E enjte, 25.04.2024, 06:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Eri Rico: Një intervistë që nuk u botua asnjëherë

E shtune, 13.02.2010, 03:23 PM


Një  intervistë  që  nuk  u  botua   asnjëherë

t r e g i m   nga....    Eri Rico

Përktheu
                                                                                           
Pilo Zyba
pzyba@hotmail.com

 
Gazetarja e re u fut në dhomë me zë triumfus.Mbrapa, më e përmbajtur, fotografja duke mbajtur   në  duar një valixhe të  zezë.

      - Sa gëzohem që ju shikoj.Kaluan kaq vite... Si kaloni? Do m’i thoni të gjitha, i drejtohet vajzës të të njohurit Di.

      Dhoma e shtëpisë është gjithmonë ajo e njohura, mbushur me libra.Është mbrëmje.

Dielli po perëndon, kështu që dhoma ndriçohet nga drita e tij.Dielli bën të duket pluhuri

në këmbët e kolltukut.E pastër mbetet vetëm pianua.Vajza e të njohurit Di e pastroi pak më parë me një pupël jeshile.

      Vajza e të  njohurit Di pas pak do japi një intervistë te vajza e re dhe entuziaste që

është gazetare.

      Gazetarët e rinj  duhet të jenë dinamikë dhe entuziastë po të duan  të bëhen gazetarë me ëmër.Duhet të krijohet klima e përshtatshme.Bëhen përpjekjet shoqërore, në të cilat mërr pjesë dhe fotografja.Drita në dhomë ndryshon.

      Jashtë  kaloi duke i rënë burisë një makinë.Zhurma arrin deri në dhomë.

      Rrinë në kolltukët çlodhës dhe shikojnë të pa përqëndruar mikrofonin.Atmosfera e gatshme.Pak e rëndë, ç’është e vërtëta.E  ka fajin mjergulla.Prap mirë që sot do fryjë.

Kështu që nënpunsit e shtetit nuk do jetë e nevojshme të marrin masa.Makinat e vogla

do lëvizin nesër normalisht në qëndër, vetëm numurat tek.

      - Si ndjehesh që je vajza e të njohurit Di? Nuk ndjen asgjë. Por fjala “ Asgjë” nuk

është përgjigje.Nuk është përgjigje që kërkon gazetarja e re, dhe pa tjetër mijra të pa njohur lexues të gazetës me ëmër.Siç është e qartë, ajo që intereson është minutat dhe respekti i ndjenjave të fëmijëve të figurave dhe ëmrave të njohur dhe jo mos interesimi i tyre.Turp...“asgjë”...Është dhuratë nga zoti të frymëmarrësh të njëjtin ajër me atë të të njohurit Di.

      - Si ndjeheni që jeni vajza e të njourit Di?

      Sikur ajo luftoi që të ndodhte kjo e të ishte e bija e tij.

      Fotografja nxjerr fotografi:

      - Pak më majtas kokën.Dhe të flisni.Dua të jetë e vertetë dhe e gjallë fotografia.Jo, jo,

megnetofoni të duket.Po, ja, atje në mes.

      Vajza e piktorit të njohur bën një përpjekje për të ndjerë diçka.Të panjohurit e ndjeshëm të një gazete me ëmër nuk duhet të zhgënjehen.

      - Fotografitë do jenë me ngjyre?

      - Jo, bardhë e zi.Me ngjyra vihen vetëm në rast përmbytjesh dhe nëpër ndeshje.

      Përpjekja e vajzës së piktorit të njohur vazhdon.

            Është pranverë.Pashkë.Piktori i njohur Di rregullon një karton që ta vërë e bija te qiriri i madh, që të mos rrjedhë në rroba.Kartoni ka format dhe ngjyra të mrekullushme që nuk janë parë ndonjëherë.Vajza e tij ndjehet e lumturuar, për qiririn e saj, jo për të njohurin Di.

            Veçse më përpara akoma, shumë vjet përpara kartonit, qënia e të njohurit Di ishte e pa dukshme.Padukshmëria e tij binte në sy më shumë në kohën e pushimeve.Gjëja që binte më tepër në sy prej tij ishte një valixhe ngjyrë kafe.Brënda saj gjëndej një xhaketë, një palë këpucë lustrini, dy  palë rrobe gjumi dhe një pallto gunë dhe një kapele me push.

            Në sallë kurabiet ishin stivosur si mal brënda pjatelave të mëdha.Më tej tepsi të mëdha me bakllava.Në sfond perdet e mëndafshta  dhe e bija e të njohurit Di ,  lëpin gishtat dhe i fut në malin e kurabieve.Del me vrap  duke lëpirë gishtat.Pas pak do veshi rrobat, këpucët e llustrinit, pallton e re dhe do shkojë vizitë te halla, të tregojë veshjet e saj.Asnjë fëmijë tjetër në fshat nuk ka rrobe të tilla.Ja pruri babai nga kryeqyteti.Babai i saj ishte athere  Dini.

I talentuar por i pa njohur.Njohja vjen viteve më von, kur i pa njohuri dhe i njohuri paskëtaj- si rezultat  i reportazhit – i gazetarit Lolo Janis.Intervista është gjë e madhe.Ajo është drita

e shkëlqimit brënda natës së heshtur.Gazetari përshkruan si i heshturi Di krijon, mbyllur në botën e tij, si krijon lart lagjes së shtypur, kryevepra të pa numurta me peshë e të thella.Fillon nga ngjyrat që i shikon për ditë nëpër çorape, pantallona, këmishë, zoti Di

krijon vepra që të çojnë në një tjetër botë, të thjeshta dhe të thella, që shprehin në mënyrë të fshehtë.Brënda këtyre krijimeve zoti Di jep pafajsinë e njeriut, por dhe luftën e tij për jetën.Ç’do pikturë sjell mendimin dhe talentin e tij.Lufta e njeriu do japi prodhimet e saj.Jeta do dali e fituar brënda ngjyrave të hedhura.Zoti Di, me vullnetin që e karakterizon dhe shënjtërinë e tij shpreh forcën e talentit të tij, thotë gazetari tek të panjohurit, paralelisht kujdeset të japi te zoti Di përmasat njerëzore.Përshkruan xhaketën e leshtë që mban veshur, çizmet kafe dhe pantallonat e jeshilta me rripin e lëkurës.Të panjohurit abonentë të revistës preken pa masë.Piktori i njohur Di, vesh pantallona jeshile dhe xhaketë që e bënë me shtiza

njerëz të tij të njohur.Disa keqdashës thonë, se ai e ka blerë në “ Vardha Anagnostoplu”,

por e vërteta është një: Në reportazhin e ardhshëm, zoti Di dhe gazetari Lolo Jani do jenë të dy të njohur.

            Pas kësaj ndodh rrethimi.Kope gazetarësh të rinj vizitojnë  zotin Di në orët e gjumit.

Përkulen sipër hundës së tij, thithin frymëmarrjen e tij dhe largohen.Të frymëzuar mbushin

gazetat dhe revistat, për zotin Di.Vepra dhe ëmri i tij lartësohen.

            Teknokratë, zakonisht të djathtë, që vite e kishin harruar apo nënvleftësuar, shumë herë për bindjet politike, tani e zbulojnë talentin e tij.Shumë studjues analizojnë lirikun Di,

romantikun Di, të fuqishmin Di, luftëtarin Di.Asnjë nuk e paraqiti në veprat e tij qiellin e Athinës si zoti Di, shtëmbën e ujit në pezul si ai, arat, lumënjtë, përrënjtë.Zoti Di është kombëtar.Asnjë nuk e shprehu njeriun si zoti Di, shpirtin e tij, madhështinë e tij si zoti Di.

Zoti Di është mbarë botëror, mbarë njerëzor.

            - Si ndjeheni që jeni vajza e të njohurit Di?

            Ishte një shënjë e zezë.Pastaj humbi dhe ajo.Mbeti vetëm deti, malet e Turqisë në thellësi, dielli i zjarrtë dhe frika.

            Bregu i detit i qetë, i pafund.Mes tyre rrapinjtë dhe petale lulesh. “Babi notonte, iku, në Turqi.Jam vetëm”. Kallamat tunden me zhurmë.Mbrapa kallamave  hapatizun cigane të zeza me hallka të mëdha në vesh. “Do më marrin ciganet.Baba, ndimë.Baba,baba, ku je?”

            Bregu i detit i qetë. Një fëmijë mbi një shkëmb vështron me ankth detin.Bën shumë vapë.Deti rrudhet.Një fllad i lehtë fillon të fryjë.Kallamat përkulin  kokat dhe fillon një mërmërimë e pa fund.

            Ciganët po vinë. “Ndimë, ndimë,baba.” Shënja e zezë afrohet ngadalë, bëhet kokë.Pastaj duket një sup, një dorë, dora tjetër. “ Babai vjen, nuk vajti në Turqi.Aty për aty arriti.Dhe pak po të vonohej, do më kishin marrë ciganet.Hapat e tyre nuk dëgjoheshin më.

Ciganet kuptuan që po vinte babai dhe u larguan.Tani po ngjitin të përpjetën.Cigania më e vogël është shumë e bukur.Ka veshur një fustan me mijra ngjyra dhe ka një lule rozë në flokë.Atë nuk e kam frikë.

            “Sa mirë që u kthye babai.”

            Babai kishte veshur rrobe banje të bardha që i lidhte anash me rripa.Asnjë tjetër nuk kishte të tilla.

            Gjyshi thoshte se soi ynë ishte i zgjuar.Gjyshi ishte plak.Nëna kishte shumë punë,

nungonte vazhdimisht.Babai ishte i mrekllushëm.Asnjë tjetër nuk kishte baba me kaq duar të holla.

            - Ç’far doni tu përgatis tani?

            Babai pikturon një djalosh.Është djalë i shëmtuar me veshë të mëdhej.Ah, sa i mrekullushëm.Kam një vajzë të shëmtuar me hundë të shtrëmbër.Do ti vë të dy.Kutia hapet.

Çiftet e pikturuar derdhen në dysheme.Kam tre të mrekullshme, një të zgjuar,një aventurier dhe një të shëmtuar.

            - Do pini dy paketa cigare këtë mbrëmje,të më bëni nesër akoma një vajzë dhe një djalë?

Dua një vajzë me flokë të errta me kolje dhe një djalë të pastër.

            “ Si ndjehesh që je vajza e të njohurit Di?”

            Portat e trapezarisë janë të hapura.Karriget të tërhequra në kënd.Babai ka ardhur nga kryeqyteti dhe na mëson vallet e reja.Anjë nuk kërcen kaq bukur sa babai.Kërcej ca, ca, si babai.Asnjë nuk kërcen kaq bukur si unë, sepse më mësoi babai.Një, dy, tre, - a, ena.

            “ Fëmija ka brënd tij vallen.E pe sa shpejt që mësoi?”

            Shtrojmë gjithashtu gazeta në dysheme, hapim letrat dhe pikturojmë lumënj nate.

Babai mërr një brisk astra dhe bën një zog të madh duke gërryer  bojën e qiellit.

            “ Si ndjehesh që je vajza e të njohurit Di?”

            Pallati përballë është gri.Në një ballkon një velënxë e harrur.Radhën tjetër do mblidhet me kujdes, do futet në një qese nejloni bashkë me shumë naftalinë dhe do ruhet në thellësi të dollapit deri në pranverën tjetër.Gazetarje e re mezi po pret.

            Malet e Turqisë janë larg.Atje deti e ka humbur përfundimisht kaltërsinë e tij.Vetëm kandilët e tejdukshëm me damarët e kuq organizojnë lëvizjet në muajt e ftohtë.Në mes të plasaritjes së dallgës ditëve të kaluara, ka një koridor të zi me guralecë me zift.Të zbathurit

hapatisin me kujdes sikur janë në fusha të minuara.Për disa çaste harrojnë.Guralecët ngjiten poshtë shapkave apo shputave.Të zbathurit shajnë me vete, për pa pastërtinë në rritje dhe

marrjen e masave: “ Sa kanë ndryshuar gjërat...Të kujtohet sa i pastër ishte deti njëzet apo dhe dhjetë vjet përpara.Mundeshe të dalloje dhe një gur të vogël në thellësi?Të kujtohet, kur

ishim fëmijë, sa të shndritshëm ishin guralecët?Tani të gjitha janë të turbullta”.

            Vajza e tij është pra gati për të dhënë intervistën.

            Si ndjehet  që është e bija e të njohurit Di?

            E bija është e përmbajtur dhe e thjeshtë.E kuptoi von që zoti Di ishte i njohur, kështu që mënd e saj nuk morën erë.Jo, zoti Di, nuk e cënojë jetën e saj.Ai kishte pedagogji të mirë.Kurrë nuk këmbënguli në bindjet e tija.E vërteta që zoti Di është i njohur nuk e bëri të bijën as më të mirë e as më të keqe.Do shikojë dhe ajo çfar do bëjë me mundësitë e saj.

            Gazetarja e re largohet e kënaqur.Vazhdon fotografja me valixhe të zezë.Është nxirë krejtësisht.Një erë e çudiçme mbush shtëpinë.Vajza e të madhit Di vrapon në kuzhinë.Gjëlla e mbrëmjes ishte djegur.I njohuri dhe i respektuari Di do hajë prap vezë të diganisura.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora