E shtune, 27.07.2024, 02:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Mozaik me poezi

E merkure, 03.02.2010, 07:45 PM


Mozaik me poezi

Nga Përparim Hysi

1:Nostalgji

Në shullërin e Vajkanit ka dalë e shkruan Sefedini   *
Se matan oqeanit po pret letër  Përparimi
E  i shkruan dhe çfarë s'i shkruan,si një  miku për një mik
Për një gjë,ama,i shkruan:nga Florida ngreu e ik

Ngreu e ik,po s'është kollaj.se më mban"lidhur me pranga"
Mbesa ime,haj,mor,haj:ku më lë mua të ikë Alba  ?**
Sa t'i gjejë asaj një"strehë", që të jetë e sigurtë
Përparimin pa e sheh,në Shqipëri lëshohet me ngutë.

Dua të vij dhe unë atje,që të shtrihem në shullë
Çast,o çast,po vallë ku je?Pse vonohesh tanimë?
Më griu malli për aty dhe me zi kohën po e shtyj
Pritëm,pritëm Shqipëri,se larg teje po mbërdhij

*Sefedini-miku im nga Vajkani i Fierit
**Alba-mbesaime dy vjeçe

2.Ligji dhe "Maliqi"

Në arat që im atë i bleu me flori
Shoh që kapardiset një tjetër zotni
Dhe tundet a s'tundet(ia "ka dhënë ligji?!"
Është"fshat që duket":e ka nga "Maliqi?!"

Inat s'kam me të,po e kam me ligjin
Unë mbaj "tapitë",po keq me "Maliqin"
Seç dha"nën dorë" diku në gjykatë
Dhe unë,pronari,.mbeta duarthatë.

3.Mall për fshatin

Dhe gardhet,dhe ferrat që ka fshati im
Këtu,në kurbet,më zhdrrohen në lule
Lexues!Me mua mos shfaq habinë
Porvoje kurbetin,në mëndjen nuk humbe.

Në dimër e di që rrugët kanë baltë
Siç di që verës mbushen me pluhur
Po balta e fshatit më duket si mjaltë
Mjaltë,pa vënë në zjarr.që kam ngrënë dikur.

Kam mall të madh,sidomos për njerëzit
E si mund t'i harroj ata njerëz babaxhanë?
Plagë e kam zëmrën  këtu  prej kurbetit
Fshat!Ja,sikur erdha,as pyes për oqean

4. dhe tani

Dhe tani po e kthej fletën;zë kullos si pak azat
Në po mbush unë gjashtëdhjetën,paskam ende "taksirat"
Paskam nepsin e një djali,sado kokën kam me thinja
Dhe tundohem porsi djalli;shoh  një femër dhe them:"Imja?!"

5.Çfarë t'i them atij syri

Çfarë t'i them atij syri?
Si peronë u ngul mbi mua
Ai sy mua më lëbyri
Më s'shikoj asgjë,pothua.

Jam i verbër,s'shikoj fare
Rrugën bëj si i kalmendur
Se me ty jam mbushur malle
Të më shohësh?Si i dehur!

Nuk jam dehur nga rakia
Por i dehur jam nga malli
Se më"zuri" dashuria
Veç nga syri... të ,marrtë djalli

prill   2002



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora