E premte, 24.01.2025, 01:47 PM (GMT)

Kulturë

Halit Bogaj: Barbara e Zhak Preverit

E enjte, 04.02.2010, 09:56 PM


BARBARA e Zhak Preverit

Përkthyer nga Halit Bogaj

Kjo poezi është ndër margaritarët më të shuqar të letërsisë franceze të cilën Zhak Prever ia kushtoi një femre të sapo njohur në kohën e luftës së Dytë botërore. Duke qenë se poezia në fjalë arriti sukses të madh tek lexuesit e të gjitha meridianeve, shkruhej se Zhak Prever kishte marrë mijra letra nga adhuruesit e tij, sidomos  të gjinisë femërore, nga të cilat qindra sosh ishin me emrin Barbara.

Prandaj duke e parë rëndësinë aq të madhe të kësaj poezie romantike, e cila njëherit ka edhe shumë elemente autobiografike të jetës së poetit të madh francez, u përpoqa që edhe unë ta shqipëroja disi këtë thesar të jashtëzakonshëm të poetikës franceze i cili është aktual përgjithmonë.Gjithashtu duhet theksuar edhe faktin se kjo poezi është përkthyer edhe në të gjitha gjuhët më të njohura botërore, në mesin e të cilave edhe në gjuhën tonë.


BARBARA

Kujtohu, Barbara
Atë ditë mbi Brest shiu binte litar
dhe ti ecje buzagaz, e lumtur
trëndafil me vesë, e qullur nga shiu
me shikim të vrarë
Kujtohu, Barbara
Atë ditë mbi Brest shiu binte litar 
Unë  të takova në rrugën e Siamit për herë të parë
ti më buzëqeshje afër për bri
dhe unë buzëqeshja si ti
Kujtohu, Barbara
unë nuk të njihja
Për herë të partë të shihja
Kujtohu
sidoqoftë kujtoje atë ditë
mos harro dukej sikur më kishe dalur në pritë
në strehën e një hajati rrinte një njeri 
dhe në emer të thiri
Barbara , ku je Ti?
dhe ti ecje drejt tij nëpër shi
e qullur, trëndafil me vesë përmbi
dhe ti iu hodhe në përqafim
Kujtoje, Barbara atë gëzim
dhe mos më ki inat  -Ti që të thash
unë me ti atyre që i dua u flas 
edhe kur veç njëherë me ta jam takuar
u them ti të gjithë atyre që janë të dashuruar

U them ti
edhe kur nuk i njoh assesi

Kujtoje, pra
mos e harro, Barbara
atë shi që binte prore
mbi fytyrën tënde gazmore
dhe me lumturi mbi atë qytet

Mos e harro atë shi mbi det
mbi kantier

mbi anijen Uesan që ishte tmerr

Ah, Barbara
kjo luftë qe një marrëzi
ç'ndodhi me ty pra në atë shi
hekuri, zjarri, çeliku e gjaku plot neveri
dhe ai që të shtrëngonte në krahë
me dashuri
a ka vdekur, a është gjallë, a e di?
Ah, Barbara
mbi Brest shiu bie litar
ashtu siç binte më parë
por s'është më ai shi ngase gjithçka u gremis
është një shi i pikëlluar, i mërzitshëm, i bërë pis
nuk është më as shtërngata 
e hekurit e çelikut e gjakut
Ka vetëm re të hirta të gjata
si qentë që ndërsehen
si qentë nuk vërehen
në ujin që rrjedh mbi Brest
dhe shkojnë të ngordhin larg
Larg nga Bresti , shumë larg

Ku gjurmët u humbin varg e varg


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora