Mendime
Florim Zeqa: Deputetët e rinj, viktima të liderëve partiak!
E merkure, 29.10.2025, 06:55 PM
Deputetët e rinj, viktima të liderëve partiak!
Shkruan:
Florim Zeqa
Me
shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, më të demtuarit do të mbesin
deputetët e rinj të legjislaturës së 9-të, të cilët me sakrifica të mëdha u
futën në Kuvend: disa me nepotizëm, disa me servilizëm, disa me se*ualizëm e
shumë pak me meritë!
Deputetët e rinj ishin pengje të
liderëve partiak
Deputetët e legjislaturës së 9-të, të
zgjedhurit e popullit përveqse numra ishin shndërruar në pengje të liderëve
partiak, të cilët me pozicionimet e tyre barrikaduese prapa liderëve partiak,
pa dashjen e tyre u bënë abuzues të votës së qytetarëve.
Po
të mos ishte kështu, shumica e deputetëve shqiptar ne Kuvendin e Republikës së
Kosovës, në radhë të parë do duhej të silleshin si përfaqësues të popullit, për
gjetjen e një rrugëdalje nga situata bllokuese për të mos e çuar vendin në
zgjedhje të jashtëzakonshme!
Me
këtë konstalacion të forcave politike pa një alternativë të re për qytetarët,
zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta prodhojnë përafërsisht të njëjtin rezultat,
më shumë polarizim politik dhe dëmtim të panevojshëm të buxhetit të shtetit!
Kështu
pra, të zgjedhurit e popullit, me ose pa vetëdijen e tyre, duke mbrojtur
pozicionet e liderëve të tyre partiak, përveq humbjes së mandateve të fituara
me mund të madh dhe kosto të lartë materiale, e rrezikuan seriozisht të ardhmen
e shtetit!
"Të mëdhenjt i hanë mollat, të
vegjëlve ju mpihen dhëmbët" (popullore)
Tashmë është bërë dukuri e shëmtuar,
kur është në pyetje pushteti, liderët partiak nuk respektojnë parime dhe as
programe politike, duke përdorur standarde të dyfishta janë të gatshëm të
gëlltisin çdo parim dhe premtim të dhënë para elektoratit të tyre.
"Të
mëdhenjt i hanë mollat, të vegjëlve ju mpihen dhëmbët", thotë një fjalë e urtë popullore.
Pikërisht kështu ndodhi me një pjesë të deputetëve të kësaj legjislature.
Shkuarja
e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, përveq dhëmbëve, disave prej
deputetëve do t'ua "mpijë" edhe shpirtin, nuk do ta kenë më mundësinë
e kthimit në karrigën e deputetit!
Mbase
kjo është gjë e mirë dhe mësim për të ardhmen, që të tjerët të mos bien pre e
liderëve partiak.
Pas
përfundimit të çdo lufte ndodhin këmbimet e pengjeve, por të njejtin fat nuk do
ta kenë edhe deputetët fatkeq të legjislaturës së 9-të, për shkak të
pengmbajtjes nga liderët partiak!
Përderisa
këta të fundit (liderët partiak) nuk i pengon askush të lidhin kurorë me
secilin dështak të zgjedhjeve të kaluara, të tjerët e kanë më të vështirë, por
jo të pamundur t'i realizojnë aspiratat e tyre politike në një kamp tjetër
politik!
Megjithatë,
gjithçka mbetet në ndërgjegjen dhe guximin personal të tyre!
Nga
pozicioni i pengut partiak do të arrijnë të dalin vetëm deputetët e guximshëm
që vendosin të kthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve!
Politikanët karrierist për të
realizuar ambicien e tyre personale nuk zgjedhin mjete e njerëz, ata lidhen me
dreqin e t'birin, edhe me armikun qoftë nevoja për të ardhur deri tek karrigia
e pushtetit!
Mos
qofsha në lekurën pengut partiak!









