E diele, 28.04.2024, 06:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Blloku i kujtimeve

E merkure, 03.02.2010, 08:46 PM


PILO  ZYBA                   

NGA  BLLOKU  I  KUJTIMEVE


Ato ditë të marsit 1991, më vinë sot në mëndje dhe më fëshfërijnë, si fllade pranvere në gjethet e pemes së shpirtit.

I mbaj ngarkuar në hapësirat e qiellit të mendimit dhe, pranverohem që ende jetojnë e kanë ngritur fole në qënien time.

Kostandini Shkagos,( Shkaku, pse ishin larguar nga vëndlindja) ishte mjek në Athinë. Një mjek që shëronte zëmrat e ndjeshme të qytetarëve të saj.

Në Poloponez, kishte disa vreshta me rrush. Ishin vreshtat e mirësisë të të parëve të tij. Ndaj çdo vit, ai vinte njerëz që ti prashisnin,

ti vadisnin dhe ti vilnin frytet e të parëve. Me verën e kuqe të këtyre vreshtave, ai, ftonte në tryeza miqtë, shokët dhe të afërmit.

I kam nga vreshi i prindërve, thoshte, dhe mbushte gotat. I dukej se kjo verë  sillte pranë në tryezën e bashkimit, fshatarët, miqte e shokët,

të gjallët dhe ata që kishin ikur por që kishin lënë pas gjakun e tyre të vreshtës.

Shkrimi im nuk ka lidhje, as me doktorin dhe as me prindrit e tij. Ai, qe vetëm fillimi i një ngjarje që e mbaj mbi supe dhe në shpirt e

që sot dua ta ndajmë së bashku në tryezën e artit.

- Për të fjetur, më tha doktori, do flini te kjo shtëpi. Porta e saj qëndron e mbyllur që nga marsi i vitit 1947.

Të them të drejtën më tundoi fjala e tij.Piruni me gjithë mish më mbeti në dorë, ndërsa gota e verës, si një pus i thellë, si një hon.

Ajo lëshonte oshëtima zërash në veshët e mi. Doktori nuk më la të përkundesha më shumë në ankthin e legjendës së tij.

- Do ta pastrojmë, do ta rregullojmë dhe pastaj do të banoni. Pastaj edhe ju do qëndroni në të pak ditë. Për të ngrënë mund të hani dhe te zoti Jani,

i zoti i lokalit dhe kushëri i tij.

I shikoja që me Janin  vështronin njëri tjetrin. Sytë e tyre fshihnin një të fshehtë të largët. I shihja por nuk isha në gjëndje të kuptoja asgjë.

- Kush ka jetuar në atë shtëpi ? Çelsat kush i ka dhe, pse nuk është hapur prej 43 vjetësh. Në vetvete, nuk doja të hyja në portën e saj por,

edhe ku të rrija nuk kisha.

- Të tregon Jani, më tha doktori. Nuk ka gjë për tu shqetësuar. Nga fisi i tyre nuk ka mbetur njeri.

Shtëpia më ka mbetur mua, por nuk kam pasur kohë që ta rregulloj. Pres të dal në pension dhe pastaj të vij e të jetoj këtu në vëndlindje.

Sot për sot jam në marrdhënie pune.

- Në këtë shtëpi ka ndodhur një tragjedi, preu fillin e mendimeve të mia Jani. Pushoi një çast, sikur u thirri kujtimeve dhe vazhdoi.

Mbas mbarimit të luftës në atë shtëpi jetonin dy vëllezër. Kosta, vëllai i madh, ishte kryetari i partisë komuniste të Zonës, ndërsa

Pandeliu mësues në shkollën e fshatit. Në ato kohë fshati  dhe fshatrat rreth kishin kishin 250 fëmijë. Mbiemri i tyre ishte Bletas.

Unë vura buzën në gaz.

- Pse qeshni, më pyeti doktori.

- Mbiemri i tyre është shqiptar.

- Ku e kuptove, mu drejtua i zoti i lokalit.

- Bletas, vjen nga fjala bletë. Bletët janë (i melises) i tham greqisht.

- Vërtet ishin bletë, jo vetëm të dy vëllezrit, por dhe prindrit dhe fisi i tyre, tha Jani.

- U hyri në mes grerëza e politikës dhe, ua prishi përgjithmonë folenë e tyre që prodhnte mjaltë, për gjithë zonën dhe fshatin ku lindën.

Si  ne, edhe ata ishin Arvanites.Si e shikon edhe bleta ka një gjilpërë, një armë të cilën e mban gjithnjë të mbushur. Në një moment,

ndonse gjith jetën tregëton mjaltë, qëllon dhe me thumbin e urrejtjes së saj edhe vret.

Atë natë fjeta me ëndërra të trishta. Kisha muaj që vertitesha nëpër greqi, më kishte marrë malli për motrat, prindët dhe fëmijët.

Tregimi që rridhte prej buzëve të tyre më tronditi. Të nesërmen

mora çelsin, pak vaj për bravën dhe ngjita shkallët e shtëpisë.Ishte një shtëpi dy katëshe prej guri.

Dhjerta e qindra dashuri të gurta ndërtonin e mbanin të ngritur një fole njerëzore të ngritur.Prej vitesh uniteti i tyre qëndronte i heshtur, i pa fjalë.

Më dukej se do hapeshin sytë e dritareve, krahët e portës e do më flisnin, urdhëroni, mirserdhët.Më dukej vetja si një krushk

që vija të hapja e krijoja një familje të re, mbi një themel të vjetër. Duart  më dridheshin. Gjaku rendte m presion në tubacionet e gjata të venave.

Me rrotullimin e drynit dhe të derës më dukej se, do dilnin me vrull kujtimet e mbyllura brënda prej 43 vjetësh. E rrotulloja por ajo nuk hapej.

Më pas kuptova se gjuza, gjuha e bravës ishte e kafshuar nga dhëmbët e viteve dhe, nuk lejonte, që ajo ngjarje e dhimbshme të vinte te unë.

Goja e bravës nuk donte, që të fliste e të përsëriste ngjarjen e përpara 43 vjetëve. Kohët kishin dryshuar. Hodha në gjirin e saj vajin e pajtimit,

e kujtova se, kishte ardhur koha e bashkimit. Porta e hasmërisë duhej të hapej, për të hyrë dashuria dhe jeta. Nuk dua të shpërndahem në rrjedhën e ngjarjes,

ky nuk është qëllimi i shkrimit. Kur dera u hap, hapa dhe dritaret. Në të hynë rrezet e diellit, pashë se, trarët kishin marrë ngjyrën dhe trajtën e kockave.

Në mure ishin vijëzuar në hiroglife të mëdha harta e një bote të lashtë. Heroglifet e saj flisnin edhe në një gjuhë të kuptueshme për mua. Këtë botë të madhe,

të mbyllur në këtë muze të vogël, unë duhej ta eksploroja me kujdes. Në koridorin e gjërë, në thellësi të murit, dukeshin kapakët e një dollapi,

të një musëndre, si i themi ne nga Përmeti. Në krah të djathtë guzhina, në krah të majtë dy dhoma gjumi. Në ç’do dhomë nga një dollap, nga një sepete,

dhe tryezat me disa karrike. Mbi gjithçka, një shtresë  e  hollë pluhuri e trëndafiltë. Një perde harrese që ndante të kaluarën nga e sotmja dhe e ardhmja.

Pastrova me kujdes gjithë ditën, i nxora jashtë tryezat, karriget, sepetet etj, etj. Të nesërmen e leva  dhe i dhashë ngjyren e bardhë të së ardhmes.

Vumë në të një radio, një televizor, që e shkuara të dëgjonte të sotmen e të ardhmen. Të hidhej një urë bashkimi, në të cilën të kalonin kujtimet,

dhimbjet e gëzimet që ajo kishte mbajtur brënda për 43 vjet. Nga njëra anë doja të jetoja me të sotmet, por, edhe me të shkuarën e kësaj shtëpie

dhe të shtëpive të tjera  që e rrethonin dhe, kishin qënë dëshmitare të jetës dhe gëzimeve të saj. Kisha dëgjuar shumë për jetën, trimërinë dhe këngën e tyre.

Kur shtrihesha për të fjetur përfytyrimi më çonte e më kthente 50 vjet mbrapa. I shikoja fotografitë e vëllezërve dhe mendoja. “ Mund të ishin ende gjallë”.

Të dy ishin nën moshën 25 vjeçare. Kujtim nga jeta e tyre më mbetën vetëm dy objekte të çmuara. Ora e njërit nga vëllezrit dhe, një libër i mbushur

me këngë nga vëllai  që ishte arsimtar. Ora kishte ndaluar bashkë me zëmrën e tij. E kurdisa, për habinë time, ingranazhet e saj filluan të rrotullohen

e të tregojnë historinë e ndërprerë të 43 vjetëve më parë.

Sot pas 19 vjetësh që shkruaj kujtimet e asaj dite, rrotullimi i akrepave dhe tingëllima e saj më vinë e më zgjojnë të tjera kujtime, më nxisin

t’u flas për jetën dhe veprën e vëllait të tij, librin e mbushur me këngë. Fletët e shpirti të vëllait më të madh janë zverdhur, por ato flasin, flasin me heshtjen,

me bukurinë e gërmave të cilat flasin në dy gjuhë. Të dyja gjuhët në këtë libërth janë të përziera njëra me tjetren edhe shqip, edhe greqisht.

Kur i lexon është vështirë të kuptosh nëse nuk i di të dyja. Atje ku njëra bëhet e pa kuptushme, tjetra bën të edintifikohet, dhe kur tjetra hesht,

 motra e saj këndon me zërin e saj të bukur si dhe shpirti.Edhe në faqet e saj jetonin dy gjuhë që, shpesh

ziheshin e shpesh kërcenin së bashku. Shpesh shanin njëra tjetrën dhe herë thërrisnin për ndimë

kur nuk kishin forcë të shprehnin dhimbjen dhe gëzimin. Këto ishin gjuha greke dhe ajo arvanitase. Unë që mbaj në pëllëmbët e duarve  prej 19 vjetësh këtë libër,

e di shumë mirë se mbaj dy vëllezër që shprehen ndryshe, por që kanë një baba, atë që quhet gjuhë pellazgjike.

Si e kuptoni, kam në shtëpinë time një pasuri të madhe. Një pasuri, që një ditë do tua dhuroj edhe juve, të dëgjoni bëlbëzimet,

këngët dhe rrugën e gjatë që kanë bërë për të ardhur deri te porta e shtëpive tuaj. Për ta bërë më të këndshëm tregimin e ngjarjes sime po u jap të lexoni e shijoni një

vjershë, këngë apo diçka tjetër, të cilës nuk di se çfar ëmri ti vë. Nëse ju mundeni të dashur lexues,

pagëzojeni më ëmrin që doni. Unë e kam pagëzuar me emrin “ Bukuria e  ndjenjës”. Bukurinë dhe forcën e saj kuptojeni vetë pasi ta keni lexuar.

Në të ardhmen do lexoni dhe simotrat e saj, që ndënjën të mbyllura në një sepete prej vitit 1947 deri 1991, dhe prej viti 1991 u bëjnë shoqëri

krijimeve të mija. Nuk e di moshën e vërtetë të tyre, pasi artit është vështirë t'ja gjësh moshën.

Megjithatë, mendoj se, ka ardhur koha që zëri i tyre të hyjë edhe në zemrat tuaja.

Kjo kohë mendoj se po troket në portën e dëshirës sime dhe dashurisë suaj. Ja dy prej tyre.

 
Ah, moj motra!

Ah, moj shoqe, ah, moj vasha,
Më mbani një këngë se plasa.

Kam tre vjet e kam tre ditë,
Që s’bëj gjumë e nuk mbyll sytë.

Para derës së shtëpisë,
Shkon një djalë, shkon një lis.

Veshur është me dëborë,
Por të ngrohtë ka kraharorë.

Fustanella  palë, palë,
Bëj t’i flas por nuk gjej fjalë.

Kur hedh hap, ah, fustanella
Më fshik pak si vetë pranvera.

Unë i flas por s’më kupton,
Është arvanitas, thon’

Kush nga ju, më thotë një fjalë,
Që në shpirt ti hyj e gjallë.

E në s’mundi e s'kam shpresë,
Më lini më mirë të vdes.

MORA  RRUGËN

Zura rrugën e vajta, vajta.
Të kujtoja andej nga qajta.

Shkova andej nga malietë (maletë)
Thirra, sa më zunë kryetë. ( Koka)

Që kur ika nga ato gardhet,
Zemra nisi të më zbardhet.

Eja folë me sy syzezë ( syzezë)
Të mos ndahemi thëllëzë.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora