E hene, 29.04.2024, 10:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Begzad Baliu: E mora me dhimbje dhe pikëllim vdekjen e papritur të shkrimtarit Avni Mula

E marte, 09.02.2010, 10:38 PM


Vdekja e Avni Mulajt

E mora me dhimbje dhe pikëllim vdekjen e papritur të shkrimtarit Avni Mula. 
E mora me dhimbje sikur merren të gjitha vdekjet e kësaj bote, por e mora me pikëllim për faktin se krijuesit që në jetën e tyre na falin kaq shumë emocione, me vdekjen e tyre, sikur mbledhin të gjitha trazimet dhe shqetësimet jetësore e krijuese dhe i bëjnë një në ndjenjat tona të çastit. 
E shkrimtari Avni Mula ishte i tillë. 
Ai ishte krijues me traditë epike të Malësisë së Gjakovës, në botën shpirtërore të të cilit ishin strukur kaq shumë shenja të lashta (Zana, Ora, Dragoni, Kuçedra, Bjeshkt e Nalta), të eposit legjendar (Muja Halili, Gjergj Elez Alia) e atij historik (nga Skënderbeu deri te Adem Jashari), të baladave tona të lashta me shumë dhimbje, prandaj ai nuk mund të ishte ndryshe, veçse një njeri që rrezaton dashuri dhe zemërim njëkohësisht. 
Ai ishte poet që shpërthente zemërimin dhe trimërinë e Halilit në aktin e vrasjes së Pavlan Kapetanin dhe zbuste zemrën e botën e tij plotë lirizëm para Begzades së Bardhë.
Ai ishte dramaturg që me përkushtim dhe vërtetësi historike, materiale dhe shpirtërore solli në skenën e teatrit fatin tragjik të popullit shqiptar, jashtë hapësirës politike të shtetit shqiptar, në një kohë që e vërteta për ne nuk mund të thuhej lehtë as në Shqipëri.
Ai ishte krijuesi që  e përjetësoi në veprën e tij edhe fatin e shqiptarit në botë, i cili  nuk qe as vetëm fati i ëndrrave tona qiellore as vetëm i dhimbjeve dhe pësimeve, sikur u  përpoqën dekada me radhë të na e mbjellin në kokë.
Le të jetë prandaj kujtim i për Te, kujtim i të gjithë neve që e kemi njohur, që e kemi lexuar dhe për më tej i të gjithë atyre që ishin bota shpirtërore dhe materiale e krijimtarisë së tij, e kjo do të thotë kujtim i popullit shqiptar për veprën e tij.

Begzad Baliu, Prishtinë


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora