Kulturë
Kalosh Çeliku: Imzot Këlysh Melez Llagu shkruaka bukur
E shtune, 13.02.2010, 05:11 PM
SHKRUAKA BUKUR
Hi - hi - hiii… Përsëri zgjimi. Zgjimi, që pas një nate të gjatë, më shkundi në agim. E ngarkova Veten në shpinë, e lidha nye dhe këmbadoras u nisa dhiareve për në Baba Tomorr me këtë këngë:
Unë nuk e dua këtë Shtet. Ferrparajsë
Që e duan
trusakatët. Rrugaçët kuqezi.
Rrospitë
Meshkuj. Dhe, Doktor Ziu.
Unë e dua Mëmëdheun!
Dhe, Atdheun.
Unë nuk e
dua këtë Shtet policor. Ferrparajsë
Ku ma
dhunuan Mëmëdheun. Dhe, Atdheun.
E shtiret
se më do shumë Mua Poetin rrebel
Pusi më vë
pas ferre. Rrugën mos ta vazhdoj
Për në Baba
Tomorr. Atdheun e perëndive:
Vera ku
pihet. Shkruhet poezi e bëhet dashuri.
Unë e dua Mëmëdheun!
Dhe, Atdheun…
Rrezik është,
kur K?lysh Melez Llagu n? mes t? dit?s gërhet për liri. Policia letrare me
lëvizjet që bëjnë pas shpine, nuk shquhen aspak për bukuri të përjetshme. Dhe,
nuk e kanë as kuptimin e të përjetshmes. U mbetet vetëm t’i dëgjojnë këlyshët e
tyre me zgjebe nëpër mjetet elektronike të informacionit, të shkruajnë nëpër
gazetat dhe revistat e tyre policore, ose t’u duartrokisin: “sa bukur! U lumtë!“
Me plot
gojën e them: Thyeni qafën nga politika, kultura dhe arti i shpirtit! Kultura
shqiptare është si zjarri. Djeg dhe spastron, hedhë në gjyqin e vlerave.
Gjiriz.
Pjella
e keqe që nuk ka pi ujë në Burimet e pastërta të maleve tona: Baba Tomorr,
Drenovë, Sharr, Çelëvjollcë, Bjeshkët e Nemura… po në Kënetat dhe Hurdhat
sllave, pas Karpateve... dhe, e urren artin e vërtetë, sheh fundin e vet të
mjerë, e kanë ngritur bishtin dhe kudo dhesin kakërdhia…
Shqiptarët duhet të hapin një rrugë të tyre drejtë maleve. Burimeve.
Patjetër, duhet të hipin në Baba Tomorr. Atdheun e Perëndive. Tyrben ku
pihet vera, shkruhet poezia dhe bëhet dashuri… Shkurt, t’i dalin zot
vetes… Besës… Trimërisë… Atdheut… Rrugë kjo, që kalon përmes mohimit dhe
Vdekjes…
Aparati burokratik komunist, e ka pjellë Policinë letrare. E ka shpallur
Kulturofagun kryepolic të letrave shqipe, për të mbajtur nën zingjirë krijuesit
e vërtetë, duke ua nd?rsyer këlyshmelez?t me zgjebe… Edhe në Kosovë… Edhe në
Shqipëri… E ka zgjëruar rrjetin policor, mbledhur informata, që më vonë të
kthehet në kabinet, shtoj numrin e Policisë letrare për të mbajtur nën zingjirë
kulturën shqiptare dhe talentët e “rrezikshëm“ për shtetin…
Hidhni
sytë përreth! Vështroni! Dhe, çka shihni?! Gazeta dhe revista policore. Kudo
mbijnë si këpurdhat pas shiut. Edhe atë, në provincë. Katund. E lëvdojnë njëri
- tjetrin, e ngrejnë në qiell. I thurin hymne. E bëjnë artin e arnimeve me arna
të vjedhura. Asgjë origjinale. Kombëtare... Hale katundi…
Policia
letrare q? e ka nd?rsyer K?lysh Melez Llagun, di të “kujdeset” edhe për
gjeneratën e re të shkrimtarit, studjeuesit dhe shkenctarit, që të mos
infektohet nga “armiqtë e shtetit“. Përpilon planprograme shkollore. Tekste
shkollore dhe lektyra shkollore me vlera sakate duke i flakur nga institucionet
shkollore vlerat e vërteta t? arrira letrare e kombëtare.
E pyes
veten:
Askujt, të
mos i shkojë mendja se populli shqiptar e ka humbur rrugën. Atdheun. Shpejt do
të vij Dita, agimi i freskët, lindja e Diellit… Dhe, pasi të flakë gjendjen e
fatkeqësisë së gjatë, do t’i këpusë zingjirët e robërisë shekullore.
Rrezik!
Rrezik është K?lysh Melez Llagu të të ndërsehet pas shpine me shpifje,
etiketime e rrena patriotike. Në rrugë, jargët t’i nxjerrë pas porte. Ditën të
lehi në iriq. Ose, ta nxjerri gjuhën nga vapa dy pëllëmbë. Bishtin ta shti nën
këmb?: Gërhasë n? mes t? dit?s për liri…
- Zgjohu! Zgjohu, më shkundi fortë Njëra
Meleqe. I hapa sytë. Dy Meleqet tjera më rrinin mbi kokë.
- I
zgjuar jam…
- Atëherë,
ç’bënë ?! Pse fol jerm?!…
- E
pash një ëndërr të keqe ditën…
- Hi
- hii - hiii… Ne nuk mund të shohim ëndërra natën. E, ti sheh ditën…
-
Epo, këtu qëndron magjia… Unë ëndërrat i shoh ditën…
-
Tybeistifa! Mëshirë, o Zot! E paskan
pushtuar xhindet…
-
Edhe më rrahin, më mbytën dajak. Dorë më dorë më hedhin majë lisave… Çati më çati…
-
Lidhjani duart! Edhe k?mb?t! E kanë çmendur kurvat… Edhe tri herë duhet përshkuar
te Dy Lisat e Çukës…
Dhe, më
përshkuan njëherë… Edhe njëherë … Edhe njëherë… Një hajmali ma varën përqafe.
Thanë: Mos të munden t’i afrohen xhindet… Nusja me pashterkë të kuqe me dy
shami lidhur p?r brezi…
-Tashti, tha Njëra nga Tri Melaqet duhet nxjerrë në Diell te Guri i Zi.
Nëntë ditë e nëntë net duhet ta terim vetëm me një këngë…
Dhe,
më nxorrën në Diell te Guri i Zi n? maj? t? Çuk?s. E nisën orgjinë. Unë në kokërr
të shpinës, përsëri ia thash këngës:
Nuk e shihni
si lehin pas shpine. Ndërsehen
E nxjerrin
gjuhën dypëllëmbë. Përjagen në
Mjetet e
informacionit. I japin njëri tjetrit guxim.
Edhe lëvdata.
Turren me të katra deri te porta.
E kthej pas
kokën. Më dhimbsen mjeranët
Kur i shoh kaq
të vegjël. Këlyshë me zgjebe.
Mund t’i ha kur
të dua meze. Pi me Miken
Dolli me verë.
- Edhe
një!... Edhe një!… Edhe një!… Duartrokisnin Tri Meleqet…
- Jo.
Mjaftë e keni një… Tjetrën do ta dëgjoni Ditën e dhjetë…
-
- E di,
ju do të më
-
Hi - hii - hiii…Mjaftë fole më jerm!… Marrëzira… Edhe Ditën… Edhe Natën… Nuk e
di, kur je në gjumë… E kur, i zgjuar…
- E
di, kur jam në ëndërr… U thash, njëherë: Unë ëndërrat i shoh Ditën…
-
Budallai… Prapë me ëndërra… Ne nuk mund t’i shohim Natën…
-
Lehtë… Xhindet mi përzeni!… Nusen me pashterkë të kuqe… Me gjithë këta në shpinë
nuk mund të hip në Baba Tomorr...
-
Ne t’i përzëmë Ditën…
-
Jo. Unë nuk i thirr as Ditën…E as Natën… Ato vijnë vetë…
-
Hi - hii - hiii… Vijnë vetë, ë?!...
-
Unë, jo! Kalosh Çeliku…
- E,
kush është ky që e terin në Diell?!...
-
Kalosh Çeliku …
-
Edhe këtë e kanë pushtuar xhindet?!... Nusja me pashterkë të kuqe…
-
-
Hi - hii - hiii… Po, ne jemi ato Tri Meleqe… Njëra të pri para… E Dy të tjerat
të mbajmë për krahu…
- E
di. Edhe sa ditë do të më terni në Diell?!...
-
Edhe tri ditë e tri net… Tashti futi edhe një sy gjumë!… Ëndërr… Poezi…
Imzot, K?lysh Melez Llagu shkruaka bukur???!!!...