Kulturë
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
E enjte, 04.02.2010, 07:20 PM
Duke hyrë
Në portën e madhe të stinës së re
Me mbretëreshëne e bekuar
Një seri puthjesh këmbyem
Me kënaqësi
Arkivin e historisë së dashurisë
Pasuruam
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
NË SHKALLËT E INTERESEVE
Vazhdojnë edhe në këtë stinë
Ngjitje e zbritje
Njerëz e çështje plot
Ndoj herë edhe fërkime shohim
...
Aty mungon vetëm dashuria
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
NË VALËT E KRIMIT
Vazhdojnë
Medet
Edhe në këtë stinë
Notojnë individë dhe grupe
Nisin një punë
Pa mbaruar tjetrën
...
Në fund
Të gjithë përmbyten
Pa gjetur mundësi shpëtimi
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
N’ËNDËRRËN E PARË
Isha me mbretëreshën
Dorëpërdore
Në të bekuarën valle
Të dashurisë
Mrekullitë paralajmëroheshin
...
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
MOS MË KËRKO ...
Atje
Kodrave t’intereseve
Dhe tatëpjetave të krimeve
Mos më kërko
-
Nuk më gjen kurrë
-
Nuk shkoj kurrë në botën e krimeve
Të humbem udhëkryqeve t’intereseve
-
Mos më kërko andej
Kurrë
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
DERË MË DERË
Në këtë botë të çoroditur
Ngatërrohemi kudo
Nga grumbuj interesesh
Në të gjitha shtëpitë
Në çdo hyrje ...
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
TINGUJ NATE
Ishin habitur dhe friguar
Nga britmat e paartikulluara
Gjithandej në relievin e tyre
Tinguj nate vlonin
Me ligjet e filozofisë së hiçit
Për hiç të hiçit
...
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
NË POEZINË E PARË
Protagonist kisha një mbretëreshë
Pa ditur cila është
As pa e njohur
...
Ishte një motiv i pamotivuar
Vetëm për t’i thënë dashuri
Garlate (Lecco), 16 janar 2010
NË DITËN E SHURDHËR
Kot së koti bëhen thirrje dashurie
Ato nuk dëgjohen
Nuk përfillen zemrat
Asnjë këngë nuk dëgjohet
As pëshpëritje t’ëmbëla
...
Garlate (Lecco), 17 janar 2010
KUR DHEMB ORA ...
Kur dhemb ora
Diçka e keqe ka ndodhur
Sa që edhe vetë historia është lënduar
Kur dhemb ora
Një dashuri është vrarë
Një tjetër është plagosur
Një është anashkaluar
...
Kur dhemb ora
Këngët janë ngulfatur
Kremtet janë ndaluar
Gjithçka nga tragjedia është drejtuar
Kur dhemb ora
Seç na fillojnë vuajtjet
Shpirti na lëngon
Mallkojmë botën
Dhe shekullin
Kur dhemb ora
Sërish shpresojmë
Gjithçka do të kalojë
Dalëngadalë
Lumturia rikthehet
Gjithçka do të rigjallërojë
Garlate (Lecco), 17 janar 2010
NJË ËNDËRR E JETËS
Më thotë
Gjithmonë të jem origjinal
Identitetin tim ta njoh
Realitetin ta respektoj
-
Kjo është ëndërra ime
Garlate (Lecco), 17 janar 2010
N’ATO RETË E SHKËPUTURA
Shiu i dashurisë
Bukur përgatitet
Shiu i t’ëmbëlës jetë
Siç na kanë paralajmëruar
Të bekuarat ëndërra
Garlate (Lecco), 17 janar 2010
DUKE MATUR SHPIRTIN
Me kutin e dashurisë
Masim dëshirat
Dhe mundësitë tona reale
Ëmbëlsojmë realitetin
I joshim të gjitha stinët
Të na bëhen pranverë
Garlate (Lecco), 17 janar 2010
NË HAPIN E LODHUR
Ata andej
Mundohen të kombinojnë
Njëmijenjë mënyrat e veta
Por rrëzohen
Thejnë kokën
Dhe mbeten pa dashuri
As pa jetë
Garlate (Lecco), 17 janar 2010
DRITARE NDJENJASH
Në pranverën tonë të dashurisë
Kemi hapur dritare të re
Ëmbël hyjnë
Ndjenjat e mirëfillta njerëzore
Gjithçka bëhet
Për të mirën e përbashkët
Garlate (Lecco), 17 janar 2010
NË SHTRATIN E PRANVERËS
Seç pushojmë bukur e ëmbëlsisht
Me mbretëreshën
Përkundur nga ëndërrat e jetës
Garlate (Lecco), 18 janar 2010
NDJENJA TË NGROHTA
Dashuria jonë
Është e bukur
Dhe e pashme
Sepse
Gjithmonë vishet
Me të ngrohta ndjenja
Si në pranverën e parë
Ashtu edhe në stinën e pestë të mrekullive
Garlate (Lecco), 18 janar 2010
ATJE FJALA ËSHTË GAZ
Megjithë dhembjet e mëdha
Në trup e në shpirt
Atje
Në Dardaninë tonë
Çdo fjalë na dilte nga shpirti
Me plot gaz
Me shpresë
Dhe me optimizëm
Për pranverën e re
Të motit të lumturisë
Për të hapur bujshëm
Shekullin e bekuar
Të dashurisë
-
Rroftë Dardania
Me fjalët e me të qeshurat
Deri në amshim
Garlate (Lecco), 18 janar 2010
KUR DO MREKULLIA
Në këtë stinë të bukur
Dhe të bekuar
Gjithçka ecë mrekullueshëm
...
Edhe yjtë përgjunjen
Para shikimit t’ëmbël të mbretëreshës sime
Edhe ëndërrat e mia
Marrin udhën e realitetit
...
Garlate (Lecco), 18 janar 2010
PA AKULL NË DASHURI
Jemi të ngrohtë ne
Në secilën fjalë bile
Dhe në secilin gjest
-
Tashmë për të gjithë është e qartë
Të ftohtë as akull
Në dashurinë tonë nuk ka
-
Të ngrohta fjalët
E ngrohtë zemra
E ngrohtë jeta e dashuria
Garlate (Lecco), 18 janar 2010
NDJENJAT DHE REALITETI
Shpesh
Ndjehem i fortë
Ndjehem i plotëfuqishëm
Ndjehem i paarritshëm
...
Por realisht
Jam vetëm një njeri i thjeshtë
Si të gjithë të tjerët
Bile edhe i vogël
Garlate (Lecco), 18 janar 2010
N’ATË ËNDËRRËN E FJETUR
Të gjithë juve
Ju kam parë
Jashtë ritmit të jetës
Duke luftuar me vdekjen
...
Shpresoj do të jeni edhe nesër
Edhe ...
Garlate (Lecco), 18 janar 2010
ENIGMAT E DASHURISË SË TYRE
Kurrë nuk janë kuptuar
Saktësisht
Ç’duan
Dhe çfarë projekte kanë
-
Misioni i tyre është i ndërlikuar
-
I thonë dashuri
Dhe është i mbështjellur
Me njëmijenjë interese
Garlate (Lecco), 19 janar 2010
FRYMËMARRJE E MERITUAR
Tash
Që misionin tonë të dashurisë
E kemi përmbushur
Në masën qind përqind
E meritojmë
Një frymëmarrje të thellë dashurie
...
Eja mbretëreshë !...
Garlate (Lecco), 19 janar 2010
PRANIA E LULEVE
Kopshti ynë i dashurisë
Është gjithmonë i bukur
Dhe tërheqës
Sepse është i mbushur
Me lule jete
Me lule bese
...
Garlate (Lecco), 19 janar 2010
SI TË BIEJNË NGA QIELLI
E kam ditur
Që nuk iu shkon gjithmonë
Kungulli mbi ujë
-
Kanë rënë keq
Dhe janë përplasur
-
Kanë rrezikuar jetën
Dhe praninë e tyre në histori
Garlate (Lecco), 19 janar 2010
NË HAPIN E FUNDIT
U ndala mbretëreshë
Në sy të shikova
Ta bëra me dije
Se unë jam unë
Krejt origjinal
E i patjetërsueshëm
Të dua sot
Do të të dua gjithmonë
Edhe tej amshimit
...
Një ditë
Bashkë do të veprojmë!
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
BUZËQESH ME VETËVETIN
Kur e shoh vetin mbret
Në fronin e dashurisë
I ngris pak supet
Dukem më i madh
E ndjehem më i madh
E më vjen të qesh ...
Qesh me vetëvetin
E i përkulem dashurisë
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
GJURMËVE T’ERËS
Kam parë plot mëkate
Të rëna nga degë kombesh
Fatmirësisht të vetmuara ishin mëkatet
Nga stinë të tjera mbetur
Nuk shumoheshin më
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
NË SKAJET E PASKAJSHME
Asgjë nuk ndodh
E gjithçka ndodh
-
S’ka kuti që i matë
-
Për dashuri
Me dashuri
Vritet dashuria
...
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
I DËGJOJMË DHE ...
Gjithçka thonë
E propagandojnë ata andej
Ne i dëgjojmë
Dhe vazhdojmë me aktet tona
Me të vërtetën tonë
I çojmë proceset përpara ...
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
NUK PIJNË UJË ATO ...
Kot i nxjerin nga gëzhojat
Dhe i ngrisin
...
E vërteta është vetëm një
Dhe nuk ndërrohet dot
...
Me tentime për ndryshime
Pa tradita
As pa rend
Bëhen shumë gabime ...
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
FJALA E MADHE
Në regjimin tonë të dashurisë
Është vetëm një fjalë
E vlefshme
Dhe e vulosur
-
Vetëm besa!
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
KJO ZEMËR E NGROHTË
Është zgjuar më herët sot
Me të gjitha ëndërrbardhat
Vallëzon shtigjeve të dashurisë
Megjithë dimrin e ftohtë
Mba gjithmonë gjallë
Dhe të ngrohtë
Besën e madhe
Bën të vlojë dashuria
Në të gjitha relievet e kësaj bote
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
NUK NDALEMI
Në misionin tonë
Shumë mrekulli realizojmë
...
Nuk ndalemi kurrë
N’udhën e dashurisë
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
KOHË E KRIPUR
Me shumë dëshmi është
Të shumë intereseve
Edhe të ndodhive absurde
Në këtë relievin tonë
Edhe andej
E gjihtkund
Gjithçka rrjedh
E ndodhë ...
Duhet të jemi të gatshëm
Të përgatitur për të gjitha jgërat
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
ECIM
Megjithë njëmijenjë pengesa
Të njëmijenjë intereseve
Ne ecim përpara
Me të vetmin interes
-
Rroftë dashuria!
Garlate (Lecco), 20 janar 2010
NELL’APERTUTA DEL SECOLO
Entrando
Nella grande porta della nuova stagione
Con la benedetta regina
Abbiamo scambiato una serie dei baci
Con piacere
L’archivio della storia dell’amore
L’abbiamo arricchito
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
NELLE SCALE DEGLI INTERESSI
Anche in questa stagione continuano
Salite e discese
Gente e questioni pieno
A volte vediamo anche scontri
-
Lì manca solo l’amore
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
NELLE ONDE DEL CRIMINE
Continuano
Purtroppo
Anche in questa stagione
Nuotano individui e gruppi
Cominciano una cosa
Senza finire l’altra
…
Alla fine
Tutti si inondano
Senza trovare possibilità di salvezza
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
NEL PRIMO SOGNO
Ero con la regina
Mano a mano
Nello bellissimo ballo
Dell’amore
Si preavvisavano i miracoli
…
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
NON MI CERCHI …
Di là
Nelle colline degli interessi
E nelle discese dei crimini
Non mi cerchi
-
Non mi trovi mai
-
Non vado mai nel mondo dei crimini
Di perdermi negli incroci degli interessi
-
Non mi cerchi di là
Mai
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
PORTA A PORTA
En questo mondo snaturato
Confondiamo ovunque
Nei mucchi degli interessi
In tutte le case
In ogni ingresso …
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
SUONI NOTTURNI
Sono stati meravigliati e impauriti
Dai strilli non articolati
Dappertutto nel loro rilievo
Bollavano suoni notturni
Con le leggi della filosofia di niente
Per niente di niente
…
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
IN PRIMA POESIA
Come protagonista avevo una regina
Senza sapere chi è
Ne senza conoscerla
…
Era un motivo non motivato
Solo per dire amore
Garlate (Lecco), 16 gennaio 2010
NEL GIORNO SORDO
Inutilmente si fanno chiamate dell’amore
Quelle non si ascoltano
I cuori non si prendono in considerazione
Non si ascolta nessuna canzone
Neanche i dolce sussurri
…
Garlate (Lecco), 17 gennaio 2010
QUANDO L’ORA SOFFRE …
Quando l’ora soffre
Qualcosa del male è successo
Così che anche la storia stessa si è ferita
Quando l’ora soffre
Si è ucciso un amore
Un altro si è ferito
Uno si è evitato e discreditato
…
Quando l’ora soffre
Le canzoni ci sono soffocati
Le feste ci sono proibite
Tutto quanto si è indirizzato verso la tragedia
Quando l’ora soffre
Ci cominciano le sofferenze
L’anima ci languisce
Malediciamo il tempo
E secolo
Quando l’ora soffre
Speriamo di nuovo
Tutto quanto passerà
Piano - piano
La felicità ritornerà
Tutto quanto rivivrà
Garlate (Lecco), 17 gennaio 2010
UN SOGNO DELLA VITA
Mi dice
Essere sempre originale
Conoscere la mia identità
Rispettare la realtà
-
Questo è il mio sogno
Garlate (Lecco), 17 gennaio 2010
IN QUELLE NUVOLE DISTACCATE
La pioggia dell’amore
Bello si prepara
La pioggia della dolce vita
Come ci hanno preavvisato
I benedetti sogni
Garlate (Lecco), 17 gennaio 2010
MISURANDO L’ANIMA
Con il cubito dell’amore
Misuriamo le voglie
Con le nostre possibilità reale
Dolcifichiamo la realtà
Li attraiamo tutte le stagioni
Di diventarci primavera
Garlate (Lecco), 17 gennaio 2010
NEL PASSO STANCHISSIMO
Coloro di là
Cercano di combinare
Milleuno loro modi
Invece cadono
Rompono la testa
E rimangono senz’amore
Ne senza vita
Garlate (Lecco), 17 gennaio 2010