Kulturë
Gjon Keka: Copat e pasionit politik
E diele, 07.02.2010, 09:56 PM
Copat e pasionit politik
Nga Gjon KEKA
Jemi dëshmitar të shumë ngjarjeve që kanë rrethuar dhe që ende po e përcjellin ecjen e shtetit më të ri në botë ,pra shtetit të mbykqyrur të Kosovës.Ngjarje këto që sa kanë elemente pozitive aq edhe negative ,sepse shoshitja e problemeve dhe proceset që po ecin si val me pengesa të herpashershme në rrugëtimin e këtij shteti drejt qëllimit të tij na bëjnë që të jemi jo edhe aq besues se kjo elitë politike që po e menaxhon dhe po e mbanë telekomandën e fatit të ketij populli janë njerëz besnik, të besueshëm dhe me vizion për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të mirë të Kosovës drejt proceseve të saj të forcimit të institucioneve demokratike ,shtetit ligjor,zhvillimit ekonomik dhe integrimit në familjen europiane.
Neve mund të flasim me ditë të tëra se gjërta janë duke lëvizur dhe se Kosova po ecën sigurtë ,por realiteti brenda qenjes së këtij populli tregon të kundërtën, se Kosova është shndërruar në një livadh të të gjithëve dhe të askujt, ku secili mund të korrë dhe të mbledhë që të doj dhe sa të doj.Ndërsa është pikërisht populli ai që po katandiset si mos më keq ,është pikërisht populli ai që ka mbetur me gishta në goj(nga premtimet me thesë të „politikanëve“) dhe nuk ka arritur që ta shoh akoma lirinë e plotë të tij dhe mirëqenien e përgjithshme ,pastaj është pikrisht qytetari ai që po vuan nga vjedhësit e shtëpisë së tyre duke mos bërë asnjë hap drejtë plotësimit të kushteve të qytetarëve ,zhvillimit ekonomik ,shtetit juridik trasimit të rrugës drejt proceseve të integrimit në familjen europiane etj etj.
Ndërkaq duhet nënvizuar se zgjedhjet lokale që u zhvilluan tanim së fundi treguan edhe njeherë se sa të dobëta janë institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës,dhe gjithashtu se sa larg rrënjëve të demokracisë janë porceset që ka para vetes Kosova si shtet në rrugëtimin e saj.Gjëja më neveritëse ishte kur mospajtimet politike ndërmjet partive në koalicion LDK-PDK shkaktuan trazim dhe humbje të besimit edhe më shumë të qytetarëve të saj duke ditur se ky rivalitet dhe kjo luftë e madhe për karrige pushtetesh bëri që faqja e tërë sistemit politik ,pastaj demokracisë së brishtë dhe të pathemelt të dal sheshit.
Këto zgjedhje shpalosën faqen e rivalitetve dhe difekteve të personaliteteve politike të paformuar mirë dhe të pa afta për të qenë lidership dhe për të mbajtur telekomandën e shtetit,pastaj ato të partive politike.liderëve politik dhe institucional.Por kishte gjithashtu edhe një mungesë të theksuar të konsensusit të gjerë ,pastaj ishin zgjedhje jo edhe aq të lira dhe demokratike e aspak të ndershme siç trumbetohej andejpari se gjoja standaret u përmbushen dhe gjithçka eci në rregull ,duke harruar copat e pasioneve kafshore politike dhe difektet rrugëve të procesit zgjedhor.Për të argumentuar këto se a ishin zgjedhejt në Kosovë vërtetë demokratike dhe të ndershme do nënvizoj një përkufizim të mençur të politologes dhe ish ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara Jeane Kirkpatrick se "zgjedhjet demokratike nuk janë vetëm simbolike...ato janë kompetitive, periodike, gjithëpërfshirëse...nga shtetas që gëzojnë liri të gjerë për të kritikuar qeverinë, për të shpalosur kritikat e tyre dhe për të paraqitur alternativa."
Prandaj në mënyrë që zgjedhjet të jenë demokratike,të ndershëm dhe konkurrues,duhet që të gjithë të gëzojnë të drejtat e lirisë së shprehjes, grumbullimit, dhe lëvizjes si e nevojshme për të shprehur kritikat e tyre të hapur dhe kështu për të sjellë politika alternative dhe të dobishme ndërtimin e institucioneve demokratike dhe qeverisjes së vendit .Në shtetet ku këto liri nuk janë dhënë ose kur politikanët në mesë rivaliteteve të tyre janë ngacmuar dhe ndërprerë,në veprimtarin e tyre politike dhe zgjedhore, zgjedhjet nuk mund të pasqyrojnë pikëpamjet legjitime të vendit.Shteti i mbykqyrur i Kosovës nuk do duhej të jetë një shembull i keq i një shteti me demokraci të brishtë ku aplikon në jetën e saj politike -institucionale dhe në rrjedhat e historisë së sistemit politik të saj dhunën politike apo zgjedhje të padrejta dhe jo të ndershme,ku për të ndaluar këtë dukuri dhe difekte janë dërguar edhe përfaqësues ndërkombëtar ,pastaj janë mbrojtur nga forcat policore qendrat e votimit për të garantuar ndershmërinë e zgjedhjeve në përgjithësi.Në këto zgjdhje është vrejtur edhe një element i zhgënjmit të thellë si dhe i dekoncentrimit total të qytetarit dhe vullnetit të tij për të hedhur kokërrën e votës si e drejt demokratike, sa që qytetarët të lodhur nga „politikanët dhe partitët politike“pastaj nga „premtimet e tyre iluzioniste“ e kanë shfrytëzuar të drejtën demokratike vetëm sa për të hequr qafe pjesën e tyre dhe të së dejtës së tyre demokratike ,e jo për të shfrytëzuar vullnetin dhe të drejtën e tyre legjitime në mënyrë të lirë dhe demokratike.Gjithashtu gjatë zgjedhjeve të mëparshme kur edhe doli fituese PDK e cila që nga themelimi si saj ishte në opozitë, pastaj lidhjes së koalicionit me LDK dhe shpalljes së pavarësisë si dhe gjatë këtyre zgjedhjeve së fundmi lokale vërejm se ishin tri arsye që kanë bërë që LDK të bie nga lista e parë e rënditjes së fitueseve të partive politike ne Kosovë; e para është vdekja e presidentit dhe vizionarit të madhë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova ,e dyta ishte lufta për karrige në mes të Sejdiut dhe Dacit dhe e treta koalicioni LDK -PDK ,koalicion ky i panatyrshëm në thelb.
Dhe krejtë në fund siç mësojmë nga historia e shteteve ka pasur raste të shumta që demokracia ka dështuar që nga demokracia antike e deri më sot ,kjo ka ndodhë për shkak të mos futjes së rrënjëve në thellësi të qenjes së popullit dhe institucioneve shtetërore,keqkuptimit të demokracisë ,për shkak të mungesës së traditës ,përvojës dhe kulturës së brendshëm politike dhe institucionale,moszhvillimit ekonomik,mungesë së shtetit jurdik ,e deri të ajo sa që liderët politik të shteteve i kanë shfrytëzuar shkallët e demokracisë për t'u ngjitur në skelën e diktaturës ,autoritarizmit,statizmit ,totalitarizmit e nganjehrë edhe te kolapsi total i shteteve të dobëta dhe me demokraci të brishtë.Ndërsa difekte tjera që kanë quar shtetet gjatë historisë në shembjen e qeverisjes demokratike dhe shtetit ligjor është edhe ajo e bosizmit të politikanëve duke i shëndrruar institucionet demokratike në institucione korruptive ,të krimit të organizuar gjë që kanë shkatërruar pothuajse në tërësi proceset demokratike.Sidoqoftë duke u nisur nga kjo mund të themi se në Kosovë duhet të bëhët një ndrrim i qasjes në tërësi të qeverisjes ,të bëhen reforma të thella, sepse nëse institucionet dhe qeverisja e shtetit të mbykqyrur të Kosovës mbeten të parefromuar, që në themel atëherë nuk ka ndodhur asgjë,ka mbetur e njëjta gjendje ndoshta edhe më e rëndë së që qe më parë.Duhet ditur gjithashtu “lidershipi” i shtetit të mbykqyrur të Kosovës se nuk do mund të bëhet pjesë e bashkimit europian pa i hequr qafe problemet e brendshme me një fjalë pa e pastruar llumin e brendshëm,siç janë; korrupsioni,krimi i organizuar,forcimi i rendit dhe ligjit ,zhvillimi ekonomik,largimi i organizatave të dyshimta terroriste dhe njerëzve të infiltruar brënda etj etj.Gjithashtu duhet të kalohet pragu i mosbindjes së „lidershpit“ të shtetit të mbykqyrur të Kosovës ndaj vullnetit të popullit si dhe vullnetit politik për ndryshime rrënjësore apo edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nacionale,sepse vetëm në këtë mënyrë demokracia do të kanalizonte rrjedhën e saj në proceset në vijim të Kosovës në ndërtimin e një shteti demokratik dhe ligjor të zhvilluar ekonomikisht në mënyrë të fuqishme si dhe të rrugëtimit shtetit të mbykqyrur të Kosovës drejt proceseve të integrimeve euroatlantike.
Komentoni
Artikuj te tjere
Laureta Petoshati: Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë
Riza Greiçevci: Loto fukaraja
Julia Gjika: Shpirti i poetit flet, unë e dëgjoj dhe e kuptoj ç'farë përcjell
Kalosh Çeliku: Ky Poet duhet p?rz?n? nga Qyteti (Cikël poetik)
Ferit Ramadani: Talenti krijues! (I)
Liman Zogaj: Besa dhe Besarti
Halit Bogaj: Fatos Arapi & Fshati im
Dy poezi nga Jusuf Zenunaj
Mirela Kumbaro: “Otello” i Blushit, një leksion tolerance
Cikël poetik nga Tahir Bezhani
Cikël poetik nga Martin Cukalla
Sadik Bejko: Një fëmijë në kërkim të personalitetit
Dy tregime nga Zef Gjeta
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Remzi Salihu: Poezi të zgjedhura nga poetja Roze Auslander
Halit Bogaj: Barbara e Zhak Preverit
Sabile Keçmezi- Basha: Preken ëndërrat vallë...
Sami Islami: Stafeta e fundit
Aleko Likaj: Si ndriçon xixellonja e Nase Janit
Cikël poetik nga Hajdin Morina