E marte, 15.10.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Remzi Salihu

E hene, 08.02.2010, 09:27 PM


Remzi Salihu

RRËNJËT

pesha ime shtrihet
në rrënjët e pemës
me fryte të kafshuara nga dielli

në duart e mia
trungu shpërndanë degët
yjet bëjnë dritë ngazëlluese
nëpër rrudha balli
nëpër diskursin e fjalëve
mjegullat lëndojnë
metaforat e thyera në asht

fryti më bie nga dora
shkëlqimi i tërheq hijet
dhe thellë në mua
varen rrënjët e gjakut


MIDISVERA

nën gjuhë
e fsheh verën e shkrumbuar
etja i shuhet nëpër damar
mbi hijen e kujtesës

fotografia ime
kthehet prapa në profil
në gjurmët e monedhës së humbur
lanë djersët e ndryshkur
nëpër shpronësimin e rërës
rrudhoset koha

pluhuri i përndjekur
nga era e papërgjegjshme
bënë çerdhe në flokët e mia

frymëmarrje e vjedhur
nga midisvera thyen gishtat e tharë
midis dhëmbëve hap tunel të mpirë
nga një faktomë e pa paralajmëruar


ULQINI

Një verë të gjatë mbi det një njeri
Rrezit lëkurën e vet të irnosur

I shtiu këmbët në det të kriposur
Dhe zbuloi me grep fisin e tij

Korridoret dhe muret e qytetit
Janë eshtra të arkitekturës së lashtë

Nga kalaja gjuan me sy në det
Dhe zbulon bukurinë e historisë së vet

Njerëzit kur shpërngulen për në Amerikë
Atëherë qyteti dridhet dhe bën tërmet


PLAZHI I VOGËL

Midis paqes së keqe në trup
Gjurmuan varre nëpër rërë

I mbyllën sytë nga era
Dhe mbuluan vdekjen deri në fyt

Në varrin e parë nuk u doli shpirti
Kërkuan varin e dytë

Deri në mbrëmje mbajtën veten të vdekur
Dhe shëruan lëkurën e plazhit të vogël


TË SHTRIRË NË BATANIEN E RËRËS

Ne takohemi në rërën
e derdhur të kërkimit
dhe gjurmëve të humbura në zjarr
në recetë guacash të thyera
fjala merr arratinë dallgëve

Era e azdisur na bart tej vetvetes
bën barrikada mbrojtjesh
nëpër rrudhat e ballit të rreshktë

Dita mplaket nga vapa
dhe thyen brinjët nga rrezet
nën kërpudhat thara të ? safarit ?

Mbajmë të shtrënguar në vete
lëkurën e verës së vdekur
në thellësinë e lagësht të rërës
dhe pastaj një prekje e papandehur
djeg mishin e plazhit në horizont


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora