Jusuf Zenunaj
E HËNA S' NDRYSHON NGA E DIELA
 
Lulin e Vocërr të kohës së Migjenit
në çdo rrugë e lagje me shokë e kemi,
"Poemën e mjerimit" ua mëson jeta,
në fshat e në qytet qyshkur ishin  në djepa,
Me karroca dore, duart  "i forcojnë "
mëngjes deri n'darkë punë kërkojnë,
nëpër bërlogje mbledhin kanaqe,
të kthehen në shtëpi  me bukë e ilaçe.                                 
Zemrat e njoma bëhen si oxhaqet;
prej agut në terr shtohen vetëvrasjet.
Kupa e dëshprimit rimbushet  pa rreshtur
pensionistë, gjyqtarë, aktorë, e mjekë,
bashkë me mësuesit tash dhjetë vjet,
presin me shpresa  për ditë ma të mira-
e hëna s'ndryshon  nga e diela.
 
9 shkurt 2010
EULEKSI
Dje ishte UNMIK
sot EULEKS,
ndryshojnë  në punë
si morri me plesht,
Të grrithin në lëkurë
derisa të përgjakun,
i dinim për ilaç
dhe "shpëtimtarë",
ëndrra e "ëmbël"
na doli përrallë ,
Pas dorës së miqësisë
me demokraci,
na vrau  i Vjetri,
gjykon Unmiku i  Ri.
Jo mor jo 
ky është tjetri-
E U L E X I !
Ditët e natë punon
në gjyq e doganë,
kërkuesit e së drejtës
për Vetëvendosje,
ndjek hapa pas hapi
në leqe e qoshe.
Rrugën e Unmikut
nuk e tradhton dot,
në bankën e fajtorit
Albinin e pret sot.
 
11 shkurt 2010