E hene, 29.04.2024, 02:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Nga krijimtaria e autorit Eroll Veliu

E merkure, 10.02.2010, 07:37 PM


Eroll Veliu u lind në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Tetovë. Studimet për Fakultetin pedagogjik të (mësuesis) i kreu në Shkup. Punon si mësues.
   Me letërsi filloi të merrej qysh si nxënës i shkollës fillore. Shkruan për të rritur dhe fëmijë, në poezi dhe prozë.
Deri më tash botoi këta libra:
1."rrugët e fatit", poezi. Klubi Kulturor Francez. Tetovë. !995.
2."Kush e zgjoi pranverën" fabula. Aza Sesoft. Tetovë. 1995 (ribotuar me 1996).
3."Çudirat nën vezullimin e yjeve" fabula. Aza Sesoft Tetovë.1996.
4."Fluturat në pafundësi fluturojnë" tregime për fëmijë. Aza Sesoft tetovë 1996.
5."përrallëzat e netëve të gjata" fabula. Pionieri Prishtinë 1997.
6."Kur sendet përmbysin heshtjen" fabula. Libri për fëmijë. Aza Sesoft Tetovë 1999.
7."Njeriu dhe bota që sflet" fabula, përralla, skicë. Libri për fëmijë. Luma tetovë. 2000
8."Dashuria e hidhur" poezi Luma tetovë. 2002
9."Kodi enigmatik i universit"(punim shkencor-Kur'ani dhe shkenca) Tringa design. Tetovë.2009

Cikël poetik nga libri "Dashuria e hidhur"

Digjem

dashuria
në fije shkrepse 
më shndërroi...
me afshin e buzëve të tua
nëse më fryn...
digjem
 
Më puth
 
më puth e dashur
stuhi e tërbuar
ma shuaj zjarrin e dashurisë
që mes mijëra e mijëra puthjesh
sërish guxon të ndrij
 
Në sallë të modës
 
ajo rrinte vetëm e veçuar
më dukej se s'po argëtohej shumë
në qendër rreth e rrotull interesant
as syzet si kishte hequr
s;kishte interesim për ta nxjerrë
në dritë bukurinë e saj
kjo harresë si vlente asaj
të më njohe përnjëherë
hyri në sallë dhe më buzëqeshi
nuk më kishte harruar as dashurinë e vjetër
mu hodh në pëqafim
pas ca çastesh u larguam
për të kujtuar kohët e mrekullueshme
që i kaluam bashkë
 
Jetë kafeneje
 
dritaret të përlyera
mu sikur fytyrat
të fëmijëve të varfër
murret e zhveshur të gërvishtur
sikur jeta e këtyre njerëzve...
 
Varri im...

(Fatosjane)

...Dhe ajo se kishte menduar kurr
se varri im do të ishte
buzëqeshja e saj


Fabula nga Libri "Njeriu dhe bota që s'flet"

PADREJTËSIA
 
Një ditë mbreti urdhëroi që ta ekzekutonin me varje një njeri të pafajshëm. I dënuari e shikoi me urtësi e i tha:
  -Or mbret, mos i kërko vetes mjerimin për shkak të inatit dhe zemërimit që e derrdhe mbi mua, sepse d5nimi mbi mua kryhet pë një çast, por mëkati për pafajësi mbetet përgjithmonë në ty.
 
PIKËLLIMI I FIJES SË BARIT
 
Një herë një njeri vërejti një tufë trëndafilash të lidhura me një fije bari. Ai me zemërim tha prerazi:
  -Çka kërkon kjo bimë e pavlerë që është futur në mesin e trëndafilave.
    Kullosa u pikëllua. Ajo duke dënesur tha:
  -Hesht or i marrë. Edhe nëse s'kam bukuri, ngjyrë dhe erë, nuk jam bari nga kopshtet e tyre. Unë jam rob i Krijuesit tim, i ushqyer nga mirësia e tij. I mjerë ai që kokën e kthen nga kjo derë, sepse tjetër as që do të gjej.
 
MË KOT
 
   Një ditë bisedonin dy deputetë.
  -E di, thotë njëri.- Erdha në përfundim se gomari është me të vërtetë shoku më imirë i njeriut.
  -Më kot, me të nuk mund të futesh në parlament!
 
RROFTË GOMARIA
 
   Mbi yje lëshohej dielli i kuqërremtë. Drita e praruar drdhej ndërmjet drunjëve dhe mbi tokë vizatonte vija laramane. Ndjehej era e freskët e barit të malit.
   Në livadh po kulloste një gomar dhe dukej se ishte tepër i mërzitur. Dikur tha:
  -Unë i mjeri, jam gomar dhe nuk kam menduar kurr të bëhem njeri, por habitem përse disa njerëz dëshirojnë me çdo kusht të bëhen gomar... 
 
GOMARI DEPUTET
 
   Një ditë kërriçët propozuan që gomari të vinte kandidaturën për depuet, pasi që ai ishte më i mençuri ndër gomerët.
   Gomari me kënaqësi u tha:
  -Dëshiroj më mirë të pëllas si pallua në luadh, se sa të fle në parlament...
 
PESHKAQENI DHE PESHKU
 
   Një herë peshkaqeni ndiqte një peshk të imët. Ai me manevrime të shpejta kridhej në vende ku s'mundej të futej peshkaqeni.
   Një ditë prej ditësh peshku harroi rrezikun që i kanosej dhe doli në gjueti, pasi i sekretonte stomaku. Rastisi në një krimb që e kishte humbur torruan e peshku saora e kollofiti të mjerin. Në çast pas shpine ia behu peshkaqeni, dhe me një buzëqeshje cinike ia ktheu:
  -E përlave krimbin? Të bëftë mirë! Por, ja që tani miku im mor trim, unë të kollofis ty me të gjithë krimbin.   


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora