Kulturë
Halit Bogaj: Çarli Çaplini (1889-1977)
E marte, 09.02.2010, 10:56 PM
ÇARLI ÇAPLINI/1889-1977/
Në një film biografik, i shfaqur në televizionet tona
Rolin e gjeniut filmor e interpretoi Robert Donvej junior.
Nga Halit Bogaj
Kineastët amerikanë, në krye me regjisorin e madh, Riçard Atenboro, përndryshe edhe autor i filmit monumental “Gandi”, realizuan një film të shkëlqyer artistik kushtuar komikut më të madh të të gjitha kohrave i cili e bënte botën të qeshte edhe në çastet më tragjike.Filmi fillon që nga fëmijëria e hershme dhe e dhembshme e aktorit londinez, duke përshkruar jetën e mundimshme dhe skamnore të tij, i cili përveç që nuk kishte me çka të ushqehej në familje, përballet edhe me sëmundjen e rëndë shpirtërore të nënës së vetë e cila përfundon në çmendi.Djaloshi i ri, Çarli merr rugën e mërgimit për në SHBA. Edhe atje, në botën e ëndërrave amerikane e kishte shumë vështirë të depërtonte.Talenti i tij madhështor i shkon në vesh edhe Mak Senetit – një regjisor i madh i filmave komik.Çaplini i ri e mahnit Mak Senetin, pikërisht gjatë xhirimit të një filmi dhe ai e pranon djaloshin pa hezitim.Çarli reaizon 20 filma për një vit, por nuk është i kënaqur me regjisorin e vetë dhe me honorarin që ia jepte ai. Kërkon shtigje vetanake dhe të pavarura për ta filluar rrugën gjeniale krijuese.Bashkë me vëllain më të madh, Sidnin, Çaplin krijon kompaninë e tij, për t’u bërë njeriu më i kërkuar i komedisë filmore amerikane dhe për t’i joshur miliona spektatorë nga mbarë bota.Komediani i pasionuar anglez, përndryshe shumë serioz në jetën e përditshme, asnjëherë nuk përkulet para sfidave të shumta që i dalin përpara, e sidomos ndaj kërcënimeve që i bënte FBI-aja dhe agjenti Huper që e akuzojnë si prokomunist, çfarë nuk ishte fare e vërtetë, ngase ai ishte edhe antikoministi më i madh. Një akuzë të tillë të pabazë, Huper e aplikoi 20 vite kundër Çaplinit, pa pasur asnjë
argument.Çaplini ishte edhe antinazist i përbetuar dhe as që lodhej ndaj akuzave absurde të birokracisë shtetërore amerikane e cila aktorin e konsideroi si të huaj gati tërë jetën.Ai etiketohej edhe si ebreit, i cili kinse kishte shkuar në Holivud për ta “mbjellur” farën e keqe të komunizmit dhe semitizmit, por Çaplin i konsideronte të gjitha ato shpifje si qesharake, duke u thënë atyre – se do të ishte i lumtur sikur të ishte ebreit, ashtu si gjysmë vëllai i tij, Sidni, nga babai i tij çifut, që ishte burri i parë i nënës së tij.Çarli Çaplin ishte krenar edhe ballëhapur për veprimtarinë e vetë artistike dhe orientimet e drejta jetësore për të cilat ishte përcaktuar. Shpeshherë kritikonte rreptë edhe qeverinë dhe shoqërinë amerikane që shkaktonte kriza të ndryshme ekonomike, duke i mbrojtur përherë skamnorët dhe njerzit e pastrehë, ngase rridhte nga shtresat më të varfëra të atdheut të vetë.Si shok të jetës kishte aktorin e madh aventurier, Dagllas Ferbkans me të cilin nuk ndahej asnjëherë, duke i qëndruar besnik gjatë tërë jetës. Nga disa qarqe konservative angleze konsiderohej edhe si dezertor që nuk kishte marrë pjesë në luftën e Dytë botërore kundër nazizmit gjerman, por a nuk kishte bërë sëtepërmi, me krijimin e filmit monumental “Diktaori i madh”, duke përqeshur dhe ironizuar deri në skajshmëri Adolf Hitlerin dhe thuhej se Hitleri gati ishte çmendur kur e kishte shikuar filmin. Ai thuajse gati se e kishte varrosur për së gjalli kryenazistin e nevrikosur.Edhepse i realizuar në vigjilie të luftës, “Diktatori i madh” dëshmoi se Çaplini kishte pasur të drejtë në mënyrë profetike, duke e qëlluar tërësisht se kush kishte qenë në të vërtetë Hitleri. Në këtë drejtim ai kishte bërë një luftë të madhe intelektuale dhe artistike, sikur të vriste mijra ushtarë gjermanë.
Charles Chaplin |
Me filmin “Diktatori i madh”, por edhe me projektin “Zotëri Verdu”, Çaplin tregoi se nuk ishte madhështor vetëm në filmin memec por edhe me atë tonik, duke dhënë kreacione impozante.Pas disa vitesh mërgimi ai shkoi në atdhe, pikërisht atëherë kur ndiqej nga agjenti Huper. Atje u prit nga qindra mijra fansa,si një gjeni i kohës që ia zbardhte fytyrën vendit të vetë të dashur.Pas kthimit të sërishëm në SHBA, Çaplin ndeshet me sfida të reja dhe armqësore nga i njejti aparat shtetëror dhe në shenjë mosdurimi, shkon në Zvicër për të qëndruar një kohë të gjatë dhe për të ikur nga amullia e shtresuar nga një klan armiqësor.I zhgënjyer dhe i dëshpëruar në qeverinë amerikane që akoma nuk ia kishte dhënë nënshtetësinë, Çaplin jeton në Zvicër deri në moshën e shtyer, kur kthehet për ta marrë Oskarin për vepër jetësore. Kthimi i tij në atdheun tjetër të jetës (në SHBA) pritet me padurim të madh nga populli amerikan që ishte mësuar me filmat e tij qesharakë, ironikë por herëherë edhe tragjikomikë.Pritet si mbret i vërtetë dhe si më i madhi i komedisë origjinale amerikane që diti ta krijonte vetëm ai me talentin e vetë gjenial.Siç dihet filmat më të njohur të Çarlit janë: “Emigranti”, “Endacaku”, “Rruga e lehtë” , “Jeta e qenit”, “Lindja e një kombi” , “Gruaja parisiene”, “Dritat e qytetit”, “Ethet e arit”, “Cirku” , “Kohrat moderne”, “Mbreti i Nju Jorkut”, “Kontesha nga Hong Kongu” dhe shumë të tjerë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Monica Mure?an: Nën dritën e magjisë
Begzad Baliu: E mora me dhimbje dhe pikëllim vdekjen e papritur të shkrimtarit Avni Mula
Demir Krasniqi: Varrosje për së gjalli
Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi - Familjes te Xhelil Pajazitit
Kalosh Çeliku: Vdekja më deshi më pak se Ti (Cikël poetik)
Përparim Demi: Mendime mbi vlerat kombëtare dhe lidhjet rumuno/shqiptare
Luan Çipi: Para një fotoje dalë boje
Sokol Demaku:Nje doracak imireseardhur per atdhetaret ne Suedi
Halit Bogaj: Çarls Bronson (1921-2003)
Agim Gashi: Kënga e spitalit
Arsim Halili: Intervistë me Lulzana Pajaziti -poete
Ferit Ramadani: Talenti krijues! (II)
Halit Bogaj: Ana Karenina
Poezi nga Julia Gjika dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Cikël poetik nga Remzi Salihu
Ibrahim Egriu: Intervistë me aktoren Fortesa Hoti
Hilmi Saraçi: Objektet fetare (xhamitë) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
Gjon Keka: Copat e pasionit politik
Laureta Petoshati: Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë
Riza Greiçevci: Loto fukaraja