E merkure, 29.10.2025, 08:05 PM (GMT)

Llesh Ndoj: Pesha e madhe e atdhedashurisë së një Kampioni Bote

Jurgen Uldedaj – Kampion Bote në versionin IBO për kategorinë e peshës ‘Cruiserweight’, duke shënuar një arritje të paprecedentë për boksin shqiptar - Djaloshi nga Lezha, biri i njërës prej familjeve më të njohura në Shkodër e Lezhë, e ngriti shumë lart në Londër prestigjin e Shqipërisë, duke qenë i pari dhe i vetmi deri më sot kampion bote, që mbron ngjyrat kuq e zi...

Blerim Latifi: Një dokument me vlera të mëdha historike dhe aktuale

Në këtë situatë Serbia kishte ndezur të gjithë motorët e propagandës për ta diskredituar atë në rrafshin ndërkombëtar, duke e paraqitur si organizatë me bazë ideologjike fundamentalizmin islamik. Kjo deklaratë e zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është kundërvënie ndaj kësaj propagande. Vlera e saj nuk është më vetëm historike...

Albert Vataj: Nexho Shabani, njeriu i mirë dhe komiku i lindur

Atë mund ta takosh kudo në Shkodër, dhe e ke të garantuar se, njohur-panjohur, ti flasësh, ai është i gjithi aty, sy përtej ca xhamave të trashë dhe veshë që kapin çdo sinjal. Me vështirësinë e të folurit rrjedhshëm, që është gjithashtu pjesë e profilit të tij, ai u ofron falas humor të...

Florim Zeqa: Deputetët e rinj, viktima të liderëve partiak!

Me shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, më të demtuarit do të mbesin deputetët e rinj të legjislaturës së 9-të, të cilët me sakrifica të mëdha u futën në Kuvend: disa me nepotizëm, disa me servilizëm, disa me se*ualizëm e shumë pak me meritë!...

Adil Fetahu: Roman historik për Sulin dhe Suliotët

Autori i romanit, Panajot Zoto në shtjellimin e ngjarjeve në këtë roman, ka dëshmuar se është njohës i mirë i historisë dhe gjeografisë së Sulit, por edhe i kodit dhe mentalitetit të malësorëve të sulit  dhe të Vezirit të Janinës; zhvillimet politike dhe interesat ndërkombëtare të fuqive të  asaj kohe...

Bashkim Saliasi: Martin Seimur-Smith - 100 librat që tronditën botën

Historia e mendimit nga lashtësia deri në ditët tona ruhet në librat e shkruar në epoka të ndryshme të zhvillimit të historisë së saj. Perceptimi i fenomeneve që ndodhin qoftë në natyrë dhe në zhvillimin njerëzor, është një spirale që në çdo epokë ka dhënë mendimin gjenial nëpërmjet trurit njerëzor, i cili e ka përhapur te mbarë shoqëria njerëzore...

Kadri Tarelli: Kristaq Turtulli dhe 'Pianisti'

Më pëlqen muzika, por i anashkaloj krijuesit dhe biografitë e tyre. Edhe për artistët, kujdesem pak që të mësoj të fshehtat e jetës së tyre të trazuar. Më shijon arti, krijimtaria letrare, muzikore dhe pamore, ndaj i vlerësoj ata edhe për shpirtin rebel. Thjesht dëgjoj muzikë, madje edhe kur lexoj, apo marr mundimin të shkruaj...

Ndue Dedaj: Drejtori

Kishte qenë drejtor shkolle. Detyra ia donte të shihte mbarëvajtjen e mësimit, në rregulloren e të cilës nuk thuhej askund se ai duhej të mbante qendrim publik, paçka se kishte kritere për diferencimin klasor, nga i cili nuk shpëtonte as foshnja në djep. Por drejtori donte të ishte dhe një lloji komisari politik...

Milazim Zeqiraj: Kur politika bëhet skenë e bllokimit

Populli ynë i mençur ka një shprehje:“Nuk hyhet në mal pa sakicë.” Ky veprim s’ndodh në demokraci,pa pasur numrat,  propozon qeveri.Kjo tregon se ende s’po kupton,se pushteti krijohet me koalicion,por edhe për të duhet sinqeritet,se partia e deputeti e ka autonomin e vetë...

Shyqyri Fejzo: Alida Hisku dhe 50-vjetori i “Vajzat e fshatit tim”

Historia njerzore flet se çdo epokë prodhon heronjtë e saj. Në momente të caktuara kjo histori ka treguar se një qytet, fshat, krahinë apo vend nxjerr personalitete të përmasave epokale. Ne, për një pjesë të mirë të tyre, jemi mësuar të lexojmë apo të flitet për heronj e personalitete që kanë...

Florim Zeqa: Ngjarje kulturore me ndjenja të përziera për shqiptarët!

Në pasditën e së dieles së 26 tetorit 2025, në Pieve Di Soligo (TV-Itali) u mbajt Edicioni i Parë i festivalit kulturor “Mosaico Di Culture” (Mozaiku i Kulturave), nën moton “Bellezza Della Conoscenza” (Bukuria e Njohjes). Sikurse ngjyrat e vjeshtës ishin mbledhur mërgimtarët nga mëse 20 vende të botës...

Llesh Ndoj: Ja i dedikoj nanës, por s’është një libër për nanën…

Sot, datë 28 tetor 2025, doli nga shtypi libri im më i ri, titulluar “Shtjellë fatesh”, me redaktor Prof. Dr. Anton Nikë Berisha e recensent z. Vlash Prendi, gazetar i njohur, studjues e shkrimtar, botuar nga enti botues “Marianistët”, Lezhë.Jam i lumtur që ky libër i imi, i pari i këtij zhanri shkruar...

Rovena Vata Mikeli: Naim Frashëri - Bilbili i gjuhës shqipe

Ndjehem e nderuar, që isha pjesë e aktivitetit përkujtimor kushtuar 125 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh të rilindjes, Naim Frashërit, veprimtari kjo e organizuar nga Qendra Kulturore "A. Moisiu" Durrës.Me pjesëmarrjen e veçantë të dy ikonave të kinomatografisë shqiptare Zonjës Yllka Mujo dhe Zotit Ndriçim Xhepa...

Albert Vataj: At Shtjefën Gjeçovi dhe Imzot Pjetër Bogdani, kthehen nga përjetësia dhe vijnë në shtatore, në Zym të Hasit

Ata kthehen nga qindra vite rrugë në përjetësi, rivijnë për të qenë pjesë e së sotmes, për të kthyer kohën pas dhe për të zënë vendin e merituar edhe fizikisht, në tokën, shpirtin, zemrën dhe kujtesën e kombit. Vijnë ne statuja, vijnë në art, vijnë të gjallët, sepse ata ishin, janë dhe do të jenë përgjithmonë në etjen e e shqipes për dritë...

Frank Shkreli: Fjala përshëndetëse në përvjetorin e degës së “Vatrës” dhe shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, New York

I nderuar Dr Paulin Marku:  Ju dhe stafin e shkollës “Gjergj Fishta” në Long Island ju falënderoj, përzemërsisht, për ftesën për të marrë pjesë me ju në këtë festë të përvjetorit të themelimit të Degës, “Vatra” Long Island dhe të shkollës “Gjergj Fishta”.  Më vjen shumë keq, që për arsye objektive, nuk kam mundësi të jem me ju për të festuar...

Fritz Radovani: Ju kujtoj Prof. Dr. Alfred Ashiku!

E pashë për herë të parë në Shkodër rreth vitit 1957. Një burrë rreth 1.90 ml. i naltë, me shpatulla të gjana dhe me një trup vigan. Fëtyra e tij ishte daltue në shembëlltyrën e veprave të Mikelangjelo-s. Sy të fortë gështenjë dhe të ambël, joshës që zakonisht nuk ndodhin me kenë këta dy cilësi bashkë...

Albert Vataj: Roza Anagnosti, rrezatuesja e një Epoke të Artë

Sot, Roza Anagnosti mbush 82 vjeç, një moshë që në rastin e saj nuk matet me vite, por me dritë. Me dritën që ajo solli në ekran, në skenë, në kujtesën dhe ndjesinë kolektive të artit shqiptar, të atij arti, i cili pavarësisht trysnisë ideologjike dhe diktatit të mbikqyrjes, mbeti i madh, sepse...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx