Kulturë
Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull "Gjuha e këputun e shqipes''
E shtune, 13.02.2010, 10:20 AM
Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull "GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES", ku janë të përfshira një varg intervistash me gjuhëtarë, studiues e intelektualë, kryesisht të një formimi të ri, nga Kosova, Shqipëria e diaspora, mbi nyjat dhe sfidat e gjuhës standarde shqipe.
Sot, kur komunikimet ndërshqiptare po shtohen e përdegëzohen duke e imponuar doemos edhe një përditësim të standardit të shqipes, sa po i del zot gjuhësia detyrave që i vihen?
A duhet të vazhdojë gegnishtja me mbetë 'delja e zezë' e gjuhës shqipe, apo mund të gjenden modalitete për me i shkri edhe shumë nga tiparet shquese të saj brenda standardit ekzistues?
A mjafton hapja vetëm ndaj leksikut verior?
Dilema hamletiane e shqipes: paskajorja - me qenë apo të mos jetë?
A ka kuptim një shqipe e përbashkët pa paskajoren?
Çfarë në të vërtetë është kërkesa për rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhësor të vitit 1972?
Folësit në shërbim të gjuhës apo gjuha në shërbim të folësve?
A kemi standard apo vetëm rregulla të drejtshkrimit?
A ka normë standarde të gegnishtes?
Pse gjuha standarde është sikur shqipja e qethur si ushtar?
Pse nëse nuk hapet rruga për reformë gjuhësore, atëherë është e hapur dera për anarki gjuhësore?
Pse duhet lejuar shkrimi i gegnishtes?
A mund të jenë Prishtina dhe Tirana vatrat e rehabilitimit të gegnishtes?
Për këto dhe pyetje të tjera mbi sfidat e sotme të shqipes në Kosovë kam intervistuar: Agim Morinën, Bekim Lumin, Gazmend Bërlajollin, Rrahman Paçarizin dhe Shkumbin Munishin, kurse në Shqipëri kam intervistuar: Ardian Ndrecajn, Ardian Vehbiun, Ledi Shamku-Shkrelin (e ka ndërprerë intervistën) dhe Mehmet Elezin, përderisa Ardian Klosi, për shkaqe kohe, nuk më dha intervistë.
Libri "GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES" mund të gjendet në të gjitha pikat e shitjes dhe kushton veç 3 euro.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Lara
Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t'i tretë harresa
Gani Qarri: Përkujtim Babait!
Gjekë Gjonlekaj: Lidhjet e para të Ismail Kadaresë me Amerikën
Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë
Cikël poetik nga Skënder R. Hoxha
Sami Islami: Londra e kontrasteve
Albert Vataj: Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike
Thani Naqo: Vështrim mbi artin poetik të Alma Papamihalit
Cikël poetik nga Faton Krasniqi
Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik)
Sarë Gjergji: Një jetë e bartur në libër
Ziko Ll. Kapurani: Vargje shuplake
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Ramiz Dërmaku: Xhemail Mustafa
Cikël poetik nga Zyrafete Kryeziu-Manaj
Nga krijimtaria e autorit Eroll Veliu
Bilall Maliqi: Kohët i vargërove
Halit Bogaj: Çarli Çaplini (1889-1977)
Monica Mure?an: Nën dritën e magjisë