E enjte, 07.11.2024, 01:21 PM (GMT)

Kulturë

Ibrahim Egriu: Intervistë me aktoren Fortesa Hoti

E hene, 08.02.2010, 07:33 PM


Intervistë ekskluzive e realizuar me pare, me aktoren tani më të mirënjohur, Fortesa Hoti, e cila nga shtatori i vitit 2007, në serinë televizive "Avenyja tjetër" me plot mishërim, luan rolin kryesor, që shfaqet cdo jave përmes R T V-suedez.

Nga Ibrahim Egriu

Pas Yllit të këngës së top-muzikës, Doruntina Disha, e cila zuri vendin e parë në Norvegji, kurse ne Festivalin e kenges në Shqipëri, vendin e dytë. Gjurmeve të saja hap pas hapi po ec këtu në Suedi dhe këngëtarja e re Besa Krasniqi, e cila zuri vendi e parë në festivalin muzikor të talenteve të rinj në Karlskrona të Suedise. Kurse, në laminë e dramaturgjise, përmes suksesit të arritur, shembullin e të dyja moshatreve e ndjek aktorja shqiptare, Fortesa Hoti. Që të tria janë shembull për Rininë shqiptare  në  Diasporë,  sepse,  vetëm me shembuj të mirë ngritet imazhi i popullit tonë të shtypur e  shumëvuajtur shekuj me radhë.
Kontaktin e parë me Fortesën e mora përmes mikut dhe bashkëpunëtorit tim te çmuar, Prof. Dr. Zija Lleshi, i cili më njohtoi se, babai i saj është Ferki Hoti, arsimtar, i cili nga viti 1992, në Munkedal, me plot përkushtim u angazhua në proçesin edukativo-arsimor me nxënësit tanë kurbatçarë. Komuniteti i  shqiptareve ne Skandinavi, veçanërisht të rinjtë, me interes e përcjellin filmin serik telviziv ”Avenyja tjetër”, ndaj, që të mësojnë diç më shumë, fillimisht, kërkuam nga Fortesa të na ofrojë ca të dhëna biografike: 
-Kam lindur, më 6 dhjetor 1988 në Polac të Skenderajt dhe aktualisht jetoj me prindërit e mi, vëllanë dhe dy motrat  në lagjen Angered, që ndodhet në periferi të Goteborgut. Isha 4 vjecare kur prindërit e mi, në mars të vitit ’92, per shkak te masave represive, dhunës e terrorit të pushtetit serb në Kosovë, babi im, arsimtar i suspenduar nga puna,kërkoi strehim këtu në Suedi.

Si u pritët në Suedi dhe cilat ishin disa nga sfidat e fillimit ketu ne emigracion?

Në Suedi u pritëm shum mirë nga shteti dhe populli. Në at kohë, menduam të qëndrojmë një kohë të shkurt në Suedi, por nuk doli ashtu. Vitet rreshtin nji pas nji dhe une rritesha, duke shkuar në shkollë si një nga nxënëset më të dalluara. Mendimi i familjes, po edhe i imi ishte dhe është që sa më shpejt të kthehemi ne vendlindjen tone, në Kosovën e Pavarur. 

Çfarë shkolle keni kryer ne Suedi?

Kam kryer shkollen e mesme dhe vijoj studimet ne drejtimin -Arti skenik. Ndër kohë kam vijuar edhe mësimin plotësues në gjuhën Shqipe. Flas, për veç shqipes, falë ndihmës qe me ofroi babai im- arsimtar e flas dhe anglishten, suedishten dhe pak gjermanishten. 

Si u kyçët në laminë e dramaturgjisë?

Si e vogël me thonin së kisha talent për aktore, që në shkollën fillore në klastë e 6,7,8 dhe 9 u aktivizova ne grupin dramatik të shkollës, ku luajta role të dryshme në skenat e shkolles. Pra, kjo më më dha shtytje që në një ditë vere, gjatë pushimeve kur  kërkoja punë, papritmas e pashë që televizioni suedez kishte hapur një audicion për një seri televizive. Konkurova dhe arrita të përzgjidhesha në më shumë se dymijë aplikues dhe zhvillohej garë eliminuese, ku arrita të dal në fillim në 100-she e pastaj në 30-she dhe në fund në 3 më të mirët, ku arrita dhe të marr edhe rolin kryesor në seri, që ishte dhe gëzimi më i madh në jetën time .

Në serinë televizive "Avenyja tjetër" ua kanë besuar rolin e Roxana Nilsson. Kush ua ofroi ate rol dhe çka kishit me na thënë rreth këtij roli specifik?

Rolin ma afroj Anette Mandoki, regjisore. Eshtë nje rol i vështirë i një  vajze problematike, me  emrin, Roxana Nilsson, e cila jeton më një nënë narkomane, që s’e din se cili është babai i saj. Pra, permes ketij filmi ne seri, paraqitet jeta, veshtiresitë e saj me vite, sespse, nenen e saj e kish kapluar një virus i keq siç është droga. E kam pak të vështirë të luaj rolin e Roxanës, pasi në jetën private unë dalloj shumë nga ky rol, por megjithatë kam shumë telefonata urimi dhe ka shumë adhurues të cilët me telefonojnë dhe me japin fjalë të mira për interpretim të suksesshem.

Dhe unë, bijë e nderuar e Kosovës, Fortesë, si njohës i lamisë së dramaturgjisë, duke qenë se vite me radhë kam përgatitë pjesë të ndryshme teatrale ne Diber e Kaçanik, e vlerësoj lartë angazhimin dhe mishërimin tuaj ne rolin specifik dhe shume te veshtire te Roxanes. Të lumtë, me deshirë qe dhe ne të ardhmen te korrish suksese dhe me te medha ne sferen e dramaturgjise e te kinematografise.

Falënderime te perzemerta z. Ibrahim ne per keto vleresime aq te ngrohta e te sinqerta qe m’i dedikoni. Ju më jepni vullnet qe dhe me tej te angazhohem palodhshem në këtë lami, te cilen e adhuroj me mish e shpirt.

Diç rreth aktiviteteve tuaja dhe, si e kaloni kohën e lirë?

Përveç angazhimit tim në filmin: "Andra Avenyn" unë lexoj libra të ndryshëm në gjuhën shqipe, suedeze dhe ate nagleze. Merrem më vrapim, i kushtoj rendësi shumë të madhe familjes sime të dashur dhe Shoqërisë.

Do kalojmë tek nje cështje tjetër që na prekupon ne te gjithve,tek gjuha shqipe. Ty dhe motra jote, Blerta, pastër e bukur e flisni gjuhën shqipe. Në cilën gjuhë flisni në familje dhe, cili eshte mendimi juaj që femijët shqiptarë ta ruajne gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe ?

Mbi 90 % në shtëpi flasim gjuhën tonë Shqipe, me që jetojmë në Suedi dhe eshtë e nevojshme dhe jetike këtu flasim edhe suedishten, falenderojmë demokracinë suedeze për mundësinë e organizimit të mësimit plotësues nëpër shkolla edhe në gjuhën shqipe. Pra femijet tanë shqiptarë janë më të  aftë dhe më të dijshëm kur flasin më shumë gjuhë.

Çfarë muzikë më së shumti dëgjoni?

Shqipe folklorike, popullore, po ne të rinjtë dëgjojmë edhe muzikë moderne internacionale botërore. 

Çfare do te thonit per ne fund ?

Jam shume e lumtur që u shpall Pavarsija e Kosovës dhe kam fat të madh që jam pjesë e rinisë së saj. Nje Komb Shqiptar me 2 shtete do të jemi shume më të fortë ne të ardhmen. 
Nje pershendetje te vecante keni nga  babai im-Ferkia dhe krejt familja Hoti. 
Ju faleminderit shume per kete interviste!
Dhe une ju falenderoj për angazhimin tuaj dhe per vlerësimin që po ma bëni. Dhe në mbarim, lus të gjithë moshataret e mi kudo në Diasporë që të vazhojnë shkollimin dhe, me sjelljet e veprimet e tona shembullore, t’i tregojme botes se qytetruar dhe miqeve tane nga mbare bota se ç’popull i zgjuar,  bujar e fisnik jemi ne shqiptarët. 
Falënderime bijë e Kosoves martire!    Me nderime, I. Egriu



OPINIONE
kozeta on 23 January, 2010 12:36:28 

I nderuar prof..Egriu,

E lexova me nje fryme intervisten qe i keni marre artistes shqiptare qe premton shume.
Ajo po shkelqen ne Suedi.
E pashe aktrimin e saj dhe aq sa u impresionova nga loja profesionale e saj me aktore suedeze aq dhe ishja krenare per gjakun tim shqiptar.
Ju falenderoj gjithmone dhe paci shendet,
Me mirenjohje te thelle,

Keze Kozeta Zylo, NY 
abas on 23 January, 2010 12:58:36 

Faleminderit shumë për materialin e përcjellur rreth bashkëbisedimit tuaj me FORTESA HOTIN, aktoren e re të filmit, që dëshmon se edhe në mërgatë ka filiza të rinjë, që rriten dhe zhvillohen larg Trungut, por që mrekullia qëndron aty, se lidhjet me Trungun janë të pa shkëputshme, andaj edhe Fortesa, jep shpresa të forta, për të mbajtur lidhjet me Trungun dhe njëherit me rriten dhe përparimin e saj në lëmin e artit dhe kulturës, aty ku jeton dhe punon, i shërben shumë çështjes kombëtare, me depertimin e saj në fushën e artit dhe kukturës. 

Ndikimin dhe depërtimin që ka bërë, që bënë dhe do ta bënë në vazhdimsi arti dhe kultura përmes artistëve të mirënjohur tek shikuaesit e vendeve dhe kulturave të ndryshme botërore, për njohjen e vlerave të artit dhe kulturës së një vendi dhe populli, këtë gjë s`ka rrijtur ta bëjë politika dhe diplomacia në përgjithësi e në veçanti politika dhe diplomacia shqiptare e cila në periudha të ndryshme kohore ka qenë e përkufizuar idologjiksht duke sjellur pasoja, për fat të keq edhe sot e kësaj dite bëhet një politikë dhe diplomaci e varurë, në të shumtën e rasteve mjaft e dëgjueshme, përulëse ndaj të huajve-faktorit politikë ndërkombëtar, që ka luajtur e është duke luajtur ende me fatin tragjik të shiptarve të ndarë e të okuapauar nga disa shtete fqinë në Ballkanin e trezuar, e çfarë është më keq edhe nga vetokupimi… politikë e heshtur dhe ndrojtur për ta ngritur zërin për të drejtën e natyrshme të bashkimit kombëtar.
Fortesës i dëshirojmë të arrij sukses në fushën e artit dhe kulturës siç ka arrijtur: Aleksandër Moisiu vëllezrit Belushi në SHBA, Inva Mula etj.
Veprimtaria praktike e juaja z.IMI dhe Fortesës, i përgjigjen thënies e të madhit Sami Frashëri i cili mes tjerash thot: “…Një popull që mjell misër dhe grurë korrë për njëvitë, nëse mbjell arsim dhe kulturë korr për njëmijë vjetë“. 
Shëndet e jetë.
Me respekt, 
Abas Fejzullahi 
sulejman on 23 January, 2010 01:05:34 

I dashur bac Imi!
Faleminderit per materialin qe me keni percjelle. Me intervisten njihem per here te pare. Ndihem shume mire dhe me entusiazmon fakti qe vlera profesionale te Kombit tone si, Fortes Hoti, Doruntina Disha, Besa Krasniqi, te permendura me aq dashuri ne intervisten Tuaj, perfaqesojne ne menyre dinjitoze vlerat shqiptare ne Diaspore. Kjo interviste eshte pjesez e tere atij publikimi qe po u behet shume personaliteteve shqiptare ne bote, te cilet perfaqesojne vlerat me inteligjente, fisnike, paqesore e profesionale te nje kombi te vogel, por shume vital. Do te permendja Shoqaten e Grave Intelektuale ne SHBA-te, te cilat me organizimin dhe kontributin e tyre jane ngritur shume larte ne opinionin amerikan dhe kane dhene dhe po japin kontribute te cmuara ne perfaqesimin dinjitoz te shqiptareve kudo ne bote. Shume nga keto personalitete ne lemi te ndryshme, jane nga Kosova jone. Te gjithe kane kontribuar nga pak per arritjet qe kemi ne fushen e ceshtjes sone kombetare. E kemi per detyre qe keto arritje t'i cojme edhe me tutje. Nese do te mundemi te jemi te organizuar ne mendimin dhe qendrimin tone drejt ruajtjes dhe propogandimit te vlerave tona kombetare, ky do te jete nje sherbim shume i cmuar qe do t'i bejme Shqiperise sone, sot e ne te ardhmen. Heshtja, vecanerisht sot eshte vrasese.
Te uroj shendet familjarisht dhe nese mundesh kete mesazh t'ia percjellesh te tri vajzave te mrekullueshme shqiptare nga ana ime.
Faleminderit per durimin qe me lexon deri ne fund.
Te pershendes ngrohtesisht nga Tirana,
TUNG
Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ) 
beqir on 23 January, 2010 01:16:27 

Mirëmbrëma, vëlla Imi!
Me kënaqësi e kam shikuar filmin "Andra Avenyn” (Avenyja tjetër) në TV-Suedez, ku aktorja Fortesa Hoti luan rolin e Roxanes. Pikërisht edhe bashkëshortes sime i tregova për këtë aktore shqiptare të frytshme që ngjitet majave të artit të shtatë. Një aktore e re, e bukur dhe e zonja përfaqëson vendlindjen tonë të dashur – Kosovën.
Uroj të dalin shumë femra të vyeshme dhe të zonja si Fortesa në shumë fusha të jetës akademike në Suedi.
Përshëndetje mikes sonë, Fortesa Hoti!
Përqafime, juaji Beqiri Elshani-letrar 
latif on 23 January, 2010 01:22:44 

Imi i nderuar! 
Përshëndetje Ty dhe përshëndetje të madhes Fortesë, e cila ndonëse shumë e vogël, nën trusninë ekonomike dhe kushedi çfarë trusnie tjetër ka migruar në Suedi, e flet dhe e kultivin gjuhën shqipe. Andaj ajo është e madhe jo vetëm në aktrim, por ajo është e madhe edhe në jetën e përditshme. Së këndejmi të lumtë Ty që në mënyrë herëpashershme dhe sistematike por edhe me këmbënulësi po i zbulon talentët, por po i zbulon edhe kombëtarët. I lumtë edhe Fortesës, që po i tregon Suedisë dhe mbarë botës se kush janë shqiptarët. E, po, ç'të them tjetër...pos Ti dhe Fortesa të vazhdoni kështu gjatë, gjatë, gjatë... 

Latif Nallbani-Kacanik 
namik on 23 January, 2010 03:18:17 

Zoti Ibrahim , te uroj per intervisten me aktoren shqiptare ne Suedi. Nje nga gjerat e bukura qe te jep shkrimi eshte se geni shqiptar rron do te rroje fale perkushtimit te shume njerëzve te kombit tone , qofshin keto edhe si kjo zonje potriote. Ia percillni edhe urimet e mia per te.

Po jua sjell nje cikel me poezi per ju. 

Namik Selmani

te fala shqiptarisht Namik Selmani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora