E hene, 13.10.2025, 12:23 AM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Ndërtimi i urave paralele, zhvlërsuan në zero Urën e bllokuar evropiane!

E diele, 12.10.2025, 06:53 PM


NDËRTIMI I URAVE PARALELE, ZHVLËRSUAN NË ZERO URËN E BLLOKUAR EVROPIANE!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Luftërat e përgjakshme, të shkaktuara nga Serbia agresore, përgjatë viteve `90-a, Qendrat e Vendosjes botërore, nuk mund t`i kalonin në heshtje. Edhe pse reagimi ishte shumë i vonuar dhe përgjakja e madhe kishte ndodhur në Ballkanin e trazuar, në nismë të shekullit 21, bota demokratike, me institucionet e drejtësisë, të krijuara qysh në shekullin e kaluar, u aktivizua tani.

Me ligjet dhe gjyqet e luftës, akuzoi, arrestoi dhe dënoi eksponentë të krimeve të bandës politike dhe ushtarake të Serbisë; ushtarakë që kishin shkelur ligjet e luftës të Kroacisë, të Bosnjes dhe Hecegovinës.

Ishte e pritshme t`u vinte radha edhe disa "komandantëve" kriminelë të Kosovës, të cilët për pushtet e pasuri, kishin ekzekutuar, gjatë dhe pas luftës, kryesisht, ushtarakët luftë bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, kuadro, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së, por edhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, pa kursyer as gazetarët, korrespodentë të luftës.

Pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik, trazoi klasën politike dhe popullin e Kosovës. Kjo goditje erdhi "si rrufeja në mot të kthjelltë". Ishte sa i papritur, aq edhe i padrejtë, sa edhe sanksionet e vëna Kosovës, nga BE-ja, pas sulmit terrorist të Serbisë në Banskë të Zveçanit.

Hapja e Sesionit vjetor të OKB-s, në Nyjork, krijoi shansin dhe mundësinë, për krerët drejtues të Kosovës të jenë të pranishëm në vatrën e Lirisë dhe të Demokracisë botërore. Me ftesën e këtij Institucioni prestigjioz botëror, udhëtoi e para e Shtetit të Kosovës, Vjosë Osmani, e pasuar nga zëvendëskryeministja dhe ministërja e Jashtme dhe e Disaporës, Donikë Gërvalla. Dhe, më pas atyre iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurti.

Kjo vizitë po ndodhë pas atij zhurmimi, sa të poshtër, aq edhe kriminal, të bërë nga opozita sa e dyshimtë, aq edhe destruktive e Kosovës. Duke shfrytëzuar disa deklarata të hershme, paushalle e hiç reale të Albin Kurtit, për raportet SHBA-Kosovë, opozita shtoi akuza tjera, krejt të pabaza, siç janë veprimet e Qeverisë aktuale, në mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë, në veriun e Kosovës.

Opozita PAN-iste, duke shfrytëzuar mediat e kapura, përmes lukunisë lehaqene të ish-kuadrove të saj, zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra, këshilltarë, diplomatë, juristë nga drejtësia e kapur, avokatër të mërdhezur pas parasë, në mbrojtje të krimit dhe soj-sorollopi i tyre, tashmë, të konvertuar në gazetarë pa diplomë, anal-banalistë të pacipshëm, të cilët e kanë bërë fytyrën prapanicë, iu sulën Qeverisë Kurti dhe Presidentes Vjosë Osmani, duke i kryqëzuar për gjithçka të keqe në Kosovë!

Kjo opozitë mjerane ka vazhduar t`i heshtë krimet politike serike, të bëra nga PAN-i kriminal, ka heshtur edhe 206 milionë euro, të abuzuar për 45.500 veteranë të rrejshëm; për Gjykatën Speciale në Hagë, në 7 vitet e fundit, janë paguar 276 milionë euro. Ndërkohë kjo opozitë skandaloze, çirret "deri në kupë të qiellit", për afro 2.5 milionë euro, për ndërtimin e dy urave, paralele të Urës së Evropës, e premtuar për t`u hapur me të përfunduar së ndërtuari. Por, për turpin e BE-së, edhe pas një çerek-shekulli, vazhdon të jetë e bllokuar, e mbyllur!?

Rrënjët e kësaj mbylljeje të turpshme dhe kriminale, datojnë me pazaret e pista të Serbisë, me DGSE franceze dhe agjentit të tyre të shumëfishtë, Hashim Thaçi. Qëllimet ogurzeza janë piketimi i një kufiri të ri me Serbinë, pikërisht, në Lumin Ibër, aq shumë të përfolur. Idea e ndërtimit të dy Urave paralele me "Urën e Evropës", të bllokuar për qëllime të poshtra politike, ishte një ide e artë e Qeverisë Kurti, duke zhvlerësuar në -Zëro- "Urën e Evropës", të bllokuar, forcërisht, nga BE-ja!

Ndërkohë, ishte skajshëm e turpshme dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i këtyre dy urave, në ndërtim e sipër, kinse, si tender njëburimor, kur jashtëzakonshëm punohej ditë e natë, pandërprerje, duke nxituar nga droja e bllokimit të punimeve nga BE-ja, sepse angazhimi mediatik i argatëve të Serbisë ishte enorme, me akuzën klishe se "Qeveria po i bënë dy urat, me qëllim të përfitimit të votës zgjedhore"! E turpshme, e tmerrshme, por edhe vetë diskredituese e fatale, për opozitën palë me Serbinë!

Fajësia e rëndë e opozitës PAN-iste është, ngaqë e cytur nga ethet e kthimit në pushtetin e pamerituar, e përligji, e justifikoi, madje pa asnjë rezervë, pezullimin e Dialogut Strategjik të Kosovës me SHBA, gjë që ishte ndëshkim jo vetëm për Kurtin, por edhe për të gjithë klasën politike dhe vetë Kosovën. Në veçanti, PAN-i, i zhytur në krime dhe hajni, për 5 (pesë) vite radhazi, shpif dhe spiunon kryeministrin Kurti, tek zyrtarët amerikanë, me qëllim të shpalljes "non grata" të tij nga DASH amerikan. Bllokimi i VETTING-ut dhe i BYROSË për Verifikimin e Pasurive të Paligjshme, nga PAN-i, është arsyeja e këtij revanshi të egër, për t`u mbrojtur nga ligji, për krimet serike si dhe mbrojtjen e pasurive, të grabitura brezave shqiptarë.

Me SHBA dallime anësore, por interesa, vlera dhe parime të përbashkëta

Disa zyrtarë dhe diplomatë amerikanë e paragjykojnë Albin Kurtin, sipas disa deklarimeve të dikurshme, për raportet Kosovë-SHBA, kur, pothuaj se, çmendurisht, thoshte  se "Amerika është partner i luftës, i të shkruarës, por jo edhe i të tashmes dhe të ardhmes"! Dhe, këtë e pohonte para se të këtë siguruar një partner më mik, më të pasur ekonomikisht dhe më të fuqishëm ushtarakisht se sa Amerika!

Por, aktualisht, Kurti ka reflektuar pozitivisht dhe flet dhe mendon ndryshe, duke e konsideruar SHBA-në partner -par exelance-, të dorës së parë. Dhe, kjo është domethënëse. Megjithatë, ai nuk mohon dallimet, kryesisht, për veprimet e shtrirjes të autoritetit shtetëror në veriun e Kosovës dhe kundërshtinë e Asociacionit, duke i ripohuar qëndrimet e tij në zemër të Amerikës. "Nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit në veri",- thotë ai. Ai është kundër strukturave ilegale në veri, sepse "nuk mund t`ua lërë barrë brezave shqiptarë!´" Ngulmimin e tij për sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, e arsyeton bindshëm dhe për këtë meriton mirëkuptim të shqiptarëve të kudondodhur, të BE-së, SHBA-së, si dhe të botës demokratike ndërkombëtare.

Realisht, sipas Kurtit, ka dallime mes Kosovës dhe Amerikës "në taktika dhe veprime, por jo në vlera, interesa dhe parime". Kam bindjen, po të mendonin dhe vepronin shqiptarët njësoj si Albini dje, sot nuk do të ishim nën sanksione dhe as nuk do të ndodhte pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik i Kosovës me SHBA-në. Krejt në një linjë me Serbinë ishte dhe vazhdon të jetë kryeministri skandaloz, Edvin Rama, i cili i kërkon Kosovës, madje ngulmueshëm, ta bëjë Asociacionin, qoftë edhe të njëanshëm, edhe pse e dinë se është -kancer i Kosovës-, madje në çfarëdo forme që të bëhet ai. Dhe, këtë e konfirmojnë njohësit juridikë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Grenell argat i Serbisë dhe dezinformues, i padëshiruar për Kosovën, Kurti ka reflektuar

Tashmë, nuk ka asnjë mëdyshje se Albin Kurti është një lider ndryshe. Vërtet, majtizmi i tij nuk është për lakmi.  Ai nuk e fshehë atë, përkundër PAN-it që janë ideologjik stalinistë, me urrejtje patologjike për demokracinë evro-amerikane! Megjithatë, ai ka një kulturë të emancipuar perëndimore, qëndrim, thellsisht, atdhetar dhe çështjen kombëtare e ka parësore. Emisari i administratës Trump, Grenell, ende nuk i ka kërkuar falje Kosovës, për rrëzimin intrigues të Qeverisë Kurti 1, e cila qeverisej nga të vetmet subjekte politike parlamentare të pa kriminalizuara, siç janë LVV dhe LDK. Rrjedhojat e komplotit konspirativ të Grenellit, vazhdon t`i vuajë edhe sot Kosova.

Eksponentët e opozitës dhe zyrtarët e Qeverisë Rama, edhe pse e dinë se Grenell është agjent legal, i paguar i Serbisë, vardisën pas tij. Ndërkohë që shqiptarët duhet të ishin unik dhe t`ia bënin të qartë Presidentit Trump dhe administratës së tij, se Grenell nuk duhet të këtë qasje në çështjet e Kosovës, sepse nuk mund të jesh mik i Kosovës, duke pasur edhe detyrime agjenturore, për llogari të Serbisë.

Emisari Grenell zhvilloi takime me udhëheqës të Ballkanit, veç e veç dhe në grup, përfshirë edhe me delegacionin e Shqipërisë, të kryesuar nga krye kuvendarja Elisa Spiropali. Ndërsa nuk takoi liderët e Kosovës. Megjithatë, Presidentja Osmani u inkuadrua me vonesë, në një takim kolektiv të Grenellit. Sidoqoftë, ky zyrtar kontravers, ka lënë një shije të hidhur në politikën kosovare. Dhe, përzierja intriguese e mëtejme e tij në çështjet e Kosovës, është e padëshirueshme.

Angazhimi i tij, përkrah Edvin Ramës, kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, janë cinike dhe lënduese, për shumë qindra familje, të cilave Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, ua ka ekzekutuar familjarët e tyre, tashmë, të cilësuara si vrasje politike, të listuara nga SHTAB-i i Rognerit, me seli në Tiranë. Kësaj dhimbje të përjetshme u bashkohen edhe shumë mijëra  familje, që janë të ndërlidhura me familjet e viktimave.

Nga disa politikanë dhe diplomatë amerikanë dëgjojmë të thonë se problem është kryeministri Albin Kurti dhe jo populli i Kosovës. Por, zotërinjtë në fjalë harrojnë se Albin Kurtin dhe LVV e tij, për të tretën herë radhazi është parti fituese, duke vjelur vota më shumë se sa të gjitha partitë tjera shqiptare, të marra së bashku! Pra, Kurti, zyrtarisht e ligjërisht, përfaqëson popullin e Kosovës. Dhe, të jesh kundër Kurtit, siç ka qenë dhe është Grenell në 5 (pesë) vitet e fundit, duke e sulmuar, me gojë dhe shkrim, nga Amerika e largët, rrjedhimisht, është sulm kundër popullit të Kosovës.

Në kritikat, sulmet, sharjet në adresë të Kurtit, janë bashkuar opozita vendore, humbëse serike të zgjedhjeve, lukunia lehaqene mediatike e kapur nga oligartët në Prishtinë dhe Tiranë, Edvin Rama me social-komunistët e tij, si dhe Vuçiq e Putin, me agjentët e tyre shqipfolës, të cilët veprojnë legalisht me agjencitë televizive, madje edhe në debatet publike në Kosovë dhe Shqipëri, me një koordinim perfid kundra-kombëtar.

Pas një dushi të ftohtë, Presidenti Trump ngrohu zemrat e shqiptarëve të përbotshëm!

Zhurmimi i pakontrolluar anatemues për qeverinë, subjektet politike me deputetet e tyre, robër të shefave, bllokues të qëllimshëm të organeve kuvendore, dëmtuan shumë Adheun-Kosovë dhe provokuan skajshëm shqiptarët vendorë dhe ata botërorë. Reagimi i Presidentit Donald Trump, përgjatë pritjes shumë të përzemërt të Presidentes të artë, Vjosë Osmani, befasoi për të mirë, shqiptarët dhe botën, pas një dushi të akulltë ndëshkues për Kosovën.

Po citojmë besnikërisht fjalët vlerësuese e mirëdashëse të Presidentit Trump, për Presidenten Vjosë:

"E shihni këtë zonjë që është ulur këtu para meje? Është një zonjë, e cila meriton gjithë respektin dhe përkrahjen tonë, sepse ajo nuk pushon kurrë duke u angazhuar, për të mirën e shtetit dhe popullit të saj".

Realisht, Presidenti Trump, tërthorazi, ka lehtësuar mjaft edhe pozitën e kryeministrit Albin Kurti, i cili, gjithashtu, lufton për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetin e vendit të vet.
Orkestrimi i "tragjizmit", i trumbetuar nga opozita PAN-iste, tashmë, e dalë boje, për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik Kosovë-SHBA, e relativizoi vizita në SHBA e Presidentes Osmani, e kryeministrit Kurti dhe e zëvendëskryeministres, njëherësh ministre e Jashtme dhe e Diasporës, Donikë Gërvalla. Mediat e shkruara dhe pamore, kanë pasqyruar takimet e bollshme, herë-herë, të cenzuruara, të Presidentes, Kryeministrit, ministres të Jashtme, me personalitete të të gjitha niveleve, deri edhe me Presidentin Donald Trump.

Ndoshta, është rast unik, që një opozitë, si kjo e tanishme, t`i gëzohen ndëshkimit, qoftë edhe në dëm të shtetit të Kosovës, siç janë sanksionet nga BE-ja dhe, së fundi, pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik Kosovë-SHBA. Shpërthimi histerik, madje koral, i opozitës me anatema ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe LVV të tij, edhe pse arsyetimi ndëshkues çalonte shumë dhe mbrojtja dijitoze e Kurtit se "nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjin në veri". Me veprimet ligjore në veriun e vendit, mbroj "demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial", ishte përgjigje e pranueshme dhe demantim bindës, në akuzat sa të rënda, aq edhe të padrejta dhe hiç reale.

Për çudë, në mesin e akuzuesve më të zëshëm dhe skajshëm të egër, ishin edhe Isa Mustafa, Vlora Çitaku, Edita Tahiri, "si plaka në kacë", kur dihet se Kurti dhe shqiptarët, sot po i vuajnë "xhevahiret" e djeshme, pikërisht, të këtij trinomi të zi, të cilët, me të "bëmat" e tyre, ia bënë gjëmën Kosovës.

Isa Mustafa, me Hashimin e nënshkruan "Zajednicen", kancer të Kosovës dhe së bashku me Ramush Haradinaj vulosen Demarkacionin, duke humbur 8.200 hektarë tokë të Kosovës!

Edita Tahiri, kryenegociatore e Dialogut namkeq, mashtronte popullin e Kosovës dhe shqiptarët e kudondodhur, së bashku me Hashimin e shantazhuar me dosje penalizuese se "po bëjmë vetëm dialog teknik", ndërkohë që bënin dialog "puro" politik dhe firmosnin marrëveshje fatale për Kosovën, me arsyetimin se "shkrihen si fluskë sapuni", si ishte pranimi i -Fusnotës-, kufizuese, e cila e dallonte Kosovën, si "delja e zezë", në arenën ndërkombëtare.

Ish-ambasadorja, Vlorë Çitaku, tej Oqeanit, së bashku me Hashimin, ish-president, lobonin, madje me pagesë, për ndarjen e Kosovës! Informacionet e rrjedhura nga ambasada e atjeshme, bëhet fjalë për 2.5 milionë euro lobuese. Ishte diplomatja boshnjake, Sabina Çudiç, e cila "e zuri me pelë për dore", ambasadoren, në lobim e sipër, duke e denoncuar tradhtinë zyrtare të saj koketimin me Serbinë, për ndarjen e Kosovës!

Opozita, sidomos ajo PAN-iste, u marros fare, se, gjoja, prishja me SHBA-në është me fund dhe karriera politike e Kurtit, tashmë, mbaroi! "Po sorollatën korridoreve Presidentja, Kryeministri, ministerja e Jashtme dhe askush nga zyrtarët amerikanë nuk po i takon", - çirrej e përralliste i  mërdhezuri deri ke veshët, Halil Matoshi, me lukuninë lehëse të anal-banalisteve mercenarë të mediave të PAN-it shpifarak e kriminal.

Entuziazmi i turpshëm i opozitës marroqe PAN-iste u shua, kur krerët shtetërorë e pushtetarë realizuan takime domethënëse, me zyrtarë dhe personalitete të larta amerikane dhe botërore, duke kulmuar me takimin protokollar me Presidentin Donald Trump.

Opozita PAN-iste e turpëruar, të paktën, duhet t`u kërkojnë falje drejtuesve shtetërorë dhe shqiptarëve vendorë dhe të përbotshëm, për shpifjet dhe sharjet pa doganë fare. Mjerisht, askush nuk vdiq nga turpi!

Fatmirësisht, Amerika zemër madhe, sërishmi, hapi dyert për Kosovën mike, të sinqertë dhe besnike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lekë Mrijaj: “Më mirë me e meritue e mos me e fitu, se sa me e fitu pa e meritu” Rrezart Kalaja: Nazim Cakolli – Nga betejat për liri te përkushtimi për zhvillim dhe dinjitet qytetar Florim Zeqa: Zgjedhni më të mirët nga të gjitha listat zgjedhore! Asllan Dibrani – Luani: Bashkim Fazliu Për një Ferizaj Europian, të Sigurt dhe me Identitet Kombëtar Klajd Kapinova: Çmimi fallco, mashtrues e i mirëfilltë politik, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” Kalosh Çeliku: Elegji me çifteli Florian Toti: Duajini Sytë Tuaj Florim Zeqa: Një libër i pavlerësuar është libër i palexuar! Bardhyl Mahmuti: Reagim ndaj kërcënimeve ndaj Luljeta Pulës Klajd Kapinova: Marksisti Zohran Mamdani mbështeti Antifën dhe BLM-në në aksiomën e tyre antiamerikane Kalosh Çeliku: ‘’Zagarët’’ e Ali Ahmetit Florim Zeqa: Kosova shtet me (vet) qeverisje lokale! Llesh Ndoj: Frika dhe përkulja ndaj të keqes, prag diktature Florim Zeqa: Nga zhgënjimi tek kënaqësia shpirtërore! Albert Zholi: Flet avokati Ndue Pjetra: Ambasadorja Yuri Kim do të mbetet një figurë kontradiktore në historinë e drejtësisë shqiptare Florim Zeqa: Pa largimin e drejtorëve politik nuk ka rritje cilësisë në arsim! Fritz Radovani: Papa Gjon Pali II do t’kujtohet n’shekuj tek na! Klajd Kapinova: I love New York - Historia, shifra dhe fakte ndër vite për New York City Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina Nikoleta Kovaçi: Krimi në Bruksel e gjama në Tiranë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx