E shtune, 04.10.2025, 11:22 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Flet avokati Ndue Pjetra: Ambasadorja Yuri Kim do të mbetet një figurë kontradiktore në historinë e drejtësisë shqiptare

E premte, 03.10.2025, 06:53 PM


Flet avokati Ndue Pjetra: Në emër të "ndihmës" ndaj drejtësisë shqiptare, Yuri Kim u bë shpesh protagoniste e një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë në vendimmarrje

- Ambasadorja Yuri Kim do të mbetet një figurë kontradiktore në historinë e drejtësisë shqiptare

- Mbështetja dhe reklama e bërë ndaj "ExxonMobil" kur ishte ambasadore në Tiranë ndoshta, ndoshta, ishte një parashikim me qitje të largët që pralajmërontë një punësim të tillë shumë fitimprurës

- Kim krijoi perceptimin se drejtësia shqiptare nuk po funksionon si një sistem i pavarur, por si një skenë e dirigjuar nga jashtë.

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar emërimin në pozicionin e ri drejtues në "ExxonMobil". Kompania në fjalë ka në pronësi dy termocentralet e famshme në qytetin e Vlorës, që u morën me qira nga shteti shqiptar për prodhimin e energjisë, dhe nuk u vunë asnjëherë në punë. Anijet TEC vijojnë të qëndrojnë në Portin e Vlorës. Marrëveshja për sjelljen e tyre në Shqipëri u krye pikërisht gjatë kohës që Kim kryente misionin e saj diplomatik në Tiranë. Vetë Kim do të shkruante asokohe, në një postim të ambasadës amerikane në Tiranë: "Është një nder të jem pjesë e nënshkrimit të sotëm të Memorandumit të Mirëkuptimit, kulminacioni i vizionit dhe punës së palodhur nga një numër njerëzish anembanë globit. Dua të përgëzoj ExxonMobil, Excelerate Energy dhe Ministrin e Energjitikës" .Pavarësisht ndikimit të saj ekonomik dhe teknologjik, kompania ka qenë shpesh në qendër të kritikave për efektin e saj në mjedis dhe për rolin në debatin mbi ndryshimet klimatike. Një marrëveshje që u denoncua ashpër nga opozita dhe mediat, por që tani po i dalin në dukje detajet e ndërhyrjes dhe lobimit të Kim. Telegraf.com

-Avokat lind pyetja a duhej të ndikonte apo lobonte Yuri Kim si ambasadore tek një firmë private që ka përfituar shuma të mëdha në mënyrë ndikuese apo të padrejtë? -Mos vallë që kur ishte ambasadore Kim e kishte parapërgatitur vendin e punës? A duhej të lobonte (ndikonte) Yuri Kim, për një firmë që ka ndikim negativ në mjedis dhe që është jashtë detyrës shtetërore?

-Unë do të ndalem në disa pika...E para Ambasadorja Yuri Kim dhe trashëgimia e saj në drejtësinë shqiptare
Prej më shumë se shtatë vitesh, Shqipëria ka qenë dëshmitare e një procesi të gjatë, shpesh të lodhshëm e kontradiktor, të quajtur "Reforma në Drejtësi". Në këtë proces, një nga figurat më të përfolura ka qenë ambasadorja amerikane në Tiranë, znj. Yuri Kim. Shpesh e paraqitur si një përfaqësuese e angazhimit amerikan për shtetin e së drejtës, ajo luajti rol aktiv në negocimin, mbikqyrjen dhe promovimin e reformave që synonin të sillnin një sistem më transparent e të pakorruptuar.
Megjithatë, trashëgimia e saj është shumë më e ndërlikuar. Në emër të "ndihmës" ndaj drejtësisë shqiptare, Yuri Kim u bë shpesh protagoniste e një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke krijuar perceptimin se drejtësia shqiptare nuk po funksionon si një sistem i pavarur, por si një skenë e dirigjuar nga jashtë.
Së dyti: Premtimet dhe realiteti!
Që prej nisjes së reformës në 2016, qytetarëve iu premtua se korrupsioni do të goditej pa kompromis, se gjykatat do të pastroheshin dhe vendimet gjyqësore do të merreshin më shpejt e më drejt. Në fakt, ajo që ndodhi ishte ndryshe: gjykatat kryesore mbetën për vite të tëra pa trupë të plotë, mijëra dosje u grumbulluan pa vendim, dhe qytetarët u lanë pa mjetin më themelor të mbrojtjes së të drejtave të tyre – një vendim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm. Kjo situatë i ka kushtuar shumë shoqërisë shqiptare. Sot ka mbi shtatë vite që procese thelbësore nuk kanë marrë përgjigje. Nga çështjet e pronave, tek ato të korrupsionit të lartë, gjithçka është zvarritur në emër të "filtrimit" të gjyqtarëve, por pa ofruar zgjidhje të prekshme.
Së treti: Ndërhyrja diplomatike apo imponim politik?

Roli i Yuri Kim shpesh është perceptuar si kalim i vijës së hollë mes mbështetjes dhe imponimit. Deklaratat e saj publike, presioni mbi institucionet dhe ndërhyrjet në proceset e brendshme kanë krijuar një ndjesi të fortë se pavarësia e drejtësisë është cenuar. Në vend që gjykatat të forcoheshin nga brenda, ato shpesh dukeshin si të varura nga vulat e miratimit të ambasadës.  Kjo qasje krijoi edhe një tjetër problem: mungesën e përgjegjësisë. Kur një ambasador merr rol vendimtar në drejtësinë e një vendi, kush mban përgjegjësi për dështimet? Politikanët shqiptarë u fshehën pas "garancive ndërkombëtare", ndërsa qytetarët mbetën viktimat e një reforme pa rezultate.
Së katërti: Bilanci i hidhur
Pas gjithë këtyre viteve, ajo që mbetet është një drejtësi e paralizuar, një sistem gjyqësor ende jo-funksional, dhe një shoqëri e zhgënjyer. Ambasadorja Kim u largua duke lënë pas një realitet ku drejtësia shqiptare as nuk është më e shpejtë, as më e drejtë. Premtimi për "drejtësi që nuk do të shitet më kurrë" mbeti në letër, ndërsa korrupsioni dhe vonesat e pafundme vazhdojnë të jenë pjesë e përditshme e përvojës së qytetarëve me gjykatat.
?
Përfundim:
Ambasadorja Yuri Kim do të mbetet një figurë kontradiktore në historinë e drejtësisë shqiptare. Për disa, ajo ishte një mbështetëse e palodhur e reformës; për të tjerë, ajo u shndërrua në simbol të një drejtësie të kontrolluar nga jashtë dhe të paralizuar nga brenda. Në të dy rastet, faktet flasin qartë: mbi shtatë vite më pas, qytetarët shqiptarë ende nuk kanë drejtësinë që u është premtuar

Mbështetja dhe reklama e bërë ndaj "ExxonMobil" kur ishte ambasadore në Tiranë ndoshta, ndoshta, ishte një parashikim me qitje të largët që pralajmërontë një punësim të tillë shumë fitimprurës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Pa largimin e drejtorëve politik nuk ka rritje cilësisë në arsim! Fritz Radovani: Papa Gjon Pali II do t’kujtohet n’shekuj tek na! Klajd Kapinova: I love New York - Historia, shifra dhe fakte ndër vite për New York City Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina Nikoleta Kovaçi: Krimi në Bruksel e gjama në Tiranë Klajd Kapinova: Harris e quan Trump diktator, por përqafon marksistin islamik Mamdani Florim Zeqa: Roli i emrit tek personaliteti i njeriut! Kalosh Çeliku: Lufta me armik e për armik Idriz Zeqiraj: Donikë Gërvalla veprimtare unike për Kosovën dhe rugoviste e përjetshme Presidenti i Edi Ramës kërkon punëtorë nga Bangladeshi, reagon Marin Mema Florim Zeqa: Referendumi pa shtet dhe shteti pa Referendum! Idriz Zeqiraj: Pan-i bllokon Kosovën, shkak Vetting dhe Byroja Milazim Zeqiraj: Roli i SHBA në raport më Kosovën që nga 24.3.1999 deri të vendimi për pezullimin e dialogut strategjik me 12.9.2025 Llesh Ndoj: Bo(sh)llëku (dez)informativ dhe konsumatori Klajd Kapinova: Kash Patel deklasifikon raportin: FBI futi qindra agjentë civilë në turmat e 6 janarit 2021 Kalosh Çeliku: Kamaleoni Asllan Dibrani–Luani: Hebrenjtë mbi 200 Nobelistë, shqiptarët vetëm një: Ç’na mungon neve? Florim Zeqa: Votoni asambleistët më të mirë! Adil Fetahu: Drejtësia ndërkombëtare është në krizë, sepse të fortit nuk e respektojnë Asllan Dibrani-Luani: Tokat Historike të Izraelit – Midis së Drejtës dhe Luftës së Përhershme dhe Beteja për Rikthimin e Tokave të Veta

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx