Kulturë
Baki Ymeri: Ekspozita kombëtare e zotit Kamberi
E marte, 02.02.2010, 10:57 PM
Ekspozita kombëtare e Iljaz Kamberit |
Ndriçime
EKSPOZITA KOMBËTARE E ZOTIT KAMBERI
(Fragment nga libri Shipkovica ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit)
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Duke bërë fjalë për gjendjen në Shqipëri në kohën kur kjo kërkonte përkrahjen e Amerikës për t’u mbrojtur nga pretendimet greke ndaj Korçës dhe Gjirokastrës (1919), Visar Dodani i drejton Pandeli Evangjelit në Paris një letër të gjatë, në të cilën bën fjalë ndër të tjera, edhje për patriotizmin. “Po neve s’dimë ç’është patriotismë, neve e shitmë Shkodrën dy herë, neve s’merremi vesh njëri me tjatrin, se patriotismën e kemi në dorë të tretë, pas ambicies, pas nakarit dhe pas interesavet”. Kanë kaluar që nga ajo kohë, mbi tetë dekada. Shqipërisë së krasitur, iu vërsulën herë esadistët, herë nazistët, herë komunistët. Kosova dhe Çamëria lotonte nga plagët që ia shkaktonte okupatori që turpëronte kanunet e shenjta të ortodoksisë. Rreziku sllav mënjanë, terrori grek në anën tjetër, varfëria dhe papunësia, ndjekjet dhe persekutimet, e determinonin shqiptarin të marrë rrugët e kurbetit. Iljaz Kamberi i Shipkovicës, dëshmon sot në Hamburg të Gjermanisë se ka edhe shqiptarë të atillë që e konsiderojnë patriotizmin, si një ideal të shenjtë që na mbron para botës dhe para vetvetes.
Tridhjetë vjet të plota, grumbulloi një thesar të çmuar, të vlerave albanistike (dokumente, libra, revista, gazeta, artikuj, fotografi, flamuj, simbole, qylima, kostume e vlera tjera kombëtare), për t’i dëshmuar botës shqiptare dhe asaj gjermane, botës katolike, islamike, asaj ortodokese, evangjeliste dhe protestane, se ja, edhe shqiptarët kanë identitetin e tyre etnik, etnografik, publicistik, kulturor e kombëtar; se kanë një të shkuar të lashtë e të përbujshme, me të cilën kanë të drejtë të konkurojnë para Evropës, për integrime evropiane. Ekspozitën e këtij mërgimtari të dalluar të Shipkovicës, e vizituan para disa vitesh një numër i madh mërgimtarësh nga të gjitha trojet: punëtorë, intelektualë, nxënës, studentë, arsimtarë, profesorë, priftërinj e hoxhallarë, madje edhe gjermanë. Fatmir Luma na komunikon se “atë e kanë vizituar edhe komunarët e qytetit të Hamburgut”, se “është shfaqur edhe një program kulturor me recitime nga nxënësit shqiptarë që jetojnë në Hamburg”. Janë këto lajme trimëruese, që dëshmojnë se rilindasit tanë, gjallërojnë edhe sot e kësaj dite, përmes Nexhip Albanit të ndjerë në Ankara, Thoma Kacorit të ndjerë në Sofje, Skënder Gashit në Vjenë, Antonio Bellushit dhe Vitore Lekës në Itali, Arian Milukës në Belgjikë, Ismail Kadaresë, Luan Topçiut, Sefer Abdiut, Arif Molliqit, Iljaz Kamberit, Sokol Demakut e qindra veprimtarëve të tjerë, në Francë, Gjermani, Rumani, Suedi e gjetiu.
Kur defilon shpirti shqiptar, përmes ekspozitave në diasporë
“Mërgimtari Iljaz Kamberi përmes fotografive evokon kohën e shkuar”, shkruan Fakti duke komentuar përmbjatjen e ekspozitës së tij, duke bërë fjalë mbi dhunën serbe dhe sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve në njëzet vitet e fundit. Ekspozita e paradisaviteshme u mbajt në lokalet e Bashkësisë Islame Shqiptare në Hamburg. Viteve të ardhshme, ndoshta jep Zoti që kjo të mbahet edhe në lokalet e Bashkësisë Shqiptare Katolike të kësaj metropole, ngase rrënjët tona të hershme konfesionale, ndërlidhen fuqimisht me fenë e Gjergj Kastriotit, Shën Albanit, gjergj Fishtës dhe Nënës Terezë. “Komunikimi me kohën e dhunës përmes fotografive” është titulli i artikullit që e botoi Bota Sot (15 shkurt 2003). Aty bëhet fjalë për shqiptarin që torturohej e vritej vetëm pse ishte shqiptar, në kohën kur “Evropa bënte sehir, sikur eksperimentonte për një kohë, dhe me një popull të tërë. Po heshtnin edhe politikanët tanë, e heshte edhe Shqipria mëmë. Sado që disa nga fotografitë janë të tmerrit e dhunës, janë fotografi që paraqesin forma të vrazhda të dhunës serbe ndaj shqiptarëve”, konkludon komentatori. Heshtjen e Shqipërisë mëmë e kemi provuar edhe në diasporë. Diplomatëve me përvojë komuniste u kovenonte pse ia shkëputën Shqipërisë Kosovën dhe Çamërinë, që të kenë sa më pak obligime ndaj shqiptarëve në ambasadë.
“Kujt i shërbeni zoti ambasador?” – pyeste një shqiptar i thjeshtë, ambasadorin shqiptar të kohës së Ramiz Alisë, që s’i hante palla për kopalla për hallet e treqind refugjiatëve shqiptarë, në një kamp të Bukureshtit. Për fat të keq, përfaqsues të këtillë, të trembur e të dështuar, kemi edhe sot e kësaj dite, si pasojë e ishqeverisë që i plasoi nëpër botë. Jo për ta e kemi fjalën kësaj rradhe, por për ambasadorin e shpirtit shqiptar në Gjermani, zotin Iljaz Kamberi, malësori i Sharrit me zemër të ndezur për komb dhe atdhe. Deri para një viti, e kemi respektuar pse dinte të ndihmojë shqiptarët, siç i ndihmonte dikurë, milionari korçar i Bukureshtit, Anastas Avramidh Lakçeja, apo siç i ndihmojnë sot Lazim Destani, Xhever Ymeri, Ismail Iljasi, Dashmir Halili, Hajro Hajra, Sefer Abdija, Kadri dhe Muharem Voka, Hamzi Merxhani, Idriz Hamzai, Don Antoni, Fatmir F. Salihu, Mediar Fazlija, etj. Tani e respektojmë për thesarët e kulturës shqiptare që ka grumbulluar, për ekspozimin e tyre në vende publike, për afirmimin e vlerave kombëtare.
Lazer Stani shkruan për krijimin si një akt përtej eksperiencave, Në një intervistë të tij, shkrimtari Lazer Stani flet për ekspertiencat e tij krijuese, për lidhjet e letërsisë me filozofinë, për raportet shkrimtar-lexues, për të fshehtat e shkrimtarit që kurrë nuk zbardhen deri në fund, për vendlindjen dhe lidhjet e tij të hershme me të, për njerëzit e paharrueshëm që u bënë pjesë e fëmijërisë dhe e jetës së tij. Shkrimtari shprehet se arti në vetvete, çdo krijim letrar, muzikor, apo i ndonjë zhanri tjetër, është shprehje e shqetësimit tonë të vazhdueshëm, e sfidës sonë të përhershme me realitetin në të cilin jemi të detyruar të shpenzojmë jetën tonë, me të panjohurën që na rrethon në çdo hap që hedhim, me dijenitë tona të kufizuara, me pamundësinë për të shmangur tragjizmin e fundit tonë të pashmangshëm si individë. Pse e citojmë këtë njeri? Ngase rrugës së tij është duke vajtur edhe Iljaz Kamberi që e ka shpëtuar bibliotekën time nga pluhuri i harresës, një thesar librash e dorëshkrimesh, fotografishë e dokumentesh ndaj të cilave duhet të ketë kujdes që të mos bien në duart e kriminelëve të gjuhës shqipe, për likudimin apo keqëpërdorimin e tyre.
Iljaz Kamberi për kontributet që është duke dhënë për çështjen kombëtare meriton një dekoratë të lartë, të qeverisë shqiptare. Do ta marrë këtë për së gjalli apo postmortem, kjo është punë e Tiranës, Janinës, Prishtinës apo Tetovës. Është fjala për një martir të shqiptarizmit që din të sakrifikojë shëndetin, kohën dhe pasurinë, për një ideal të lartë. Në ekspozitën e tij, thuajse marrin frymë, krejt baballarët e kombit, që nga Skënderbeu e deri te Xhelal Gjura, ndërmjet të cilëvet, parakalojnë luftëtarë, dijetarë, arkitektë e shkrimtarë, heronjtë e Kosovës e të Çamërisë, elita politike dhe kombëtare e Shqipërisë, rilindas të dikurshëm e të tanishëm, vlera të atilla që edhe të huajin, e çojnë të shprehë keqardhje pse s’ka lindur shqiptar. Ja pra, ku qëndron misioni i lartë, i një ekspozite të suksesshme. Dhashtë Zoti, që prezentime të këtilla të shohin shqiptarët, edhe në qendrat e tjera, të mërgatës shqiptare!
Kamberi - Heronjtë |
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Sami Vranovci
Xhafer Leci: Lavdi jetës dhe veprës të Fadil Feratit!
Teuta Shala: Vepër unikale për Beratin dhe Vlorën
Reagim, lidhur me inforamatën e lëshuar nga kryetari jolegjitim i klubit letrar ‘’Feniks’’
Nehat Jahiu: Kurbeti
Bilall Maliqi: Emra që ndryshuan historinë
Klajd Kapinova: Atë që nuk e benë të huajt e bënë barbarët tanë
Hilmi Saraçi: Cubeli
Mehdi Krasniqi: Ikja
Xhenc Bezhi: Poemë mërgimi
Sulejman Mato: Poezia e Arben Shehit, një rrugëtim i vazhdueshëm drejt lirisë
Jusuf Zenunaj: Nën petkun fetar
Luigi Luca Cavalli-Sforza: Algoritam
Bajame Hoxha - Çeliku: Zemra ime gjithmonë jashtë
Ukshin Zajmi: Një rrugë antike e pastudiuar e Dardanisë
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Eugeniusz Kasjanowicz
Demir Krasniqi: Këqyrama njëherë surratin, tani lyp tambël prej meje!
Remzi Salihu: Rruga e një meditimi të mbarë
Ngushëllim nga Klubi Shqiptar “ Verrat e Llukës”
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi