E merkure, 01.05.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku:Nje doracak imireseardhur per atdhetaret ne Suedi

E marte, 09.02.2010, 12:49 AM



“Mësim fillestar shqip -suedisht ”- nga Ibragim EgriuIbrahim Egriu u lind në në Maqellarë të Dibrës më 1939. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje kurse shkollën Normale, Akademine Pedagogjike dhe Universitetin gjuhe e letërsi, në Shkup. Filloi detyrën më 1962, në Tërnovë të Gostivarit. Në vitin 1968 iu mundësua që të punësohet në shkollën e mesme për punëtor të kualifikuar „Voskopoja“ në Kaçanik, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe për herë të parë vuri në skenë dramën „Nora“ të Andrea Skanjetit.

 

Pra, hapsirë të veçantë në rini i përkushtoi dramaturgjisë. Kështu në vitin 1979 me nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Dibër ku punoi nga viti 1970, deri në vitin 1984, përgatiti katër pjesë teatrale që u transmetuan në ekranin televiziv të TV Shkupit dhe u mirëpritën. Ishte tejet aktiv në Ansamblin “Liman Kaba“ ku si aktor i grupit dramatik interpretoi me sukses disa role teatrale. Në vitin 1984 emigroi fillimisht në Zvicër e pastaj në Malme të Suedisë.

 

Që në ditët e para vendosi kontakt me komunitetin e këtushëm shqiptar dhe u aktivizua në shoqatën „Kosova“ e atë „Iliria“ ku mbante mësimin me fëmijët shqiptarë. Më 5 maj të vitit 1986 nga qyteti Malme, e filloi transmetimin e emisioneve në gjuhën shqipe në Radion, atëbotë të njohur "Zeri i Kosovës" . Ishte nismëtar i organizimit të LASH në Suedi që u themelua më 30 maj të vitit 1992 në qytetin Lund. Ishte themelues i L A SH në Suedi, sekretar dhe kryetar i Këshillit Pedagogjik.

 

I angazhuar në shkollën shqipe dha kontribut të veçantë në organizimin dhe masovizimin e saj. Krahas punës me nxënës shqiptar, zhvilloi mësimin e gjuhës shqipe në disa grupe mësimore për suedezët. Dha kontribut të veçantë në organizimin e mërgatës shqiptare në Suedi, organizimin e demostratave të bashkatdhetarëve tanë dhe ndihmoi formimin e shumë klubeve e shoqatave kulturore. Merret me gazetari e publicistikë. Botoi dy libra të gramatikave suedisht-shqip. Në koautorësi ka botuar edhe katër libra leximi dhe një antologji për ciklin e ulët, të mesëm dhe atë të lartë si dhe libri “Mësim fillestar shqip -suedisht ”.

 

Një nevojë e kahmotshme e komunitetit shqiptar në Suedi ishte botimi i një doracaku suedisht- shqip apo si vet autori e pagëzoj “Mesimi fillestar shqip-suedisht”. Ky libër është i pari i këtij lloji në shtetin e Suedisë dhe ka qenë i domosdoshëm, ku përmes këtij botimi autorët dëshriojnë që tu dalin në ndihmë ardhacakëve  në këtë vend të largët skandinav.

 

 Deri me tani doracak të tille kishte në disa gjuhë e mungonte ne suedisht. E ai i cvili mbushi këte boshllek me kete liber eshte profesori Ibrahim egriu së bashku me koleget e tij Jakup Sahiti dhe Anders Wessman.Libri është një ndihmesë e madhe për ardhacakët e rinjë shqiptar në Suedi.

 

Nga vet parathenja e librit mund të konkludojme se ky liber me te vertete u dedikohet ardhacakëve fillestar ne shtetin skandinav Suedi dhe se është një nismë për mesimin e suedisht. Autorete shprehenh se ky libër është ndërtuar mbi bazat edukativo- arsimore me c`rast kategority gramatikore dhe shqiptimi i drejtë i shembujve funksionalizohen paralelisht njera me tjetrën. Përmes ketij texti ardhacaku arrinë të mesojë shprehjet fillestare në gjuhëne  re në ate suedishte te cilat deri me sot i mungonin ardhacakut shqiptar këtu ne Suedi.

 

Ai këtu permes shembujve konkret do mësoj fjalët e nevojshme si fillestar dhe i ri ne këtë mes se si të pershendes, si të prezentohet, si tëpërgjigjet në telefon apo edhe ndonje rekomandim qe mund të ket. Njesit mësimore në këtë libër janë të shtruara në atë menyrë që janë të lidhura me detyra pune e janë shume të pershtatshme dhe të lehta për tu zënë si për të rinjë por edhe për të moshuar.Kjo e benë librin edhe më funskional në qellimin e tij.Libri është  i ndarë në kapituj dhe permbajtja e cdo kapitulli ka të bejë me shprehje dhe situata të cilat njeriu i hasë në jetën e  përditshme në një vend të ri dhe të huaj.

 

Kandidatët të cilët përdorin këtë libër mund të personifikojnë dhe identifikojnë vetën me personazhet të cilat janë marrë si shembuj në libër, cka ua lehtëson dhe mudnëson një mësim dhe kuptim më të lehtë të situatave dhe shprehjeve të ndryshme të cilat ata i hasin në jetëne përditshme.

 

Përmes ushtrimeve dhe aktiviteteve gramatikore dhe gjuhësore përdoruesit e librit mund të krijojnë situata të atilla komunkimi mes vete ku në biseda dhe ushtrime mund të inkuadrohen dy e më shumë përsona në bashkëbisedime me njeri tjetrin e këto janë perpilue në bazë të rregullave gramatikore dhe gjuhësore në mënyre që kandidatit ti mundësojnë një pevetësim sa më të shpejtë të gjuhës së këtij vendi.

 

Të gjitha njësit mësimore por edhe uishtrimet e botuara këtu janë të perkthyera nag gjuha shqipe në ate suedeze dhe janë pershtatur për rrehtanat aktuale të kohës dhe vendit pra në rrethanat suedeze.

 

Sokol Demaku

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora