Kulturë
Këze Kozeta Zylo: Marrëzi e ëmbël (Cikël poetik)
E shtune, 13.02.2010, 08:55 PM

Marrëzi e ëmbël
Te ç’rreze vallë more ngrohjen,
Që më lëmon me frymë Zoti,
Buzëqesh me sy, dridhesh i tëri,
Shpirti im, ç’Perëndi të solli?
Mes puthjesh zjarr, një pikëz loti,
Rrëshqet mbi gjoks, curril argjendi,
Puth një petale Shën Valentini,
Marrëzi e ëmbël, që botën çmendi!
Më të ëmblin nektar
O dashuria ime e ëmbël,
Që më ke rrëmbyer që herët,
Në krahët e shpirtit,
E prej andej përkundesh ëmbël,
Në bardhesine e gjirit,
Dhe shtrydh nektarin,
Më të ëmblin nektar në natyrë…
Hënë e bukur, gjysmë hëne
Hënë e bukur, gjysmë hëne,
Fshihesh del, si prej rrënje,
Çfarë shikon nga qielli lart,
Mban sekrete, dot s’ti kap!
Marroset Hëna nga nje puthje,
I hedh rrezet nëpër buzë,
Hënë e bukur gjysmë hëne,
Të jep shpirt e të jep muzë!
Hënë e bukur mëkatare,
Mos nxirr syrin në dritare,
Se kam turp të zhvishem vetë,
Mikja ime përmbi retë!
Në bisk të ëndrrës
Ca gonxhe yjore nga qielli më hodhe,
O Princi i kaltër, ku fshihesh vallë?
Me zë drithëruar me rrënqethe trupin,
Dhe më puthje, më puthje, oh, si i marrë!
Një rreze hëne u përthye mbi nënkresë,
Një komçë mëndafshi zbërtheu nga bluza,
Malli im i çmendur me brerimë vese,
Mu në bisk të ëndrrës, flakë më mori buza!,
Mu në gji më ngule heshtën!
Si kujtim i ylbertë më erdhe,
Lehtë, lehtë, hape derën,
Èros i dashurisë ç’më magjepse,
Mu në gji më ngule heshtën!
E përflake muzgun e dhomës,
Vetëtinin dëshirat tona,
Nëpër puthje fjalë të njomëza,
Ninëz e ëndrrës, u bë jona…!
Mbi fletën pupël
Mbi fletën pupël hodha fjalët,
I lëmova si mëndafsh,
Hëna lart kur i lexoi,
Nxori gjoksin në ekstazë.
Nuk u tremb nga harbimi,
As nga qielli dritëndezur,
Fustanin e verdhë zhveshi lehtë,
Në të ëmblin shtrat, aromëdehur…!
Shkurt, 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Vlerësohet Ilir Muharremi - Teksti më i Mirë i Vitit
Cikël poetik nga Julia Gjika
Mikel Gojani: Prend Buzhala, poeti që respektoi procesin e tij krijues...
Jorgo S. Telo: Lulet e dashurisë
Kristaq Turtulli: Bisedë ne prag te ditës së Shën Valentinit
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Thani Naqo: Triptik me lirika fshati
Doli nga shtypi libri më i ri i autorit Gjon Neçaj
Përparim Hysi: Dita e dashurisë
Fazile Buliqi - Januzi : Mbesa ime
Mexhid Yvejsi: Çmimi, refuzimi dhe arsyetimi
Kalosh Çeliku: Imzot Këlysh Melez Llagu shkruaka bukur
Kasam Shaqirvela: Dallgë e dalldisur
Hasan Bregu: Si kritikova në sy të Mehmet Shehut
Eri Rico: Një intervistë që nuk u botua asnjëherë
Arsim Halili: Mjerim mbi supe
Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull "Gjuha e këputun e shqipes''
Përparim Hysi: Lara
Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t'i tretë harresa
Gani Qarri: Përkujtim Babait!