Kulturë
Monica Mure?an: Nën dritën e magjisë
E marte, 09.02.2010, 10:47 PM

Nga Monica Mure?an
Një takim tjetër i nevojshëm për të integruar galerinë e portreteve të shkrimtarëve me rrënjë nga Kosova letrare dhe artistike gjen vend „nën dritën e magjisë” së ushtruar nga Skënder Sherifi. Vëllimi i tij antologjik „Në tavernën e zemrës sate” (Bukuresht, 2010) nuk bën tjetër veçse konfirmon dhe nxjerr edhe më shumë në evidencë materialin e pasur bio/bibliografik të seleksionuar për këtë autor, te i cili interferencat multikulturale funksionojnë në mënyrë tejet interesante, si në planin social/identitar, po edhe në atë artistik, duke determinuar lapsërimin e një portreti potencial të autorit, një portret afektiv të cilin ia realizon lexuesi për t’ia rrumbullakësuar impresionin personal të tij në lidhje me këtë. Ngase njëra nga temat më ngashnjyese të Skënder Sherifit është mu kjo portetistikë soditëse gjenerale e afiniteteve intelektuale me një totalitet artistësh të vlefshëm, shumica të mbetur në kujtesën afektive të humanitetit.
Impresioni predominant është se poeti nuk i dedikon poezitë, por më parë është i inspiruar nga emra të mëdhenj vedetash femërore, bukurishë apo famash epokash të ndryshme që ia okazionojnë (rastësojnë) këto kuazi/evokime apo dedikime të zbukuruara me mjeshtri artistike. Në këtë mënyrë vetë portretizuesi është i portretizuar, në rendin e tij, aq saqë ai i ka përshkruar në fjalë emocionet e përjetuara në ato momente ekstazi kur simboli apo muza inspiruese e kanë nxitur të eksperimentojë gjendje sublime. Përfytyrimi poetik krijon më shumë se sa një portret të seks/simbolit apo artistit të nderuar, dhe kështusoj lexuesi zbulon sqena të vërteta të futura në vepër me detaje të imta, pikante dhe joshëse, admiruese dhe pasionale. Këto manifestime dashurie e tejkalojnë kështusoj nivelin e dashurisë platonike dhe përfitojnë jetë përmes amprentës personale të autorit. Mbeten, megjithatë, situata në një nivel estetik përmes pasurisë së imagjinatës së poetit, që e fisnikërojnë tabllotë e dukshme apo sqenat e përbashkëta, të përkushtimit apo nderimit, ngase i rikonverton në poezi onirike/ëndërimtare. Në këtë kontekst del në pah fusha e preferuar e autorit, fantastikja, si dhe fjalori i tij poetik që inkuadrohet në një zonë të fjalëve të specializuara duke transmetuar familje fjalësh, respektivisht magjinë, hyjnoren, kënaqësinë, guximin dhe deliriumin, sintagma që depërtojnë përmes sinonimisë në fushën semantike të artit letrar.
Më duket se kjo ndikon që lexuesi të zbulojë dalngadalë se autori din ta portretizojë me mjeshtri muzën apo motivin/simbolin e portretizuar, proçede përmes të cilit portretizimi sugjeron mahnitjen, ngase fjala është për një portret afektiv dhe subjektiv, fakte relevante në kuadrin e poezive kushtuar Sharon Stones (Bing-Bangu i shpirtit tim), Jeanne Moreau (Një dritë magjike në zemrën e Diellit), Ava Gardner (E dashura e shtrirë në fushë orkideshë), Greta Garbo (Prezenca dhe Mungesa ime/ Unë jam i dashuri yt që përmendet në Bibël), apo Sofia Loreni e përflakur dhe e qartë, që takohet me imagjinatën e poetit në botën stelare, duke konsumuar së bashku pasione të zjarrta që digjen „Në linjat e Duarve të mia”, kur ëndrrat tona fshihen „Si një Përrallë e vjetrër/ Ndërsa Valët e Detit/ I rruajnë Kujtimet tona”. Janë vargje sugjestive që vetëm në poezi mund të shndërrohen në një përrallë dashurie të cilën vetëm valët e detit mund ta fshehin në gji. Këtu vërehet dinamika e foljes/verbit/aksionit, si dhe fakti se autori realizon një efekt të fuqishëm poetik përmes diferencës së mbrujtur me kuptime të ndryshme kategoriale, duke i prurë në kujtesën tonë valët e përbujshme të detit, duke e prurë para syrit tonë Afërditën e Ujërave (Catherine Deneuve), Marylin Monroe (Stuhinë e dashurisë), apo Elisabeth Taylorin dhe Brigite Bardonë, Besa Zhutën dhe artistë të panumërt, apo poetin Robert Desnos.
Për kuriozitet, nga një ushtrim i thjeshtë raportimi, e mora tekstin „Farurile/Les phares”, poezi në të cilën Charles Baudelaire, poeti dandy, i ndodhur në udhëkryqin ndërmjet romantizmit, parnasizmit dhe simbolizmit, evokon Rubensin, Da Vinçin, Rembrandtin, Goyan apo Delacroixin: „Rubens, fleuve d’oubli, jardin de la paresse,/ Oreiller de chair fraîche ou l’on ne peut aimer,/ Mais ou la vie afflue et s’agite sans cesse,/ Comme l’air dans le ciel et la mer dans la mer”. Mirëkuptohet se korrespondencat me këta veteranë të artit letrar, janë një pikënisje edhe për Skënder Sherifin, shqiptari frankofon që trajton me mjeshtri artistike këtë gjini të poezisë, në mënyrën e tij personale, duke qenë një njohës i mirë i poezisë frenge, gjë që dëshmon se është një inovator i lindur për zbukurimin e botës me art, dhe se është një shprehje e epokës që i përket çdo artisti.
Kështupra, krahas temës kryesore të portretit të realizuar përmes proçedesë së këngëve hipnotike të dashurisë, faktikisht më shumë një autoportret që shfrytëzon mundësi stilistike tejet moderne, hasim në krijimtarinë e këtij autori edhe nëntemën e përfytyrimit erotik, poezinë e një ekzotizmi delikat, esenë poematike për art dhe krijim. Universi tematik raportohet ndërkaq në vetvete, thuajse nga një magnet i hatashëm që tërheq në vetvete çdo gjë: njerëz, art, dashuri, pasion. Nganjëherë kalofil, herë tjera estet, poeti nuk ka vetëm përjetimet e tij, por edhe kriteriumet e veta. Duhet përmendur në këtë kontekst se poeti nuk tërhiqet në vetveten e tij me qëllim që të të tërheqë si një magnet, por ai ka magnetizmin e tij që të tërheq. Ai nuk është një i vetmuar si tipologji, por një artist komunikativ që ia shpërndan lexuesit këto fanitje mahnitëse, duke e shndërruar lexuesin në vetë spektatorin e tij. Ai i hap këtij portën për të hyrë në poezi. Pason që së bashku me të, të shijojnë jetën dhe ekzaltimet e panumërta për përjetimin e mrekullive. „Përjetimi i mrekullive është i paçmueshëm”, thot poeti, dhe ka të drejtë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Begzad Baliu: E mora me dhimbje dhe pikëllim vdekjen e papritur të shkrimtarit Avni Mula
Demir Krasniqi: Varrosje për së gjalli
Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi - Familjes te Xhelil Pajazitit
Kalosh Çeliku: Vdekja më deshi më pak se Ti (Cikël poetik)
Përparim Demi: Mendime mbi vlerat kombëtare dhe lidhjet rumuno/shqiptare
Luan Çipi: Para një fotoje dalë boje
Sokol Demaku:Nje doracak imireseardhur per atdhetaret ne Suedi
Halit Bogaj: Çarls Bronson (1921-2003)
Agim Gashi: Kënga e spitalit
Arsim Halili: Intervistë me Lulzana Pajaziti -poete
Ferit Ramadani: Talenti krijues! (II)
Halit Bogaj: Ana Karenina
Poezi nga Julia Gjika dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Cikël poetik nga Remzi Salihu
Ibrahim Egriu: Intervistë me aktoren Fortesa Hoti
Hilmi Saraçi: Objektet fetare (xhamitë) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
Gjon Keka: Copat e pasionit politik
Laureta Petoshati: Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë
Riza Greiçevci: Loto fukaraja
Julia Gjika: Shpirti i poetit flet, unë e dëgjoj dhe e kuptoj ç'farë përcjell