Kulturë
Kasam Shaqirvela: Dallgë e dalldisur
E shtune, 13.02.2010, 03:45 PM

Dallgë e dalldisur
Akoma s’i ke shkelur as brigjet e tua,
të brishta mi ke puthjet vjeshtore,
n’kaltërim Detit të qetë valëzon,
atë brengë që ke në vete,
pse s’po ma thua?
Unë të afrohem me cicërimë zogu
në agim. Por Ti ik e s’më ndesh
e më bëhesh vesh në shesh,
porsi dallga dallgën kur ndjek.
Shkumë Deti apo fluskë sapuni
në mbarm?- njësoj tretesh mes
brezave të yberit tim vjeshtor.
Ti Dallgë shkumëbardhë që digjesh
nga malli për ta lagur bregun tënd,
por se ngiën dot së laguri, e s‘vdes.
Ti Dallgë e dalldisur Oqeanit
të lotëve sykaltër në vegim.
Mëkatin tënd ta lanë veç loti!
Ti je Dallgë e shastisur në trazim,
që rrah bregun tënd të lashtë që moti
Kot së koti rebelohesh, trazohesh
përplasesh, derdhesh e mblidhesh
dhe prapëseprapë s’të pushon loti
e nuk ngihesh as me puthjet bregore.
Qetësohesh vetëm me afsh zemre
Atëherë kur bëhesh Eurinom,
në kërkim t’Ofionit, por që
s’ngopesh, e s’të ndalin Ty as
përsëritjet e hirshme harmonike.
Ti mbetesh vazhdimësi, gjithnjë
në kalim, kohësh historike!
Komentoni
Artikuj te tjere
Hasan Bregu: Si kritikova në sy të Mehmet Shehut
Eri Rico: Një intervistë që nuk u botua asnjëherë
Arsim Halili: Mjerim mbi supe
Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull "Gjuha e këputun e shqipes''
Përparim Hysi: Lara
Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t'i tretë harresa
Gani Qarri: Përkujtim Babait!
Gjekë Gjonlekaj: Lidhjet e para të Ismail Kadaresë me Amerikën
Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë
Cikël poetik nga Skënder R. Hoxha
Sami Islami: Londra e kontrasteve
Thani Naqo: Vështrim mbi artin poetik të Alma Papamihalit
Cikël poetik nga Faton Krasniqi
Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik)
Sarë Gjergji: Një jetë e bartur në libër
Ziko Ll. Kapurani: Vargje shuplake
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Ramiz Dërmaku: Xhemail Mustafa
Cikël poetik nga Zyrafete Kryeziu-Manaj
Nga krijimtaria e autorit Eroll Veliu