Mendime
Florim Zeqa: A do ta pushtojë Albin Kurti 'Kalanë e Vushtrrisë'?!
E merkure, 22.10.2025, 06:55 PM
A do ta pushtojë Albin Kurti 'Kalanë' e Vushtrrisë?!
Pa dyshim se ngjarja më e diskutuar e
kësaj jave është lidhja e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së në
Vushtrri! Opinionet pro&contra nuk kanë të ndalur! Dikush e quan dritë
shprese bashkimin mes dy poleve të kundërta, dikush shkon edhe përtej kësaj,
duke e krahasuar kryetarin e Degës së LDK-së në Vushtrri si ringjallje të
vërtetë të frymës rugoviane!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nuk ka ndodhur njëra dhe as tjetra
Çfarë ka nodhur?
Ka
ndodhur një bashkim i pjesshëm i kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri me
Lëvizjen Vetëvendosje në pragë të balotazhit për qeverisje lokale kundër
kandidatit të PDK-së, z. Ferid Idrizi!
Ky
bashkim i pjesshëm në Vushtrri ka shkaktuar përçarje jo vetëm në Vushtri, por
në mbarë Kosovën brenda elektoratit të LDK-së!
Ky
bashkim i pjesshëm në Vushtrri është fillimi i një përçarje të re të LDK-së së
fragmentizuar mes Lumirit dhe mbështetësve të vërtetë të filozofisë politike
rugoviane në LDK.
Në
Vushtrri nuk u bashkua interesi i qytetarëve, por interesat personale të Xhafer
Tahirit me ndërmjetësimin e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhit, ku asnjërit prej
tyre nuk iu intereson interesi i shtetit, por interesat strategjike personale
në dëm të LDK-së!
Këtë
që e ceka më sipër dëshiroj ta dëshmojë me argumentin e mëposhtëm:
Kryetari
aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku ishte 'Ministër i Infrastrukturës', ishte
ministri më besnik i Albin Kurtit nga shtatë ministrat e LDK-së, i cili ishte
larguar i fundit nga qeveria 'Kurti 1', dhe atë disa javë pas prishjes së
marrëveshje së koalicionit qeverisës, mbase nuk do të ishte larguar fare, porqë
i ka munguar motivi i Vjosa Osmanit për t'i realizuar ëndërrat e mëdha
pushtetore!
Kur
jemi tek Vjosa, Lumir Abdixhiku ishte ai që i bëri të mundur korumin në
Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e saj Presidente e shtetit, në të kundërtën
vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i garantonin
LVV-së rezultatin e njëjtë dhe as Vjoses postin që e ka!
Fryma rugoviane, bashkëpunimi me
aleatët
Ata që e nuhatim mirë frymën
rugoviane dhe kuptojnë në esencë filozofinë politike rugoviane, ajo bazohet në
vlera dhe unitet brendapartiakë në radhë të parë, pa anashkaluar bashkëpunimin
me aleatët për të mirën e shtetit dhe interesin e qytetarëve!
Vendimi
"kokë në vete" i Xhafer Tahirit edhe pse i guximshëm në veten e parë,
nuk është pragmatik dhe as hap i qëlluar politik!
Nuk
është pragmatizëm për një kryefamiljarë (kryetar Dege) me hy nën sqetull të
kundërshtarit për interesa personale në dëm të interesave të familjarëve
(anëtarësisë së partisë).
Asnjëherë
Ibrahim Rugova rivalët politik nuk i ka konsideruar si armiq, anipse ata e kanë
konsideruar të tillë!
Edhe
pse publikisht i doli kundër Xhafer Tahirit, ky koalicion është arritur me
bekimin e kryetarit L. Abdixhiku dhe disa "shefave" të tjerë komunal,
të cilët në zgjedhjet parlamentare nuk kanë votuar për LDK-në, por për LVV-në
për hatër të Vjosa Osmanit!
Ndryshe
nuk ka si arsyetohet humbja në nivel qendror kundrejt suksesit në nivel lokal!
Nuk
e kam të qartë arsyen pse dikush mundohet ta arsyetoj lidhjen e LDK-së me një parti
të ekstremit të majtë siq është LVV!
LDK e Rugovës nuk ishte ekstremiste, ishte parti e qendës së djathtë me
orientim evro-perëndimor!
Kurse
partitë e majta 'kokën' e mbajnë kah lindja, kurse 'bishtin' kah perëndimi!
LDK
duhet t'i kthehet vetvetes, që i bie, se duhet ta harroj pushtetin për një kohë
të gjatë dhe të qëndroj në opozitë derisa të këndellet dhe konsilidohet mirë si
subjekt politik i qendrës së djathtë!
Kthimi kah vetvetja dhe elektorati i saj janë shpëtimi i vetëm për LDK-në, në
të kundërtën, lidhja me Vetëvendosjen e majtë do t'i kushtojë më shtrenjt sesa
lidhja me PDK-në e deklauar 'demokratike'!
Jo
vetëm në rastin e LDK-së, por, për të mirën e vendin në përgjithësi, duhet të
ndodhë profilizimi politik në Kosovë, që i bie se, përfundimisht ka ardhur e
krijimit të dy blloqeve të forta politike, që janë e majta dhe e djathta!
Vetëm
në këtë mënyrë gara zgjedhore do të ketë kuptim dhe blloku fitues do të jetë më
i suksesshëm në qeverisjen e vendit!
Në pyetjen e adresuar në titullin e
këtij shkrimi, "A e pushtoj Albin Kurti 'Kalanë e Vushtrrisë?!",
përgjigja ime do të ishte kjo si më poshtë: Në dukje të parë, lidhja e
koalicionit në Vushtrri është një avantazh i LVV-së në këtë qytet antik, por
realiteti është krejt ndryshe!
Pushtimi
i një njeriu të vetëm apo i një grupi njerëzish të pavendosur nuk është pushtim
i krejt botës! Vushtrria ka histori të gjatë dhe traditë të pasur demokratike,
ka rrënjë gjaku nga lufta çlirimtare, të kthyera në gurthemel të shtetit të
Kosovës!
Themelet
e forta nuk lëkunden lehtë!