Kulturë
Cikël poetik nga Julia Gjika
E shtune, 13.02.2010, 07:35 PM
Julia GjikaDESHMI AKUZE PER KOHEN
Kushtuar te pervuajtures, Elena Merlika qe kaloi jeten e saj ne kampin famekeq te Tepelenes dhe gjithe te internuarave te tjera qe ishin bashke me te.
Shi, bie shi i dëndur.
I dëndur pylli, për t’u ngarkuar në kurrize të njomë.
Vajzat në kampin e internimit të Tepelenës,
bënë punë të rrënda.
Përthyen trupin,
si përthyhet  purteka.
Lutej, Elena Gjika,
t’i kujtonte Zoti për sakrificën e tyre.
Psherëtima i bashkohej ajrit që dridhej.
Mbi shpatulla përkundej ngadalë
vandaku i druve,
për ta sjellë në kamp,
të ngroheshin xhelatët.
Shi, bie shi i dëndur në Tepelenë,
bashkohet me djersën dhe lotin,
e një rinie që humbi
rëpirave.
Ato mbetën jashtë në furtunë,
kthyer në zogj dimri.
Jashtë janë  muret e verbëra të kampit,
duke pritur  vajzat të kthehen.
ato,
gdhëndën emrat në qiellin e mbyllur,
dëshmi akuzë për kohën.
NEN ZE
Me fytyrën drejtuar nga dielli,
drita e tij më rit.
Më dalin krahë të reja,
gëzohem në shpirt.
sa herë lëndohem,
më duken si ëndrrat
kur bien gjethet.
Askujt dorën e ngritur
s’ja pashë para meje.
Mbi këtë tokë,
shumë gjëra bëhen  pas shpine.
Ndodh të biesh për vdekje,
një ditë vdes papritur.
pengun  mer me vehte.
Dorën që të pat’ goditur,
e ndjen si guxon të hedhë,
një grusht dhe mbi ty.
Kujtohet që ka vdekje,
më shumë se mëri.
ENDRRA IME ME SYHAPUR
Kur isha e vogël,
vizatoja shtëpi,
me dy tre kulme,
dritare të mëdha me kanate
dhe një rrugicë,
që gjarpëronte në kopësht.
Bar e lule përqark,
pemë dhe diellin në qiell të kaltër.
Kur u rita,
gjithë jetën
ëndërrova  syhapur  catinë time.
E fitova,
kur s’isha e zonja lule të mbjell.
MALLI KISH GJETUR SHTEGUN
Mund të kisha bërë të humburën,
ose të zija veshët, për të mos dëgjuar
tingullin e atij zëri.
Yjeve mos u hidhja sytë,
për të takuar vështrimin tënd
Fytyrës së detit t’i ktheja kurrizin.
të harroja.
Por nga thellesitë,
vinte një bucimë,
e fuqishme.
Një thirrje
e ditës me erë,
me re të bardha,
që fluturonin në qiell,
si zogjtë e ëndrrave që s’humbin.
Deti qante për ty,
ranishtja priste për mua.
Era priste si brisk padurimin
na shkundi  malli i patreguar
kish gjetur shtegun mes kaltërsisë.
HISTORI E SHKURTER
Në varrezat e qeta po bëhej riti i fundit,
po i jepej lamtumira dikujt.
Jashtë varrezave një grup të rinjsh,
ecnin  rrugës, që të shpinte në mal.
Hidheshin,qeshnin,
ndërsa era u krihte flokët.
Rinia i bënte të ndiheshin krenarë.
Në horizont një fushë me grurë valëzonte.
Papritur një gjarpër u preu rrugën.
-Gjarpëri, gjarpëri, -klithën  të rinjtë.
ja dhanë vrapit e u bënë erë.
Njerëzit në varreza braktisën  ritin.
lëshuan kaskën ku prehej i vdekuri.
Të lebetitur s’panë nga ikën si të tjerët.
Kaska mbeti mbi dheun e shkrifët
përbri gropës së hapur,
e vetme, pa lëvizur.
Brenda saj kishte ngrirë qerpiku,
QENDRO I FORTE MIK!
Kanë filluar të thahen gjethet në pemë.
Shpejt vjen era e vjeshtës i mbledh.
Qëndro i fortë mik, mos u jep.
Ne jemi këtu për pak kohë,
gjethet e vyshkura do të shkojnë.
Kjo është puna më e lehtë që bëhet.
Më e bukura s’ka adhur akoma.
Ditët janë të tmershme,
tallen me ne miku im,
mburren duke na mbështjellë lëmshin e jetës.
Qëndro i fortë mik.
Më e bukura
po vjen,
kur ne të nisemi.
Kur të mbrijmë atje,
ku nuk ndrohen stinët,
s’do të jemi të lidhur nga gjethja,
por nga rrënjët në pavdekësi.
JULIA GJIKA
Shkurt , 2010
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Mikel Gojani: Prend Buzhala, poeti që respektoi procesin e tij krijues...
						Jorgo S. Telo: Lulet e dashurisë
						Kristaq Turtulli: Bisedë ne prag te ditës së Shën Valentinit
						Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
						Thani Naqo: Triptik me lirika fshati
						Doli nga shtypi libri më i ri i autorit Gjon Neçaj
						Përparim Hysi: Dita e dashurisë
						Fazile Buliqi - Januzi : Mbesa ime
						Mexhid Yvejsi: Çmimi, refuzimi dhe arsyetimi
						Kalosh Çeliku: Imzot Këlysh Melez Llagu shkruaka bukur
						Kasam Shaqirvela: Dallgë e dalldisur
						Hasan Bregu: Si kritikova në sy të Mehmet Shehut
						Eri Rico: Një intervistë që nuk u botua asnjëherë
						Arsim Halili: Mjerim mbi supe
						Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull "Gjuha e këputun e shqipes''
						Përparim Hysi: Lara
						Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t'i tretë harresa
						Gani Qarri: Përkujtim Babait!
						Gjekë Gjonlekaj: Lidhjet e para të Ismail Kadaresë me Amerikën
						Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë
					
				








