora