Kulturë
Halit Bogaj: Çarls Bronson (1921-2003)
E hene, 08.02.2010, 10:56 PM
ÇARLS BRONSON – IN MEMORIAM/1921-2003/
Nga Halit Bogaj
Disa kohë më parë,në
moshën 81 vjeçare , vdiq aktori i madh amerikan Çarlls Bronson, i cili shënoi
njërën ndër periudhat më të lavdishme të kinematografisë amerikane,duke krijuar
një varg veprash fenomenale filmore. Ç. Bronson ishte me origjinë lituaneze dhe
para se të bëhej aktor,kishte punuar punë të vështira ,duke qenë edhe minator,
si njëri ndër dymbëdhjetë fëmijët e prindërve të varfër. Pra,edhe Çarlls Bronson
kaloi një jetë të mundimshme,ashtu si edhe disa yje të tjerë të shoubiznesit amerikan.Emri i
aktorit të shquar - Çarlls Bronson ishte Çarlls Buçinski i cili e ndryshoi
mbiemrin e tij për t` u dukur më atraktiv,artistik dhe tërheqës ,siç kishin
vepruar edhe shumë aktorë të njohur si:Xhon Uejn,Marllon Brando,Din
Martin,Merilin Monro dhe të tjerë.Emri i tij i ndritur ishte sinonim i
heroizmit filmor amerikan i cili la gjurmë të pashlyera në lëmin e artit të
shtatë,të cilin e ngriti në shkallët më të larta të zhvillimit të tij.Çarlls
Bronson ishte gati fare i panjohur deri në vitin 196o kur e realizoi rolin e
tij fenomenal në filmin antologjik të Xhon Starxhesit”Shtatë madhështorët”,në
të cilin luan revolveristin mercenar/Bernardo O` Rajli/,i cili shkon bashkë me
gjashtë të tjerë për ta mbrojtur një fshat të varfër dhe njerëzit e tij nga
banditi i pashpirtë – Kalvero i cili ua merrte njerëzve të varfër të gjitha të
lashtat dhe bukën e gojës.Me këtë film Bronson bëhet thuajse mitik,bashkë me
yjet e tjerë:Jul Bryner,Stiv Mek Kuin,Xhejms Koburn,Horst Buhollc dhe Eli
Voleç,të cilët arrijnë famë të përjetshme, duke u angazhuar më vonë edhe në role të tjera të
ndërlikuara,siç ishte rasti edhe me filmin tjetër të Xh. Starxhesit”Ikja e
madhe” në të cilin Bronson luan një rol interesant.Në filmin”Ikja e
madhe”kemi edhe tandemin tjetër:Stiv Mek Kuin
dhe Xhejms Koburn të cilët interpretojnë dy të burgosur në kampin e pëqëndrimit
gjerman dhe që realizojnëikjen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në
ndonjë burg të tillë. Duke e
parë forcën kolosale,sharmin e strehuar burrëror,heroizmin e shprehur brenda
personalitetit të tij enigmatik dhe shpërthimin permanent të gjenialitetit të
tij kreativ,regjisorë të mëdhenj vazhdonin ta angazhonin në filmat e tyre ,siç
ishte rasti edhe me Xh.Li Tompsonin dhe
Menahem Golanin,në filmat e të cilëve luante më së tepërmi.Në filmin”Na
ishte njëherë në Perëndimin e egër”/1968/,Bronson interpreton një hakmarrës
enigmatik kundër revolveristit gjakftohtë dhe të pashpirtë i cili ia kishte
vrarë të vëllain.Në këtë film Bronson njihej me nofkën”Harmonika”,por i
cili fliste fare pak,duke qenë i përcaktuar vetëm në një drejtim dhe në një
ideal të shenjtë për ta vrarë atë që ia kishte vrarë vëllain në mënyrën më të
tmerrshme,të pamëshirshme dhe mizore.” Harmonika’thuajse
kishte jetuar vetëm për atë qëllim përfundimtar,duke qenë i ushtruar në mënyrë
të përsosur në shpejtësinë e qitjes me revole.Armiku i tij- Henri Fonda/Frenku/
fare nuk e kuptonte se kush ishte ai por në fund – duke dhënë shpirt – Bronson
ia fut harmonikën në gojë,ashtu siç kishte vepruar edhe Franku kur ia kishte
vrarë të vëllain në mënyrën më sadiste.Edhe filmi “Na ishte njëherë në
Perëndimin e egër”ka mbetur ndër veprat më të fuqishme të aktorit Çarlls
Bronson i cili më vonë do të luajë edhe në filmin luftarak antinazist të Robert
Oldriçit’Dymbëdhjetë të dëmkosurit”,kushtuar shpartallimit të një Shtabi
gjerman i cili nga ai vend merrte koordinatat për t`i bombarduar qytetet europiane gjatë
luftës së Dytë botërore.Edhe ky film bëhet së shpejti njëri ndër hitet më të
mëdhenj në të cilin rolin kryesor e interpretonte Li Marvini dhe disa yje të tjerë si:Donald
Saterlend,Xhon Kasavets, Ernest Borxhnin, Robert Rajan , Teli Savallas dhe Xhim
Braun.Edhe me këtë film Bronson na lente mbresa të shumta duke na shërbyer
si stimulim i ri për ta shikuar çdo film të tij të krijuar me përkushtim të madh gjatë
karierës artistike.Pas filmit”Na ishte njëherë në Perëndimin e egër”
Bronson sikur ishte i lidhur me Europën për ta realizuar edhe filmin e tij të
njohur”Lamtumirë miku im ”,në të cilin shkëlqen bashkë me
aktorin e madh francez – Alen Dellon,me të cilin realizon edhe filmin tjetër`Dielli
i kuq’,ku luajnë edhe U. Andres dhe T. Mifune /Samuraji madhështor./Në
SHBA krijon edhe një film tjetër
monumental’Toka e Çatos” në të cilin interpreton një indian të vetmuar
që lufton me të bardhët për ta mbrojtur tokën e vetë legjitime të cilën donin
t` ia merrnin të tjerët,duke na i përkujtuar edhe filmat”Mohikani i fundit” dhe”Apaçi i fundit”/të cilin e
luante Bert Llankasteri i madh/.Bronson rritet vazhdimisht në një kult të
vërtetë të kinematografisë shkëlqimtare amerikane,për t`i zgjedhur edhe rolet e
tjera të rendësishme,siç ishin filmat:”Dëshira për vdekje”I,II,III,IV dhe V,në të
cilët realizon në mënyrë mjeshtërore rolet e arkitektit Pol Kerzi i cili kishte qenë i detyruar që ta
merrte vetë drejtësinë në duart e veta për t` i vrarë ata që ia kishin dhunuar
dhe vrarë gruanë dhe për t` i shpëtuar edhe shumë të rrezikuar nëpër rrugët
e ndryshme të qyteteve amerikane. Pol Kerzi ishte bërë tmerri dhe lemeria për çdo bandit
amerikan, i cili në mënyrë të tërthortë e ndihmonte edhe policinë shtetërore,
por e cila nuk donte ta pranonte si një “vigjilante”/hakmarrës privat/ i
cili ia dëmtonte imazhin asaj.Edhe Pol Kerzi legjendar,
i aktorit Çarlls Bronson bëhet ndër figurat më të dashura dhe të popullarizuara
njerëzore i cili shihet si një kalorës shpëtimtar modern që u del në ndihmë atyre që kanë
nevojë të madhe për mbrojtje nga forcat më të errëta të qyteteve të mëdha
amerikane, ku lulëzonte kriminaliteti dhe vrasjet morbide.Emri i Pol Kerzit
kishte arritur në çdo qytet të madh dhe ishte bërë sinonim shpëtimtar për të
gjithë ata që e prisnin me padurim ardhjen e
tij ,për t` i nxjerrë nga tmerri dhe errësira në të cilën kishin rënë nga
njerëzit e pashpirtë dhe të pandjenja njerëzore.Bronson ishte bërë njëri ndër
idhujt më të adhuruar dhe të popullarizuar filmorë nga të cilët duhet përmendur
edhe rolin tjetër në filmin”Letrat e Vallaçit”në
të cilin luan edhe kolosi tjetër francez- Lino Venturo,në rolin e mafiozit-
Don Vito Gjenoveze.Për fund duhet theksuar edhe faktin se jeta dhe veprimtaria
e tij e ndritshme ishin ndër faqet më të lavdishme të artit të shtatë,duke na
mbetur përherë në kujtesë si njëra ndër figurat më poliedrike – i cili na e la
edhe një rol të një kapiteni të anijes,sipas veprës homonime”Ujku i detit”
të shkrimtarit Xhek London.Charles Bronson